energy-oil_rigIndustria e naftës , që pas viteve 90 i është nënshtruar një transforimi  rrënjësor, deri në atë pikë, ku ajo nuk njeh më veten. Në vitin 1992 kjo industri numëronte mbi 40,000 të punësuar, ndërsa sot,  nuk i kalon 5,000 vetë së bashku me ARMO-n. Nga viti 1990 e prapa prodhimi i saj ka kaluar në një kalvar zbritjesh e rritjesh prodhimi. Sot jemi në kushtet, kur ky prodhim është mbi 1.3 milion ton dhe numri punonjësve  rreth 5,500 vetë së bashku me koncesionarët. Pra janë mbyllur jo pak, por 39,000 vende pune.

Nëse në fazën e parë kjo u mendua si efekti i ndryshimit të modelit ekonomik, problem i ristrukturimit të fuqisë puntore është bërë politik dhe në shërbim të interesave partiake dhe personale, madje edhe në kundërshtim me ligjet e vendosuara pas vitit 2005.

Përse thuhet se qeveritë pas vitit 2005 e në vijim, përfshi edhe sot  veprojnë kundër naftëtarëve.

VKM nr. 784, datë 15/09/2006 “Për ristrukturimin e Shoqërive tregëtare  me kapital shtetëror “Albpetrol sha., Servcom sh.a dhe Transnafta  shpk” ka  pasojë prishjen e tyre dhe çregjistrimin nga QKR. Nga ky vendim, Albetrol sha. nuk ju shtua numri i punonjësve i këtyre shoqërive. De fakto, ky bashkim duhet të rriste fuqinë puntore. Në fakt  kjo barrë i kaloi Albetrol sha. Në këtë moment Albetrol sha. ndodhej me një mbingarkesë të fuqisë puntore. Nga 4045 në 4373 punonjës.(pra i largoi këta punonjës)

VKM nr. 261, datë 27/02/2008 “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi i  ristrukturimit të ARMO sha. Tiranë dhe  Albetrol sha. Patos” , qeveria pasi i dha Vb dy kompanive të huaja dhe përgatiti shitjen e ARMO-s hoqi nga puna në ALBPETROL, 1100 punonjës. Një numer i tillë preku edhe ARMO-n në prag të privatizimit. Në këtë moment realisht numri i punonjësve duhet të binte nga sipas programit në 2945 punonjës në Albpetrol dhe sipas  efektit të bashkimit më  VKM e vitit 2006 në  3,318 punonjës.

Ndërsa ARMO nga ana tjetër do të shtontë fuqinë puntore pas privatizmit pasi për tre vjet  pronarët e rinj duhet të investonin 250 miljon dollarë.(Duke bërë një përllogaritje që për çdo 15 mijë dollarë duhet të hapej një vënd pune i binte që ARMO duhet të shtonte fuqinë puntore me 16500 punonjës. Të paktën 1000, duhet të ishin shtuar. Asgjë nga këto nuk ndodhi, investimet nuk u kryen dhe asnjë punonjës nuk u shtua. Përkundrazi kompania ndodhet në prag kolapsi me borxhe të shumta.

VKM nr. 275, datë 26.04.2010 “Për ristrukturimin e shoqërive tregëtare me kapital shtetëror Albetrol sha. Patos.,Uzina mekanike, Patos Shpk dhe Uzina mekanike e naftës Kuçovë shpk (ndërkohë që vendimi  nuk përcakton  mbyllje të vëndeve të punës së Shoqërisë Albpetrol” ) largon nga puna  1044 punonjës. ( mbyllen kështu qëndra e prodhimit të naftës Marinëz dhe reduktohen QPN Ballsh, Sheqishtë  e QPN Patos). Kjo sepse iu kaluan Bankers Petroleum puset dhe zonat ku kishte aktivitetin në këto qëndra. Pas këtij akti numri i punonjësve në  Albpetrol duhej të ishte  1896 punonjës.

