international-businessPolitika e ditës dhe media në përgjithësi e kanë me shumë dëshirë përdorimin e fjalës “monopol” si një magnet për të tërhequr vëmendjen e publikut, respektivisht për sulme ndaj kundërshtarëve apo rritje të audiencës. Por përgjithësisht gabojnë ose spekulojnë. Kjo nuk do të thotë se tregjet shqiptare nuk njohin edhe format e monopoleve, por për produktet që paguajnë akcizë, si kafeja, duhani, pijet alkoolike, energjike, vera etj., strukturat e tregut janë shumë larg monopolit.

Kjo u provua nga një monitorim i publikuar të enjten nga Autoriteti i Konkurrencës, mbështetur në një metodologji të BE-së. Qëllimi i monitorimit të Autoritetit nuk ishte çmimi në vetvete, sepse të gjitha këto tregje kanë çmime të liberalizuara ku kërkesë-oferta përcaktojnë çmimin, por evidentimi i strukturave të tregut dhe më pas nëse kishte shenja do vendosej hapja e procedurave hetimore. Strukturat kryesore të tregut të njohura janë nga ekstremi monopol, duool, oligopol, konkurrencë monopoliste dhe deri në formën teorike të konkurrencës së plotë.MsMp14

Tregu i kafesë është ndër më kryesorët, për shkak të kërkesës së fortë të konsumatorëve për këtë produkt që kryesisht përbën dhe “pijen” më të lirë të lokaleve. Akciza për këtë produkt nuk ndryshoi në janar 2014. Më kot në një debat televiziv trumbetohej rritja e çmimit të kafesë, sepse me ligj nuk ishte ndryshuar akciza dhe për më tepër ky treg ka marzhe të larta fitimi në tregun e pakicës. Mesatarisht një kg kafe kushton 15-20 euro, nga e cila nxirren 100-130 kafe dhe me çmimin minimal 50 lekë rezulton një e ardhur shtesë të paktën sa dyfish i çmimit të blerjes. Një merak tjetër ishte se mos ky treg është monopol, por të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Doganave treguan se janë rreth 180 ndërmarrje në këtë treg ku operatori më i madh ka rreth 20 % dhe 18 prej tyre zotërojnë 84% të tregut.

Edhe tregu i birrës ka qenë në qendër të diskutimeve dhe të politikës, kryesisht për barrën fiskale dhe diferencimin mes prodhimit vendas e importit. Nga monitorimi rezultoi se oferta për birrë në tregun shqiptar sigurohet nga 93% si prodhim vendas dhe vetëm 7% të tregut zënë importet. Edhe debatet për monopole në prodhimin e birrës duhet të marrin fund, sepse tregu është i hapur për konkurrencë dhe nuk ka më barriera për hyrjet e reja në treg. Prodhimi vendas i birrës përfaqësohet nga 16 ndërmarrje ku 5 ndërmarrjet kryesore tregtojnë markën e tyre në gjithë territorin e vendit, kurse pjesa tjetër e ndërmarrjeve prodhuese të birrës kanë karakter lokal, pra edhe shitjet e tyre janë të lokalizuara në qytetet prodhuese.

Në raport me BE-në, tregu më sensitiv është tregu i verës, për të cilin Shqipëria ka vështirësi të konkurrojë me eksport për shkak të çmimit të ulët dhe avantazheve në marketing që kanë verërat italiane dhe franceze. Në tregun e verës, kërkesa për verë plotësohet nga importi dhe prodhimi vendas.Në tregun e prodhimit vendas dhe importit të verës operojnë një numër shumë i madh firmash. Edhe në tregun e pijeve energjike janë importuar 25 marka ku 9 marka janë më kryesore dhe zënë 97% të tregut. Edhe ky treg karakterizohet nga  konkurrenca dhe shumëllojshmëria e çmimeve midis markave.

Në konkluzionet e monitorimit rezultoi se asnjë strukturë e tregut të produkteve të akcizës nuk rezultonte në kushtet e shenjave të kufizimit të konkurrencës si pasojë e ndonjë marrëveshjeje mes operatorëve apo abuzim me dominancën. Këto janë dhe dy format e shkeljes së ligjit shqiptar të konkurrencës, një ligj i përafruar plotësisht me legjislacionin evropian.

2 Responses to Iluzionet per monopole

  1. Ernesto Coelho says:

    Se pari ju pergezoj per artikullin i cili trajton nje ceshtje shume sensitive per ekonomine Shqiptare, Monopolet. Ju duke dhene disa shembuj jepni vetem nje ane te konkurences se tregut, monopolin. Detyra e autoriteteve te cilat duhet te promovojne konkurencen ne treg eshte ta shohin te plote kete medalje. Pervec numrit te aktoreve duhet te shihet nese keta aktore ne treg kane marveshje te fshehta te cilat sjellin cmime jo kompetitive ne treg, per aktoret qe jane jashte kartelit.
    Mund tju jap shembuj pa fund te tregjeve qe jane te perqendruara ne pak aktor ne Shqiperi ne te cilat cmimet qe i vijne konsumatorit te fundit jane shume me te larta se ne rajon. Per kete duhet folur ne nje artikull tjeter. Do tja dergoj stafit te ekon.al qe te shohi nese ploteson standartet e ketij blogu. Titulli do te jete, Ilusioni per autoritete te pavarura.

  2. Albi says:

    93% i tregut te birres plotesohet nga burimet vendase??? Pra ketu o ka fallsifikim te madh te dhenash o ka fallsifikim te madh produktesh.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.