10637886_10204016741953117_1639445659_nNë peisazhin e sotëm ekonomik të Shqipërisë prania e bankave fitimprurëse duhet të jetë çështja më pak diskutuar, madje duhet të pritet me dashamirësi, pasi kur bankat sigurojnë fitime ato janë të qëndrueshme dhe bankat e suksesshme ndihmojnë ekonominë të lulëzojë, si dhe kontribuojnë në mirëqenien e ekonomive familjare.

Informacioni mbi madhësinë e fitimit të sistemit bankar shqiptar ishte ndër lajmet kryesore gjatë verës, por jo në kuptimin e një përmbledhjeje logjike të rezultateve të përgjithshme financiare të tij, por më shumë i veshur me habi dhe ngritje vetullash. Pyetja më e cituar me këtë rast ishte: “Si është e mundur që bankat, në kuadër të zhvillimeve aktuale ekonomike, të kenë realizuar fitime të tilla kaq të mëdha? Nga një këndvështrim bazik dhe të zakonshëm, sigurimi i fitimeve në situata të tilla me zhvillim të dobët ekonomik si kjo e sotmja, mund të gjykohet si disi e çuditshme dhe jonormale, sidomos kur bëhet fjalë për industrinë financiare, por nga pikëpamja profesionale ajo është mëse e përshtatshme dhe e mirëpritur. Sigurisht që nuk përbën habi fakti që bankat në Shqipëri realizuan fitim gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, madje ka disa argumente teknike, menaxheriale dhe ekonomike, të cilat mund ta shpjegojnë lehtësisht një fakt të tillë. Konkretisht, nëse dikush lexon mes rreshtash, mund të kuptojë lehtësisht se ulja e fortë e shpenzimeve për provizionet kanë luajtur rolin kyç në rritjen “dramatike” të fitimeve të bankave, duke pasqyruar ndryshimet e fundit rregullatore dhe fiskale në përllogaritjet e provizioneve bankare. Momentalisht, të ardhurat e bankave nga interesi, zakonisht zëri kryesor i fitimit të çdo banke, ka luajtur një rol relativisht modest në këtë fitim “të madh”, e kjo kryesisht si pasojë e konkurrencës së fortë mes bankave, në kuadër të zgjerimit të huadhënies së re dhe ndërtimit të bazës së klientelës së tyre, nëpërmjet ofrimit të normave tërheqëse të interesit për huat ndaj klientëve. Në peisazhin e sotëm ekonomik të Shqipërisë prania e bankave fitimprurëse duhet të jetë çështja më pak diskutuar, pasi ka të tjera çështje thelbësore që duhet të trajtohen dhe zgjidhen me kujdes nga disa aktorë dhe grupe të tjera interesi, përveç dhe përtej bankave. Tashmë duhet të jemi të gjithë shumë të vëmendshëmwhy-arent-banks-lending-to-small-business-ask-bernanke ndaj huave në tregun informal (huave paradhënie) dhe huadhënësve grabitqarë, të cilët nuk duhet të konsiderohen si konkurrentë të bankave, por si një kërcënim për stabilitetin financiar dhe sigurinë sociale, si dhe ndaj rritjes aktuale modeste të portofolit të huas dhe pritshmërive jo aq rozë për rritje të saj në të ardhmen, veçanërisht ndaj bizneseve. Këto janë argumente të vërteta e të vlefshme për diskutim, që do të ndikojnë negativisht mbi fitimet e ardhshme të bankave, e jo vetëm, si dhe mund të frenojnë, në vend që të përshpejtojnë, rritjen e ekonomisë kombëtare. Pra, prania e bankave fitimprurëse duhet të pritet me dashamirësi, pasi kur bankat sigurojnë fitime, ato janë të qëndrueshme dhe bankat e suksesshme ndihmojnë ekonominë të lulëzojë, si dhe kontribuojnë në mirëqenien e ekonomive familjare. Bankat fitimprurëse nënkuptojnë krijimin e më shumë vendeve të punës, qofshin këto drejtpërdrejt ose tërthorazi në ekonominë kombëtare, më shumë të ardhura tatimore për qeverinë e më shumë programe për mbështetje sociale dhe në ndihmë të komunitetit. Fitimi është “baza ” për të shëndoshur kapitalin e bankave, që shërben si një nga shtyllat kryesore të stabilitetit për të gjithë sistemin financiar, duke qenë edhe garancia më e mirë për depozitat në Shqipëri.

