pension11Kolona e dytë, pensionet e detyrueshme private, janë peshorja perfekte.

Prej më shumë sesa një muaji, nën pritshmëritë e mëdha të diskutantëve publikë dhe jo publikë, reforma e pensioneve vazhdon të jetë zgjedhja e një alternative, ende pa një debat të hapur. Të vetmet çështje që janë diskutuar përciptazi, deri më tani, mbeten rritja e moshës, tavani i kontributit dhe i përfitimit, si dhe pasha e rëndë defiçitare e skemës aktuale.

Qeveria shqiptare, ekspertët përkatës dhe organizmat ndërkombëtar kanë rekomanduar disa ndërhyrje dhe rregullime, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë pasqyruar në 2 variantet e propozuara nga qeveria. Ekziston vetëm një çështje, e cila pavarësisht rëndësisë madhore si hap drejt zhvillimit financiar personal të një shteti europian, nuk është adresuar absolutisht në propozimet e qeverisë: përfshirja e pensioneve private si të detyrueshme për të gjithë. Shpesh duhet të argumentojmë të mirat e një alternative nëpërmjet rasteve të ngjashme e për këtë mjafton të themi se sistemet private të detyrueshme, në ditët e sotme e prej shumë vjetësh, janë në përdorim në Bashkimin Europian, në rajonin  e Ballkanit dhe sigurisht në pjesën më të madhe të globit.

Nëse skema e pensioneve në shqipëri nuk reformohet, e nesërmja do të jetë një katastrofë financiare për të gjithë.

Më këto fjalë pajtohemi të gjithë, por se çfarë përfshinë reformimi, duket sikur ende nuk e kemi koordinuar. Pjesëmarrja e skemave private të pensionit si të detyrueshme mbetet ende një pikë për debat të hapur.

Sigurimi i shtetasve në rast sëmundjeje apo pleqërie është problem i çdo shoqërie. Në përcaktimin e nivelit të zhvillimit të tyre ndikojnë suksesshëm disa faktorë, siç mund të jenë ata ekonomikë, struktura demografike e popullsisë apo interesi i individit për zgjidhjen e tyre. Mbi këtë bazë, çdo vend ndërton sistemin e vetë të sigurimeve shoqërore. Aktualisht, janë  të zhvilluara tre sisteme shtetërore, “pay-as-you-go”, (kolona e parë), i cili është sistemi bazë dhe i detyrueshëm që mbështetet në parimin e solidaritetit, që vepron aktualisht pothuajse në të gjithë vendet.

Sistemi privat i pensioneve në dy format e tij, i detyrueshëm ( kolona e dytë) që është i zhvilluar me mjaft sukses në Kili dhe kohët e fundit në Kosovë, si dhe vullnetar (kolona e tretë). Si dhe sistemi i alternuar, ku veprojnë të dy sistemet.

Në kushtet e zhvillimit me ritme të kënaqshme të ekonomisë dhe të zhvillimit normal të proçeseve demografike, sistemi bazë plotëson mirë interest e dy brezave. Brezi i punësuar derdh pak kontribute dhe përfiton më shumë kur të dalë në pension. Por gradualisht me prishjen e këtij ekuilibri, sidomos atij demografik, pra me plakjen e popullsisë, brezi i punësuar gjithmonë e më shumë rrit kontributet e veta për të përballuar shpenzimet në rritje. Kontradita arrin deri në atë pikë sa brezi i punësuar nuk arrin të marrë kontributet e derdhura kur del në pension, duke thelluar kështu kontraditën midis brezave. Shumë vende europiane, gjatë fillimit të viteve ’90, kaluan një periudhë e cila u shoqërua me mjaft problem për sistemin shtetëror të sigurimeve  shoqërore.

Në kërkim të zgjidhjes së kësaj kontradite, që në vitin 1994, Banka Botërore orentonte për ndërtimin e sistemit të alternuar shumë kolonësh, i cili do të kombinonte më mirë pjesëmarrjen financiare në fondin e penioneve të sistemit të vjetër shtetëror të parimit të solodaritetit me sistemin privat të përgjegjshmërisë së individit për të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve sociale.

