globalizationNjerëzit, për vetë natyrën e tyre, janë përherë në kërkim të objektivit të rradhës. E teksa e arrijnë, një tjetër rast shfaqet më larg. Në anën tjetër, sipas formës antike dhe njëkohësisht moderne të funksionimit të grupimit të njerëzve, të quajtur shoqëri, mbi ta dhe për të mirën e tyre qëndron qeveria, apo forma institucionale e drejtimit të një grupi njerëzish. Ekzistenca e dy anëve të segmentit njerëz-institucion përputhet dhe operon më mirë në pikën në mes të segmentit. Por, realiteti shpeshherë shfaqet ndryshe. Njërëzit janë në kërkim të një të mire, ndërsa qeveritë përpiqen të diktojnë dhe ndjekin objekitva të ndryshëm. Në këtë rast tema e diskutimit është besimi dhe kërkimi i lirisë së tregut, asaj dominuese dhe të pakufizuar. Kulturat e ndryshme mbështesin mënyra të ndryshme jetese, por kur vjen puna te funksionimi ekonomik dhe eficent, duket se të gjithë bien në një mendje. Kompania e studimeve “GlobeScan” ka kryer një kërkim ku ka dalë në përfundimin se shumë vende mbështesin me të madhe sistemin e tregut të lirë, pavarësisht se qeveritë e tyre po ndërmarrin hapa për të kufizuar e për të kontrolluar këtë mënyrë funksionimi. Kompania e konsulencës “GlobeScan”, e specializuar në rritjen cilësore të organizmave shoqërorë dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet grupeve të interesit dhe interesave të tyre, ka hulumtuar mbi besimin e popullsive të shteteve të ndryshme në lirinë e funksionimit ekonomik, apo të ashtuquajtur liri e tregut. GlobeScan i ka publikuar rezultatet në raportin “Cili fiton nëse përballet tregu i lirë me kompanitë globale”. Përfundimet e raportit, i cili ka përshirë 16 shtete, pjesë e të gjithë kontinenteve të globit, tregojnë se vetëm 4 nga 16 vende preferojnë bizneset e mëdha përmbi tregun e lirë. Duket qartë, se të paktën edhe për disa kohë,  mbështetja për lirinë e tregut ende do të dominojë në botën e shekullit XXI. Arsyet pse dominon janë shumta, të ngjashme dhe të ndryshme ndërmjet shteteve. Por pyetja që duhet bërë është nëse sondazhi, me këtë pyetje konkrete, do të ishte zhvilluar në Shqipëri, cili do të ishte rezultati? Dhe, mbi të gjitha, me cilat arsye do të argumentohej?

Po e nis nga pyetja e dytë në tentativë për të gjetur të parën. Shqipëria në pikëpamjen e zhvillimit financiar, nuk përmban asnjë të ardhur të sigurtë të lartë monetare siç mund të jetë rasti i Brazilit me organizimin e Kupës së Botës, ku investimet dhe dinamika sipërmarrëse kanë fluturuar. Shqipëria, dhe më saktësisht Tirana, nuk po mirëpret, të paktën jo me ritme të fuqishme, asnjë inovacion. Ndryshe nga rasti i kryeqytetit Lagos në Nigeri, i cili është kthyer në një urë të madhe biznesi nga njëri skaj i vendit në tjetrin dhe po mirëpret çdo teknologji të re që i ofrohet. Në Shqipëri, biznesi është i përqendruar dhe Tirana nuk po shërben më si urë, por si kështjellë. Shqipëria, bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT mbi rezultate të shtuara të Census 2011, nuk po regjistron asnjë rritje të popullsisë. Për të mos thënë se ka një dekadë që ka nisur procesi i plakjes dhe i uljës së numrit të përqindjes së popullsisë aktive. Rasti i Shqipërisë është krejt i kundërt me popullsi si India dhe Kina ku prej 4 dekadash statistikat e rritjes së popullsisë të lënë pa fjalë. Në 20 vitet e fundit Shqipëria nuk ka mundur të krahasohet drejtpërdrejt me fqinjë të saj për t’u motivuar, pasi i gjithë rajoni ndjek të njëjtin model ekonomik. Ndryshe nga rasti i dy Koreve, ku ajo e Jugut kontrollon me përpikmëri secilin impakt të investimeve ekonomike dhe teknologjike teksa sheh motrën e Veriut që ende përballet me krizat e urisë. Dhe i yni nuk është as rasti i përballjes direkte ndërmjet kapitalizmit dhe komunizmit si në garën ndërmjet Kenias dhe Tanzanisë, ku sot, pas shumë vjetësh, epërsia ekonomike e të parës nën sistemin kapitalist është shumë e qartë krahasuar me regjimin komunist tanzanik.

