picture-470248-1358356121Një fenomen për t’u marrë parasysh

Ky fenomen kërkon një vëmendje të shtuar të të gjithë aktorëve të sistemit financiar shqiptar dhe përtej tij nuk janë thjesht kosto oportune, apo me natyre financiare, por thelbesisht me natyre sociale dhe të sigurisë.

“Huadhënesit grabitqare” (Loan sharks) janë ata persona, ose grupe personash, që japin hua por nuk janë të lincesuar nga shteti e për rrjedhoje janë të jashtëligjshëm. Në fakt “huadhënesit grabitqare” njihen më teper si një deformim që ndodh në një treg financiar në një kohe krize, si dhe për normat e larta të interesit që ato u kërkojnë huadhënësve. Zakonisht palët hyjnë në një marrëveshje huadhënieje afatshkurtër, kryesisht me konsumatore me të ardhura të ulta, që kanë vështiresi të marrin hua nga bankat. Megjithëse shumat që ata marrin hua janë të vogla, le të themi 100 euro deri në 200 euro, norma efektive e kthimit në fakt arrin nga 300 për qind deri në 3,000 për qind!

Pavarësisht këtyre kostove të larta klientet e shfrytëzojnë këtë sektor jozyrtar të tregut, pasi nuk kanë një punë të sigurt, kanë humbur vendin e punës, apo kanë vonesë në marrjen e pages, etj. Gjithë këto shqetësime theksohen akoma me shumë kur një ekonomi kalon një krizë të fortë ekonomike, siç ishte dhe kriza globale e viteve 2008-2009. Për ta ilustruar gjallërimin e këtij fenomeni mund të përdorim të dhëna nga Mbretëria e Bashkaur, ku industria e financimit të “huave paradhënie” (payday loan) arriti në 4 miliarde pound në vitin 2012, nga 100 milione pound në vitin 2014. Sipas studimeve të kryera në Mbretërine e Bashkuar, rreth 38 për qind e të anketuarve, që kërkonin financim nëpërmjet “huave paradhënie”, kishin marre hua dhe nga familjarë të tjerë. Nga ana tjetër, në një vrojtim të kryer nga Banka e Shqipërise në vitin 2013 me mbi 1,210 individe të anketuar në 16 rrethe të vendit, doli që raporti i konsumatorëve të cilët marrin hua në bankë është pothuajse i njëjtë me borxhin jozyrtar, ose atë që nuk regjistrohet si i tillë, por që shpesh bëhet shkak për konflikte sociale. Dy qëllimet kryesore të marrjes së huasë që rendit Banka e Shqiperisë janë: blerja dhe riparimi i një prone dhe mallrat e domosdoshme të konsumit. Konkretisht, vrojtimi thekson se, në rreth 40% të rasteve të huamarrjes, familjet u janë drejtuar burimeve formale ( banka dhe institucione finaciare jobankare) dhe në 60% të tyre burimeve joformale (persona fizike dhe huamarrje nga dyqanet). Qëllimi kryesor i huamarrjes së familjeve mbetet “konsumi” në 32% të rasteve. Duhet theksuar se familjet që kanë deklaruar “rënie të aftësise paguese”, në 48% të rasteve cilësojnë si arsye kryesore “rënien e të ardhurave familjare”.

Por duke qëne se huadhënesit jozyrtare nuk është e monitorueshme, e për rrjedhoje, nuk kemi të dhena, informacioni i marrë nga njoftimi i mësiperm ngre disa shqetësime për tregjet financiare në Shqipëri. Shpeshherë tregjet jozyrtare të huadhënies nuk shihen si tregje paralele të ekonomise, përkundrazi ato shihen si rezultat i shtypjes, tkurrjes se huadhënies në sistemin zyrtar. Ajo që vihet re në Shqipëri është se, penetrimi i huadhënies, pra totali i huas me PBB-në, ndër më të ultat në rajon, ndërkohë që huat me probleme janë ndër më të lartat në rajon. Stiglitz shkruan ndër të tjera se, dështimet kryesore të tregjeve financiare vijnë për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së informacionit të plotë. Gjithsesi, kostot e transaksioneve shpjegojnë vetëm pjesërisht praninë dhe rëndësine e ndërmjetësve financiar dhe të financave të tërthorta në funksionimin e tregjeve financiare.