Ende sot, kjo zgjidhje e propuzuar nga ekspertiva dhe mendimi i vendeve të zhvilluara, është respektuar pjesërisht pasi skemat private të pensioneve ekzistojnë, por nuk janë të detyrueshme. Me një zhvillim të mangët të kulturës financiare, si është dhe rasti i Shqipërisë, dukshëm këto skema përmbajnë një peshë shumë të vogël të totalit të kontributeve.

Numri i shqiptarëve që kontriubojnë për një pension privat aktualisht është rreth 8.200 në fund të Marsit të këtij viti. Sipas pensione22Autoritetit të Mbikqyrjes financiare, përmasat e fondeve private të pensioneve ende janë modeste, ndonëse numri i anëtarve është rritur 4%  nga fundi i vitit 2013. Vlera totale e aseteve të fondeve në fund të tremujorit të parë 2014 ishte 483 milionë lekë, ose afërsisht 3.5 milionë euro. Kjo shifër tregon më së miri përmasat embrionale të këtij segmenti të tregut financiar shqiptar, ndryshe nga vendet fqinje ku kontributi privat është i detyrueshëm dhe këto skema parashikojnë të garantojnë jo vetëm pensione dinjitoze, por ushqejnë ndjeshëm dhe aktivitetin financiar.

Aktorët e këtij tregu, në Shqipëri, shpresonin të përfshiheshn në sistemin e detyrueshëm të pensioneve, por reforma e programuar nga qeveria, deri në momentet që shkruhen këto rreshta, i ka lënë jashtë. Mospërfshirja e pensioneve private si kolonë e detyrueshme nënkupton se barra e pensioneve do të mbetet e gjitha mbi buxhetin e shtetit. Qeveria ka vendosur të heq tavanin e kontributeve, me qëllim të arkëtojë më shumë para, por plakja e popullsisë do të bëjë të vështirë përballimin e pensioneve përpjestimore me kontribute. Kështuqë nëse nuk veprohet me ekspertizë dhe dinamikë në këto momente thelbësore, ekziston rrisku, që pas disa dekadash, kur pensionet të rriten, mund të rezultojë se reforma që po diskutohet sot nuk ka zgjidhur asgjë.

Në Shqipëri veprojnë tre fonde të pensioneve private, “Raiffeisen Pensions”, “Sigal Pensions” dhe “Sicred Pensions”, që kontrollohen nga aksionerë strategjikë në tregun financiar, përkatësisht një bankë dhe dy shoqëri të sigurimeve. Për më tepër, nëse dikush është i shqetësuar se si do të manaxhohen kontributet e tij privat dhe sa do të jenë të sigurta kur të duhet të tërhiqen, ligji  e jep qart zgjidhjen. Sipas legjislacionit shqiptar, të ngjashëm më atë europian, kontributet në këto fonde investohen tërësisht në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare, duke qenë se ligji nuk lejon kryerjen e investimeve në instrumentat me rrisk.

Pra qartësisht kushtet janë të plota dhe pozicionuar në mënyrë të favorshme për të zhvilluar tregun e skemave private të pensioneve në Shqipëri si zgjidhje e vetme për pensione dinjitoze dhe mbështetja më e mirë për lehtësimin e buxhetit të shtetit. Është e detyrueshme që reforma e ardhshme e sistemit të pensioneve të përfshijë pikërisht si të detyrueshme këtë skemë.

One Response to Private si Pensionet

  1. artan says:

    Diskutimi per caktimin e kontributeve private si te detyrueshme shfaq problemin kryesor te uljes se te ardhurave te disponueshme te kontribuesve. Keshtu kjo politike mund te qendroje per nje klase te caktuar te kontribuesve me te ardhura te konsideruara si mesatare dhe te larta. Nderkohe qe besimi ne shoqerite e fondeve te pensioneve eshte shume i ulet ne shoqerine tone dhe nuk shfaq siguri te qendrueshme per investimet qe kryen. Diskutimet per rritjen e numrit te kontribuesve dhe volumit te tyre duhet te jene me paresore ne politikat per rregullimin e deficitit te skemes aktuale qe qendron i larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.