Për të mos folur këtu se nuk kemi shumë lidhje as me pavarësinë ekonomike e operative gjermane.

Sistemi ynë është aq i ndërvarur financiarisht si peshë e borxhit të përhapur në çdo qelizë ekonomike, sa pavarësia shpesh rezulton në faliment. Është e vërtetë që në letra ngjasojmë me Kanadanë, ku besimi në biznesin privat dhe liria e operimit në treg është shumë e lartë. Në Shqipëri mund ta barazojmë deri dhe me shprehinë tonë për të mbështetur pa kushte integrimin në BE.

Në fund, nuk duhet  humbur rasti për t’u krahasuar edhe me epiqendrën e tregut të lirë, ku sipas raportit “Falimenti Javor në Dow Jones”[1] shuhen rreth 1 milion biznese në javë në të gjitha Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që krijohen mbi 1 milionë të tjera përsëri brenda 7 ditëve. Në SHBA, edhe pse është vendi ku kanë lindur pjesa më e madhe e 500 kompanive më të suksesshme të botës, “Fortune500”[2], përsëri, prej dyb8ac6f4a8ec70f40175405 vjetësh mbështetja për tregun e lirë, kundër funksionimit vetëm të kompanive globale, rritet me 5%-6% në vit dhe në raportin e “GlobeScan” janë në nivelin e 71% të popullsisë.

Në raport shpjegohet qartë, edhe në jetën e përditshme duhet të jetë kështu, se ekziston një ndarje e thellë ndërmjet sistemit politik dhe atij ekonomik, pavarësisht se ndonjëherë ndërthuren fjalë si kapitalizëm, treg dhe global sa në një kamp, ashtu dhe në tjetrin.

Në fund, për t’u rikthyer te sondazhi hipotetik i zhvilluar në Shqipëri, do ta përmbyllja duke thënë se për arsyet e mësipërme ose më mirë për mungesë të arsyeve të mësipërme, funksionimi dhe dëshira si e njerëzve, ashtu dhe e institucioneve është ende e paqartë nëse do të preferonim treg të lirë me kompani lokale dhe rajonale, ose ekzistencë shumë të suksesshme të kompanive globale. Derisa ky studim të zhvillohet, mund dhe të lihet fifty-fifty.