Një tjetër arsye është asimetria e informacionit, d.m.th. në një transaksion financiar njëra palë ka më pak (ose më shumë) informacion se pala tjetër. Për shembull, në kuadrin e një kontrate huaje, huamarrësi ka më shumë informacion rreth rrezikut të projektit që po financohet sesa individi që po e jep huan. Asimetria e informacionit krijon probleme, si para firmosjes së kontratës, ashtu edhe pas.

Në kushtet e rrezikut të lartë të perceptuar për dhënien e huas, për shkak të ritmeve të ulta të rritjes ekonomike dhe të nivelit të lartë të huave me probleme, bankat kanë ulur ritmin e dhënies së huave vitet e fundit, duke nxitur, ndoshta jashtë vullnetit të tyre, huadhënien jashtë sistemit bankar. Për të shmangur problemin e zgjedhjes së gabuar (angl. adverse selection,) pra problemin që krijohet nga asimetria e informacionit para transaksionit (firmosjes së kontrates), huadhënësit bazohen në “reputacionin e klientit në treg”, ku rrjeti i njohjeve familjare dhe shoqërore garanton besueshmërin e huamarrësit. Ky proçes zakonisht është i shpejt dhe pa kosto të larta fillestare.

Në kushtet kur rritja ekonomike është nën potencial, kur detyrimet e pashlyera për punë publike llogariten ende në shumë milion dollare dhe kur kushtet e dhënies së huave janë shtrënguar ndjeshëm, a mundet që “huadhënesit grabitqare” të kenë zëvendësuar në masë sektorin bankar? Gjithashtu shtohet pyetja: a ekziston ky sistem jozyrtar, paralel me sistemin bankar, apo ai ndërthuret në këtë të fundit në një mënyre apo tjetër?

Bankat në Shqipëri janë padyshim në përpjekje të mundimshme për të gjetur një ekuilibër të vështirë midis ruajtjes së standarteve të huadhënies dhe mosshtrëngimit në ekstrem të kërkesave ndaj klientëve. Vrojtimet periodike të Bankës së Shqipërisë për kreditimin e biznesit tregon se politika shtrënguese e bankave, gjatë dy tremujoreve të shkuar, ka ardhur në rritje. Me shqetësuese akoma për rritjen ekonomike afatgjatë është fakti se, sipas qëllimit të përdorimit të huasë, standartet u 123shtrënguan vetëm për huat me qëllim investimet, ndërsa u lehtësuan për huat me qëllim financimin e kapitalit qarkullues. Në këto kushte të shtrengimit të procedurave të dhënies së huasë, shoqata të ndryshme të bizneseve në vend shpesh herë kanë ngritur si shqetesim lulëzimin e financimit informal, si një alternativë ndaj sistemit bankar në vend.

Ndaj dhe fokusi i bankave në vend vetëm ne menaxhimin e aktiveve të tyre nuk mundet të injorojë dhe anashkalojë atë se çfare ndodh me “huadhënësit grabitqarë”, që pavarësisht se operojne në periferi të sistemit financiar, mundet të jenë të lidhur, ndoshta dhe tërthorazi por jo vetëm, edhe me sistemin bankar. Natyrisht, ky fenomen kërkon një vëmendje të shtuar të të gjithë aktorëve të sistemit financiar shqiptarë dhe përtej tij, pasi efektet dhe pasojat e tij nuk janë thjesht kosto oportune, apo me natyrë financiare, por thelbësisht me natyre sociale dhe të sigurisë.

 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.