9025936-job-magnifying-glass-over-background-with-different-association-terms-vector-illustrationDebati mbi rritjen ekonomike rreth 0.8%. që shënoi Britania në tremujorin e parë të 2014, hodhi disa shpresa të dyshimta. Kjo rritje u cilësua se erdhi më tepër nga sektori i shërbimeve edhe pse ajo që nevojitej në të vërtetë do duhej të ishte një bazë e forte dhe e qëndrueshme industriale.

Në USA u raportua nje ulje papunësie nga 6.7% në 6.3%.Kur filloi recesioni, 66% e popullsisë në moshë pune, bënin pjesë tek Forca e Punës. Kjo pjesëmarrje është zvogëluar siç ndodh përgjithësisht gjatë reçesioneve. Tani është afërsisht 63%. Rënia e Forcës së Punës në USA, ka bërë që të krijohet iluzioni se është rritur punësimi. Nga një vështrim klasik, rënia e papunësisë zyrtare duhej të tregonte se tregu i punës është drejt përmirësimit dhe kjo rritje duhej të ushtronte presion mbi rritjen e pagave.

Por norma e papunësisë ra, sepse njerëzit ndaluan së kërkuari punë e jo sepse gjetën punë. Dhe pagat në USA nuk janë rritur asnjë cent. Rritja e pagave zakonisht është hapi i fundit i arritjeve në rritjet ekonomike. Zakonisht janë çmimet që rriten para pagave.

Tabloja e papunësisë në Eurozonë lundron në të tjera nivele. Në mars të 2014 papunësia në Eurozone ishte në nivelin 11.8% nga 12% që ishte në Dhjetor 2013. Vendi me papunësi më të ulet është Austria me 4.9%, kurse me papunësi më të lartë vazhdon të jetë Greqia me 26.7%

Në Shqipëri, në fund të vitit 2013, u raportua një papunësi në nivelin ~13.5%, shifër më e larte sesa ~12.8% e raportuar në fillim të këtij viti.Kjo rritje ka ardhur si rrezultat jo vetëm i rritjes së numrit të papunëve me 2 mijë, por edhe nga largimi tek Forca e Punës rreth 73 mije të punësuarve në sektorin bujqësor. Shifra 13.5% vjen si rezultat i pjestimit të 144 mijë të papunëve me 1 milion e 66 mijë të Forcave të Punës. Por po hymë më në brendësi të këtyre të dhënave, kemi akoma më tepër për të kuptuar.

Sektori shtetëror ka të punësuar afërsisht 164 mijë punonjës. Kjo është pothuajse e stabilizuar prej disa vitesh. Ky numër duket të jetë treguesi më i saktë nga të gjitha të dhënat e lidhura me punësimin.

Në sektorin bujqësor janë rregjistruar rreth 73 mijë të punësuar më pak në fund të vitit 2013. Kjo rënie është reflektuar edhe në uljen e numrin të forcës së punës në total, duke barazuar diferencat rritëse në sektorin jobujqësor.

Në sektorin jobujqësor janë punësuar rreth 312 mijë vetë. Ky sektor sipas publikimit, ka rrezultuar me një rritjë punësimi nga fillimi i vitit me rreth 31 mijë të punësuar. Në raport me të punësuarit në sektorin shtetëror, këtu nuk janë punësuar më shumë se dyfishi i tyre. Ky raport është 1 me 1.9, pra pothuajse çdo dy punonjës në sektorin jobujqësor kanë një të punësuar korespondent të tyre në sektorin shtetëror.

Ky disproporcion në fakt është një lloj treguesi ineficent të një numri të lartë të punesuar në sektorin shtetëror të cilët paguhen kryesisht nga sektori jobujqësor. Një shenjë e tillë e pjesëmarrjes së shtetit në këtë raport kaq të lartë të çon në mendie prezencën e një varësie dhe mungesën e lirisë ekonomike. Jeta është e vështirë, por edhe mjaft e varur, gjithashtu.

Loja e politikave fiskale duket se duhet ti hapë rrugë një politike akoma më reale, asaj të punësimit në sektroin jobujqësor, që kryesisht duhet të vijë nëpërmjet krijimit të vendeve të punës, stimulimit të aftësive, mundësive, talenteve, inovacionit, e më mirë akoma, kundrejt pagave konkuruese.

10305063_596654423767279_4391010422049909346_n

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.