Në vitin 2012, po ky shtet me VKM  nr. 106, date 01/02/2012 “Për Trajtimin  e Punonjësve , që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të shoqërise Albpetrol sha,  PATOS.”.  Nga ky vendim janë për tu heqjur nga puna 1044 punonjës të tjerë.

Çfare ka ndodhur shtrohet pyetje? Çdo dy vjet një vendim. Çfarë krimi kishin bërë naftëtarët ndaj shtetit?

Kur prodhimi i naftës ishtë 750,000-800,000 ton, numri i punonjësve ishte 40 mijë. Sot prodhimi i naftës është 1.3 milion ton dhe numri i punonjësve nuk kalon 5,000 mijë së bashku me ARMO-n dhe shoqëritë koncesionare. Cfarë është bërë me këto fonde pagash të çliruara?, Ku kanë shkuar, sepse në kohën, që prodhimi ishtë 800 mijë ton, 75% e të ardhurave bruto(Vitet 93’-96’) shkonin në çdo lloj forme tatimi në shtet?. Po sot sa shkojnë? Përse kryhet privatizimi apo dhënia me konçesion nga një qeveri?

Teorikisht çdo masë, që merr qeveria në drejtim të pronës publike synon:

1-      Të stimulojë prodhimin vëndas duke ua bërë shtetasve të saj jetën më të mire dhe më të lirë.

2-      Të sigurojë mundësitë e punësimit duke shtuar hapësira të reja dhe jo duke mbyllur vënde pune.

3-      Të rrisë të ardhurat tatimore

Po çfarë ka ndodhur në fakt, me këtë industri  nga privatizimi dhe dhënia me koncesion:

1-      Kemi një Kompani ARMO të falimentuar, që së bashku  me Credins Bank përbëjnë piramidën e re si ato të 302138_thumbvitit të mbrapshtë 1997. Punonjësit s’marrin pagat, dhe janë në prag të pushtimit dhe shkatërrimit të Uzinave, që kjo kompani ka. Armo është e zhytur në borxhe tek Credins, që një zot e di pse ia ka dhënë, dhe me çfarë kushtesh ia ka dhënë dhe nga ana tjetër qeverinë që e ka lejuar, të marrë këto kredi. Albetrol ska asgjë, veçse disa puse dhe punonjës në organikë dhe një mal me asete në inventar.

2-      Kemi një reduktim drastik të hyrjeve buxhetore të TVSH -s, sepse eksportet zënë 95% të naftës ( mbi to nuk aplikohet TVSH,.tatimeve mbi të ardhurat, sigurimeve shoqërore, vonesa në pagimin e detyrimeve).

3-      Kemi një hedhje në rrugë masive të punonjësve . Vetëm për periudhën Tetor 2005-Maj 2013 janë hedhur në rrugë jo pak por vetëm nga Albetrol 2800 punonjës. Janë duke u hedhur edhe 1000 të tjerë.

4-      Nga zbatimi  VKM dhe marrëveshjeve të paligjshme, sot Albpetrol duhet të kishtë vetëm 75 punonjës. Ndërkohë ajo  pritet të jetë në rendin e 2000 punonjësve. Kjo si rezultat i  akrobacive politike, që e kanë parë Albetrolin si një vend, ku mund të punësojnë militantët e çdo partije në pushtet apo koalicion.

Sipas interpretimit të tabëles së mëposhtme, vërehet loja e politikës mbi punonjësit e Albetrol:

 

A-     Punonjës  total shoqërie me ristrukturime        4671 punonjës     

B-     Punonjës të pushuar në fakt                               2799 punonjës

C-    Punonjës që duhet të mbesnin në shoqëri           1,872 punonjës

D-     Punonjës të zevendësuar me militantë               1033 punonjës

E-      Punonjës të shtuar Tetor 2005-Maj 2008         1,659 punonjës

F-     Nga shoqeritë e përthithura                                   626 punonjës

G-    Nga punonjës të rinj                                              1140 punonjës

H-    Punonjës në fakt                                                   2905 punonjës

I-     Zvogelimi i fuqisë puntore( tetor 2005- Maj 2013)       1140 punonjës

J-     Nr. për tu pushuar nga  VKM nr 106 date 01/02/2012  1033 punonjës.

