Një spot televiziv i Ministrisë së Bujqësisisë ka rikthyer debatin publik mbi rolin e bujqësisë në sigurimin e rritjes ekonomike nëpërmjet mbështetjes së drejtpëdrejtë ose të tërthortë të fermerëve për rritjen e produktivitetit. Por thelbësore mbeten metodat e matjes së kthimit të investimit për të parashikuar saktë vlerën neto aktuale dhe normën e kthimit të invetimit të njohura gjerësisht si NPV dhe IRR. Ndaj është adekuate pjesëmarrja e teknokratëve për të përshpejtuar integrimin, njëkohë me gatishmërin e institucioneve, fermerve dhe agobiznesit shqiptar  për të fituar nga projektet konkurruese në kuadrin e fondeve IPA. Ky proces lehtësohet edhe nga USAID psh nëpërmjet zyrës në Korçë që kërkon ti asistojë dhe shoqërojë fermerët për të aplikuar për transhin e tretë të fondve IPARD-LIKE.

kutia1_photo

 

Transhi i tretë i Skemës së Granteve IPARD-LIKE 

Më 17 Mars 2014 në media lexon se në bujqësi janë hapur për fermerët në kuadër të thirrjes së tretë të aplikimeve nga fondet IPARD-like, të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare. Këto fonde kanë një vlerë prej 8.2 mln eurosh, prej të cilave BE financon 6.2 mln euro ndërsa qeveria shqiptare 2.07 mln. Pas dy thirrjeve të para, tashmë janë në dispozicion për t’iu shpërndarë fermerëve shqiptarë rreth 4 mln euro. Aplikimi zgjat deri në 2 maj 2014. Fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë 50% të investimit të tyre, pasi të kenë kryer këtë investim. Në përputhje me thirrjen e tretë afati i fundit i përfundimit të zbatimit të projekteve të investimeve është data 31 Dhjetor 2014 ndërsa ai i dorëzimit të kërkesës për pagesë është data 15 Janar 2015. Shpërndarja paraprake e fondeve sipas masave është: Masa 1 – 62%, Masa 2 – 38%.  Totali i shpenzimeve të pranueshme për secilin aplikim është (projekt investimi): Për Masën 1- shuma minimale: 10,000 EURO;- shuma maksimale: 300,000 EURO dhe të gjitha kriteret e tjera do jenë përmbushur (kriteret e përzgjedhjes dhe pranueshmërisë, përfshirë ato të renditjes). Për Masën 2: – shuma minimale: 20,000 EURO- shuma maksimale: 1,000,000 EURO.

Për të lehtësuar proçedurën e aplikimit, përfaqësues të Ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të nisin një tur në qytete të ndryshme për ta sqaruar atë. Skema e grantit IPARD-like do zbatohet nëpërmjet dy masave: Investime në fermat bujqësore, ku mbështeten sektorët e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve; si dhe investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore ku mbështeten sektorët: qumësht e bulmet, thertore e përpunim mishi, përpunim fruta perime, sektori i vajit, verës, mjaltit dhe bimëve mjekësore.

Nga sa më sipër mund të shihet, qartë se angazhimi i Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së apo GIZ, për të sqaruar edhe një herë Udhëzuesin e ripunuar të :”SKEMA  E GRANTEVE  “IPARD -LIKE, për Zhvillimin e Sektorit Agro Ushqimor në Shqipëri 2012-2014” . Ndërkohë kush ka ka marrë pjesë në takimet e organizuara, zor se mund të mos ketë përshtypje të mira pozitive, si për kohën e harxhuar për sqarimin e problematikave të hasuara në dy transhet e para, për përgjigjet e pyetjeve të ndryshme e deri tek publikimi i  përgjigjeve  të pyetjeve më të shpeshta të bëra gjatë proçesit të aplikimit, por dhe gjatë proçesit të zbatimit të transhit të parë. Ndërkaq para një muaji, AZHBR organizoi Konferencën Kombëtare: -Pagesat në Bujqësi si mjet zhvillimi.etj, ku Qeveria dhe aktorë të ndryshëm paraqitën alternativat për avancimin e proçesit të përthithjes së fondeve grant nga BE.images

Megjithatë nga fondi në dispozicion, që në thirjen e pare prej 8.2 milion Euro, gjatë dy transheve të para qënka përdorur, vetëm rreth 50 përqind, kanë mbetur  rreth 4 milion Euro. Ndërkohë nuk mund të mos shohësh, se ndërsa Thirrja e Parë kishte parashikuar të shpallte rezultatet në 18 Prill 2013, (dy muaj pas afatit të mbylljes së aplikimeve) në fakt u shpallën vetëm pas 8 muaj nga pranimi i aplikimeve. Ceremonia e firmosjes së kontratave për fituesit e parë të skemës së granteve IPARD-like u bë më 28 Tetor 2013. Ndërsa për thirrjen e dytë, periudha e përfundimit  të aplikimeve ishte deri  14 Qershor 2013, me sa di, ende nuk është publikuar ceromonia e firmosjes së kontratave të transhit të dytë. Një periudhë kaq e zgjatur nuk mund të mos ketë efekte në venitjen e dëshirës dhe gadishmërisë si fermerve por dhe agropërpunesve për të aplikuar për thithjen e fondve grant nga IPARD-LIKE.

