Të hënën më datë 13 tetor Banka Qëndrore Suedeze do të japë ҫmimin Nobel në shkencat ekonomike. Autorët e ekonal japin sugjerime se kush do të jetë fituesi i çmimit Nobel për këtë vit:

JEJohannes Estrada

Çmimi i vitit të kaluar u dha për arritjet në fushën e studimeve empirike makroeonomike dhe financiare. Kjo do të thote që më shumë gjasa komiteti i Nobelit do fokusohet diku gjetkë këtë vit.

Kjo krijon nje “problem” në parashikim sepse nëse çmimi i këtij viti jepet për studime mikroekonomike, fusha është aq e gjerë sa edhe vetë ekonomistët nuk i njohin shpesh fituesit e çmimeve. Por nëse ka dikush që ka shumë vite që përmendet për çmimin Nobel nga mikroekonomia, ky është Ernst Fehr – një nga pionerët e fushës së neuroekonomisë dhe studimeve eksperimentale. Gjasat janë që Nobelin do e fitoj një nga këto vite, dhe mund të jetë ky viti i tij. Pretendenti i dytë do ishte Avinash Dixit, nga i cili kemi shumë prej funksioneve të utilitetit që kemi hasur në shkollë.

Nëse komiteti rikthehet drejt makros, besoj që do i qëndroj larg çështjeve të stabilizimit të ciklit të biznesit. Pra Bernanke, Svensson, Gertler, po ashtu si Barro, do të duhet të presin disa vite. Mund të jepet një çmim për studimet e rritjes afatgjatë ku emri kryesor pretendent është Paul Romer, i teorise së rritjes endogjene. Por dhe ai është i ri e me shumë gjasa duhet të prese dhe një 10-vjeçar tjetër.

Pra parashikimi im mbetet Ernst Fehr.

Picture8Altin Kadareja

Baumol dhe Kirzner për punën e bërë në shpjegimin e rolit të sipërmarrësve në teoritë ekonomike dhe në funksionimin e tregjeve. Me pak fjalë, të dy nëpërmjet punës së tyre na kanë treguar se si dora e fshehte e tregut është më shumë se një “deus ex machina” që gjeneron koordinim. Për më tepër nobeli nuk është dhënë asnjë herë, këto 45 herë, per studimet e sipërmarrjes dhe sipërmarrësve dhe kontributit të tyre në ekonomi.

Por unë jam pak biased tek kjo zgjedhje, e bëj pak edhe per tifozllik.

 

enio_2Enio Civici

Ndryshe nga disiplinat e tjera, ekonomia përfaqëson një shkencë të ndërmjetme e cila noton ndërmjet matematikës dhe emocionit. I tillë është dhe çmimi nobel në ekonomi, larg nga fizika apo kimia, në rastin e ekonomisë duhet konsideruar fryma dhe koha në të cilën jepet ky çmim.

Në tre vitet e fundit, si pasojë e krizës janë vlerësuar ata studiues të cilët kanë hulumtuar mbi çmimet e aseteve, strukturën e tregjeve dhe hallkat e dobëta të makroekonomisë globale. Për pasojë mendoj se viti 2014, i cilësuar dhe si viti hipotetik i përfundimit të krizës financare, do të kurorëzojë nën “vulën” nobel për ekonominë ata kërkues që synojnë idetë e reja të zhvillimit, ose në anën tjetër ata të cilët ofrojnë një pikëpamje katërcipërisht të ndryshme nga ato që njohim. Këto karakteristika aktualisht i përmbushin dy profesorë amerikanë. William Baumol nga “New York University” dhe Mark Granovetter nga “Stanford University”. Baumol shpjegon teoritë dhe praktikat e reja mbi sipërmarrjen dhe dinamikat e saj në mijëvjecarin e ri. Ndërsa Granovetter, në aspektin novator, shpjegon sociologjinë ekonomike si të vetmen fushë ku zhvillohen konsumatorët.

Unë mendoj se për vitin 2014, çmimi nobel në ekonomi do të jetë për Mark Granovetter pasi njëherë në të rallë shpresoj që komisioni suedez i vlerësimit të jetë jo konvecional.

pmPajtim Melani 

Kandidati i preferuar për çmimin Nobel në ekonomi: Granovetter është një sociolog por studimi i tij mbi efektet e rrjeteve sociale, tregojnë për herë të parë se lidhjet që kanë njerëzit me shokët e tyre  mund të kenë një impakt më të madh material në ekonominë dhe të ardhurat tona se sa lidhjet me miqtë e  ngushtë. Granovetter tregon ndryshimin ndërmjet këtyre dy kategorive dhe shprehet se lidhjet më të dobta konsiderohen ato me familjen, kushërinjtë e miqtë e ngushtë.

Në një studim të vitit 1985 “veprimi ekonomik dhe struktura sociale”, Granovetter  u shpreh se marrëdhëniet sociale dhe besimi luajnë një rol thelbësor në procesin e vendimmarrjes ekonomike, por në kushtet e përzgjedhjes racionale injorohet. Në botën reale, informacioni nuk është perfekt dhe transaksionet ndërmjet shitësve e blerësve varen nga interesat e tyre racionale po aq sa nga historite e tyre përkatëse.

klodinai1Klodian Muco

Këtë vit kandidatët e mundshëm sipas Thomson Reuters[1] janë Philippe M.Aghion e Peter W. Howitt nga një anë e William J. Baumol e Israel M Kirzer nga ana tjetër.