Ky nr. punonjësish që pushohen apo shkurtohen në vitin 2010  është pikërisht zbatimi i VKM nr. 26,1 datë 27/02/2008.

VKM nr. 275, datë 26/04/2010 ka qënë thika  më e madhe pas shpine, që qeveria i ka ngulur naftëtarëve. Por kjo nuk mbaron me kaq. Ky vendim ogurzi në shkelje flagrante me kodin e punës u ka mohuar këtyre punonjësve vjetërsinë e punës me pretendime absurde dhe duke përdorur gjykatat politikisht, i la pa marrë vjetërsine e punës duke i hedhur në rrugë të madhe. Ajo që e bën më të rëndë situatën, është fakti, që janë larguar punonjësit më të vjetër dhe vjetërsia mesatare  e punonjësve të larguar llogaritet 28 vjet. Ata largohen më të varfër me shtetin kundër.

oil-well-720Sot kjo pjesë e shoqërisë është më e varfër me gjithë kontributin më të madh. Kjo pjesë sot po proteston për pagat e pamarra, për hedhjen në rrugë, për uzina, që nuk punojnë vetëm dhe vetëm nga vendime të gabuara. Ajo që çudit më tepër është se këto janë zonat më të varfra të Shqipërisë. Atje ku janë mineralet dhe pasuritë nëntokësore, atje edhe varferia është sheshit. Sikur Fieri të mos ishte Myzeqje do të ishte një tmerr. Kuçova është një qytet që shtrihet mbi naftë dhe varfëria lexohet në sytë e çdo qytetari. Ngjajmë më keq se vëndet afrikane. Kujt ti ankohen qytetarët naftëtarë..? Me votë rrëzuan një qeveri, që i ka keqpërdorur. Rradha nuk është thjesht rrezimi i qeverisë së rradhës. Eshtë më shumë se kaq. Përse do ti duan këto modele ekonomike?

A ka dështim më të madh kur shteti rezulton me këto shifra?

Eksportet e naftë brut për vitet 2008-2012 arrijnë në 2,992,468 ton, ndërsa importet e Karbuarantit arrijnë për vitet 2008-2012 në 2,242,603 ton. Ajo që i dallon është se ndërsa vlera e eksportit arrin në vlerën e 1,257 milion dollar amerikan, vlera e importeve të karburantit arrin në 3,700 milion dollar amerikan , pra me një efekt negativ prej 2,443 milion dollar apo 1,756 milion euro. Nëse kjo sasi nafte do të përpunohej në Shqipëri atëhere, përveç punësimit, monedha Shqiptare do të forcohet sepse oferta për valutë do të binte pikërisht me këtë sasi-parash. Dhe në vënd të borxhit nuk do ulërinim që skemi para , duam borxh dhe  FMN.

E gjithë sa u tha më sipër ka për faktor pushteti është  kundër qytetarëve, sepse ua ka bërë jetën më të shtrenjtë dhe në veçanti kundër naftëtarëve, se i hodhi në rrugë për interesa klienteliste, duke na kthyer në kohen për të cilët flet Filmi “Gjeneral Gramafoni”.

Mos presin pushtetarët të thuhet “Plasi në Kuçovë“ që të venë mënd. Do të jetë shumë vonë.

 

Shënim : Të dhënat mbi eksport importet të mara nga OPEN Data.

10364245_10152385012208911_1642281504_o

One Response to Pse pushteti kundër naftëtarëve?

  1. AK says:

    Goditja me e madhe eshte qe shfrytezimi i burimeve te vendit kalon ne eksporte pa sjelle nje vlere e shtuar per ekonomine dhe nuk jep mbeshtetje per sektorin e industrise perpunuese.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.