Edhe shpjegimi i bërë se në BE ky proçes zgjat 6 muaj, mendoj se nuk do i shërbente, tërheqjes të sa më shumë aplikuesve. Në këtë situtë nuk do të ishte herezi që shpallja e apliantë fitues të masës 2, të jetë e ndarë dhe e pakushtëzuar nga shqyrtimi i aplikantëve të masës 1.

Ndërkaq, aplikantët janë të interesuar, jo vetëm të dëgjojnë, se stafi i AZHBR apo Ministrisë së Bujqësisë, janë angazhuar të zhbllokojnë pengesa të tilla administrative si ato për lejen e ndërtimit, përfundimi i rregjistrimit të tokës bujqësore, për të gjithë fermerët. E nënvizoj këtë se sipas Strategjia e Bujqësisë dhe Ushqimit të vitit 2003, – Zhvillimi i tregut  të tokës përbën një hap shumë të rëndësishëm drejt konsolidimit të tregut të tokës bujqësore, që do të mundësojë prodhime në sasi, kosto, e cilësi konkurruese në treg… Masat kryesore prioritare për periudhën 2003-2006 do të fokusohen në:

  1.  konsolidimin e zyrave të administrimit të tokës në të gjithë rrethet;
  2. përfundimin e regjistrimit të tokës, pyjeve dhe kullotave dhe publikimin e ti.(projekti i Regjistrimit të pasurisë së Paluajtëshme, etj);
  3. krijimin e sistemit të informacionit për token; dhe
  4. hartimin e Ligjit për Mbrojtjen e tokë 

Aplikantë potencialë janë të interesuar të dëgjojnë nga përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare, ashtu si në Maqedoni, se këto premtime apo pengesa të tjera specifike të evidentuara janë zgjidhur nga qeveria. Sa më shpejt të bëhet kjo para 2 Majit 2014, aq me tepër rritet mundësia e përthithjes së fondeve nga BE.  Le të mësojmë edhe nga shteti fqinj,  Maqedonia i cili ndonëse ka probleme në thithjen e fondeve nga BE, por gjithsesi është një hap më pare, të paktën në diagnozën reale të problemeve dhe gjendjes së punëve në këtë fushë.

Në këtë rafsh aspektet e ndryshme të integrimit europian nuk janë të përgjithshme dhe abstrakte, por konkrete. Thelbësore është të mos përsëritet thjesht si retorikë se përpjekjet për masa e reforma (përfshi ato për thithjen e fondeve nga BE) janë para së gjithash në interes të vetë Shqipërisë dhe shqiptarve, dhe  të mos perceptohen ato si “diktat të Brukselit”.

Gjithsesi në këtë rafsh nuk besoj se vlera dhe standarti i Brukselit është kalimi nga një afat dy mujor i premtuar në transhin e parë, në një stërgjatje burokratike e kohës për dhënien  përgjigjes që iu jepet fermerëve që aplikojnë për grantet IPARD-LIKE, siç ka ndodhur në transhin e parë dhe të dytë. Nëse ky afat për transhin e tretë  shkurtohet krahasuar me transhin e pare dhe të dytë por jo më pak se 6 muaj, se kaq janë praktikat e BE-së, kjo do të thotë se periudha pas firmosjes së kontratave deri ne mbarimin e investimit të mos jete as dhe 2 muaj. Kësaj i thonë bishti më i rëndë se sqepari. 

Në këtë rafsh aplikantët fermerë  besoj se do të jenë të kujdeshëm që të përdorin vetëm njësinë matëse ha, ashtu siç e kërkon formularie IPARD-LIKE dhe jo dy- dynim, për të cilën u bë sugjerimi përkatës në një nga takimet sqaruese me fermerët. Por mendoj se kryesorja është që aktoret si GIZ –BE – Ministria e Bujqësisë AZHBR- të kenë parasysh se çfarë efektesh  nënkupton sot, apo nesër pas sigurimit të statusit apo aderimit në BE, fakti që madhësia mesatare e fermës në BE është rreth 27 ha, ndërsa tek ne, në Shqipëri, më pak se 1.3 ha dhe  ndërkohë qeveria  aktuale është angazhuar të punësojë në bujqësi 150 mijë punonjës të tjerë.

Vazhdon…

 

Në pjesën e dytë do të lexoni:

– Cilësia e përthithjes dhe efektet e fondeve të IPARD-LIKE për fermerët

– Pikpamjet teorike për NPV dhe IRR

– Një dështim nga parashikimi gabuar…

– ….dhe mësimet për të ardhmen

 

Tagged with:
 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.