Aghion është ekonomist francez, punon pranë Harvard University e Paris school of Economics si profesor i ekonomiksit e njëkohësisht është edhe këshilltar i presidentit F. Hollande.Së bashku me kanadezin Howitt profesor i shkencave sociale në Brown University janë kandidatët primar për nobelin në ekonomi për 2014 falë kontributit të tyre mbi teorinë e rritjes shumpeteriane dhe shkatrimin kreativ si model rritjeje.

Baumol, është një ekonomist amerikan, profesor i New York University e Princeton Univesity merret kryesisht  me tregun e punës dhe faktorët ekonomik. Gjithashtu ka shkruajtur shumë mbi kërkesën për para (modelin Baumol-Tobin) dhe taksat pigouviane.

Si kandidatë të mundshëm për ҫmimin nobel në ekonomi këtë vit janë edhe Mark S. Granovetter, profesor i sociologjisë ekonomike pranë Stanford University i cili merret me studimet mbi rëndësinë e marrëdhënieve midis normave sociale dhe llogjikës së tregut.

Së fundmi një emër spekulativ sipas Wall Street Journal mund të jetë edhe Ben Bernanke ku sipas reporterit Hilsenrath Bernanke edhe pse ska bërë ndonjë punë për tu admiruar si guvernator i FED ka pasur rezultate shumë të mira në karrierën e tij akademike.

Dhe së fundmi unë do të shtoja si kandidaturë edhe atë të ekonomistit francez Thomas Piketty.Piketty njihet ndryshe edhe si Karl Marxi i ri. Shtova kandidaturen e Piketty pasi me lindjen e krizës financiare një pjesë e mirë ekonomistëve filluan të shfletonin Hyman Minskyn “Stabilizin an Unstable Economy” dhe Karl Marx “Kapitali” nëse Minsky nuk e ka një “trashgimtar” të mendimit të tij mbi instabilitetin financiar, Marxi tashmë e ka një të tillë që është pikërisht Piketty, i cili jep një zgjidhje konkrete për krizën financiare më të madhe në histori pas asaj të 1929-1933.Edhe pse ka pak gjasa që ҫmimin Nobel ta marrë Piketty, jam i bindur se të gjithë kandidatët e mundshëm për Nobel kësaj here janë të përkryer. Kushdo që ta fitoj atë ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin ekonomik të kombeve.

idlrirIdlir Gjata 

Mendoj se çmimin nobel për ekonominë, për vitin 2014 do ta fitoj Philipe Aghion dhe Peter Howit me studimin bazuar mbi modelin e rritjes Shumpeteriane, ku në qendër të rritjes ekonomike vendoset inovacioni.

Në studimin e Alghion dhe Peter Howit analizohet impakti që inovacioni ka mbi rritjen ekonomike të përgjithshme dhe nga modeli shihet se ka dy forca që shkojnë në kundërveprim. Së pari “spillover effect”, i cili do përcakton se nga një inovacion që bën kompania A, mund të përfitojë dhe kompania B pa paguar kosto për shkak se informacioni shpërndahet në sektor dhe e dyta është the “bussines stealing” i cili përcakton se kompania që kryen inovacionin nuk internalizon kostot e obsolencës që mund të vijnë në treg.

Në këtë periudhë ku trendi ekonomik botëror është në stangacion, studimi rivendos fokusin në motorin gjenerues të kapitalizmit, inovacionin duke tentuar të kuptoj se cilët janë karakteristikat të cilat mund të bëjnë që një inovacion të sukseshëm për ekonominë në tërësi.

 

 

__________________________________________________

[1] Në dhjet vjeҫarin e fundit ka arritur të parashikoj 35 fitues të ҫmimit nobel

2 Responses to Fituesi i çmimit Nobel në ekonomi është…

  1. Johannes says:

    Besoj se Piketty ka zero shanse dhe eshte permendur me shume per shkak te pop-kultures se sa arritjeve akademike.

    Duhen patur dy gjera. E para, cmimi jepet per karriere dhe punime akademike. Libri i Piketty-t nuk eshte dicka e tille, sado buje te kete bere.

    E dyta, cmimi jepet kur nje punim shkencor fiton fame dhe citohet gjeresisht nga kerkueset e tjere ekonomik, pra kur behet nje pike referimi. Kjo pasi ndryshe nga shkencat e tjera ekzakte, ekonomia e ka mjaft te veshtire te percaktoj nese nje kerkues ka arritur te zbuloje te “verteten” ose jo. Ne shkencat e kimise dhe fizikes, kerkimi duhet te kete sjelle rezultate shume me konkrete, duhet te krijoje nje produkt qe perdoret gjeresisht ne shkence dhe jeten e vertete.

    Gjithsesi, punimi i Pikettyt do te doje shume kohe per te pare nese do behet pike referimi ne kerkimet akademike te te tjereve.

    Nese Riksbanku do i jepte Nobelin Pikettyt, cmimi do humbiste shume vlera.

  2. Klodi says:

    Sigurisht qe Piketty i kishte shanset zero, emri i tij u vu pak a shume si emri i Ben Bernankes jo i motivuar nga arritjet.. Piketty nuk plotesonte asnje kusht per nobel qe sic e thua dhe ti eshte cmim karriere dhe punimeve akademike. Piketty eshte vetem 44 vjec nderkohe qe mosha mesatare e nobel eshte 68 vjec. U duk risi edhe dhenia e nobel-it J.Tirole qe eshte 61 vjec jo nje 44 vjecari. E dyta Piketty ka mbaruar doktorraturen ne ’95 pra nje jete shume te shkurter akademike. Edhe ne vepren e tij “kapitali ne shekullin e XXI” ka gabime ne llogaritje. Une personalisht shpresoja qe nobelin ta merrte nje ekonomist qe merret me zhvillimin ekonomik pra Aghion. Megjithate edhe J.Tirole eshte shume i mire dhe e meriton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.