Brazil – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 59%
Turbullirat politike dhe ekonomike që kanë përfshirë Brazilin  gjatë 20 viteve të fundit janë zbutur, ndërsa imazhi i vendit po përmirësohet gradualisht. Investitorët, më në fund, janë të lirë të kryejnë investime, bazuar mbi ndryshimet e tregut. Organizimi i Kupës së Botës në futboll ka qenë një mundësi e madhe për Brazilin, pasi gjithë globi ka drejtuar sytë dhe vëmendjen aty. Shumë njerëz besojnë se Brazili do të arkëtojë të ardhura nga turizmi dhe ndeshjet e Kupës së Botës, që do t’i japin një shtysë ekonomisë.
Nigeri – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 60%
Nigeria po kalon një situatë jo të mirë ekonomike, ashtu si shumica e vendeve afrikane. Ekonomia e saj është cilësuar si e përzjerë. Shumë njerëz në vend besojnë në idetë e kapitalizmit. Kryeqyteti, Lagos, po bëhet gjithashtu një urë biznesi, duke mirëpritur çdo inovacion që vjen çdo ditë dhe vendi po merr një pamje të industrializuar, ndryshe nga ç’mund të pritet nga një shtet afrikan.
Indi – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 61%
India, prej kohësh, është parë si një ekonomi në zhvillim. Ajo, ashtu si Kina, ka një popullsi të madhe e cila vijon rritjen. Për fat të keq, infrastruktura është shumë larg për nga cilësia, duke e zbehur në këtë mënyrë kthimin e vendit në një tempull të industrisë. Shumica e qytetarëve të intervistuar janë përgjigjur se tregu i lirë është sistemi ekonomik më i mirë i mundshëm për ta.
Kore e Jugut – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 62%
Shumë njerëz në Korenë e Jugut mbështesin kapitalizmin, duke parë edhe diktaturën tek fqinji i tyre. Vendi ka kaluar, nga një prej më të varfërve në botë, në një ndër më të zhvilluarat. Koreano-jugorët, ndërkohë që vendi i tyre zhvillohet dhe përmirësohet, janë në gjendje të bëjnë krahasimin e standardeve e jetesës me fqinjin, Korenë e Veriut, ku banorët vuajnë ende urinë.
Peru – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 62%
Peruja është një tjetër shtet prej atyre që kanë patur luhatje të mëdha ekonomike. Duke qenë se vendi ka përjetuar një regjim socialist, tashmë hidhet ideja për një ekonomi të lirë tregu. Peruja nuk ka bursë por ka një prej ritmeve më të shpejta në botë të rritjes së PBB. Kjo, për pasojë të shpenzimve të kujdesshme buxhetore si dhe uljes së borxhit të jashtëm. Qytetarët e Perusë e mbështesin tregun e lirë, duke qenë fqinjë me Kilin, një prej tregjeve ekonomisht më të lirë në botë.
Kenia – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 62%
Në Kenia, ka patur shumë propagandë letrare për të bastarduar kapitalizmin, por pavërsisht kësaj, njerëzit aty besojnë ende në tregun e lirë. Kenia, njëlloj si Korea, ka një fqinj për të bërë krahasimin. Tanzania ka zbatuar idetë e socializmit, duke ofruar të gjitha shërbimet falas për qyetarët e saj, ndërkohë që Kenia ndoqi rrugën e kapitalizmit perëndimor. Në fillim u duk se për Tanzaninë gjithçka po shkonte në rregull, por më vonë atë e drejtuan politikanë të korruptuar. Në një kohë kur Kenia heq të korruptuarit nga posti, Tanzania nuk e ka këtë fuqi, pasi krerët janë ligjërisht dhe financiarisht të mbrojtur.
Gjermani – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 62%
Gjermanët priren të jenë shumë të pavarur. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendu zbatoi atë që quhet “modeli gjerman”, një sistem ekonomik që i ka ndihmuar të industrializohen dhe të rriten shumë shpejt, duke shënuar një prej PBB-ve më të mëdha në botë. Shumica e gjermanëve e mbështesin krenarisht sistemin e tregut të lirë, por kjo mbështetje po zbehet ngadalë. Gjermania zinte vendin e parë në renditje, dy vite përpara këtij studimi.
Kanada – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 63%
Kanadezët, qyetarët e një prej shteteve me ekonominë më të lirë në botë, janë shumë të qartë rreth mbështetjes së tyre për kapitalizmin. Kanadaja, pavarësisht disa programeve të saj, siç është sistemi i kujdesit shëndetësor, mbështet plotësisht biznesin privat dhe e nxit atë të rritet. Të ardhurat mesatare të kanadezëve janë më të larta se të atyre në SHBA dhe mbështetja për tregun e lirë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Indonezi – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 65%
Indonezia ka qenë një prej vendeve surprizë që kanë mbështetur kapitalizmin. Në një kohë kur vendi ka rritur shumicën e sektorëve të saj, ende vrapon për sistemin e tregut të lirë, më shumë se vitet e kaluara. Indonezia, dikur koloni e Holandës, tashmë ecën me hapat e veta dhe është cilësuar si një prej historive më të suksesshme të shteteve aziatikë në zhvillim.
SHBA – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 71%
SHBA ka bërë një ecejake dramatikisht të ndjeshme në këtë listë gjatë viteve të fundit. Në vitin 2010, vetëm 59% e amerikanëve besonte se tregu i lirë ishte sistemi më i mirë ekonomik. Ky është një fakt mjaft interesant, duke patur parasysh se vendi është themeluar mbi ato baza. Në një kohë kur politika vazhdon të rregullojë tregun e lirë, vendi ka edhe një rrugë të gjatë për të bërë, për t’u renditur i pari.
Kinë – Njerëzit që besojnë tek tregu i lirë: 72%
Në Kinë, duke parë të gjitha ndryshimet dramatike ekonomike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit, ka një mbështetje në rritje të kapitalizmit. Qytetarët e Kinës, pasi kanë patur një eksperiencë me një regjim komunist, kanë shtuar radhët e tyre për të dëshiruar më të mirën dhe për të qeverisur ata vetë. Bizneset kineze janë zhvilluar ndjeshëm, duke bërë që shumë shtete të kenë marrëdhënie të mëdha tregtare dhe të vazhdueshme, ndërkohë që Kina vazhdon të rritet si një kështjellë e industrisë.

Besimi në Tregun e Lirë vs. Besimi në Kompanitë Global [3]


[1] Dow Jones Bankruptcy & Debt, Weekly Bankruptcy Review, January 2014.  

[2] Fortune500-2014, wwwfortune.com

[3] Belief in the Free Market System vs Trust in Global Businesses, Selected Countries 2013

 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.