Si përfundim, përmbledhtazi të gjithë ne dalim të fituar nga bankat fitimprurëse, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, kështu që të gjithkush duhet ta shikojë pozitivisht këtë fakt dhe jo të shikojë me dyshim praninë e organizatave fitimprurëse në një ekonomi tregu, edhe gjatë periudhave kur situata ekonomike nuk është më e mira, ose më optimalja.

 

6 Responses to BANKAT FITIMPRURËSE – shikojeni pozitivisht!

  1. Adi says:

    Nuk mendoj se “dashamirsia” eshte qendrimi i duhur ndaj fenomemit te rritjes se fitimit te bankave ne nje ambient ekonomike me renie te GDPs. Nese GPDs po bie dhe bankat kane rritje fitimi, atehere biznese te tjera(ekonomia reale) kompensojne me renie te fitimit te tyre(apo dhe individet me reni te ardhuave te tyre). Ky eshte nje problem madhor pasi primar duhet te jete sektori real.

    Jam skeptik dhe kerkoj nje rishikim te te dhenave te analizes ne lidhje me ‘margin” e interesit te bankave, pasi mund te jete nder faktoret kryesore te rritjes se fitimit(depositat kane rene nderkoh qe kredit jane akoma lart), bashke me uljen e provigjoneve qe me duket e cuditshme pasi risk premiumet nuk kane rene.
    Jam shume dakort nga ana tjeter qe ta shohim me positiviete “shendetin” e bankave,dhe jam dakort qe kapitali eshte indikator shendeti, por bankat kane qene shume mire te kapitalizuara dhe para krizes dhe nuk kane patur probleme me kapitalit.Gjithashtu dhe likuditeti eshte faktor shendeti shume i rendesishem.Per me teper raportet e kapitalit nuk permiresohen vetem duku i shtuar ati fitimin por duke dhe hequr dor nga disa asete. Ketu mendoj se vjen dhe roli i demshen i bankave gjate krizave te cilat e bejen shume te veshtire heqjen dore nga borxhet e keqija qe zvarrisin individet dhe kompanite deri sa te paguajne centin e fundit duke krijuar ulje te konsumit te individet dhe mos investime te metejshme nga kompanite si pasoj e mos “write-down” te ketyre kredive te keqia. Nuk dua te paragjykohem me kete analize qe ja ve fajin bankave per zgjatjen e krisave por struktura e borxhit te larte te individet dhe kompanite krijon probleme ne rimekembjen e ekonomise dhe sa me te bujare te jene bankat apo sa me shpejt te paguhen borxhet aq me shpejt dalim nga kriza.

    • Elvin says:

      Adi, une jem autori i ketij artikulli dhe kryeredaktori i revistes BANKIERI.

      Efekti dominues ne rritjen e fitimit t banakve kete vit ka qene ai i uljes se shpenzimeve te provigjoneve, pjeserisht dhe nga “write-offs” (dhe jo write-downs, pasi kjo e fundit per bankat tona nuk nenkupton shume luhajte, pasi nuk kane asete te medha me “marketable secutrities”), qe permireson ne kthim raportin e C.A.R, si pasoje e uljes se aseteve dhe mbajtjes konstant te kapitalit.
      Ki parasysh se kapitalizimi i sistemit gjate 2009-2012 pesoi nje ulje jo te vogel dhe tashme eshte rikthyer ne vlerat e para 2008-es. Me cfare u pagua ky kapital shtese, pervec fitimeve dhe injektimit te kapitalit te ri? Kush pagoi per te?
      Lidhur me ekonomie reale, sot ka ardhur koha qe sipermarrja shqiptre, kryesisht ajo e madhe e konsideroje dhe financim me aksdione, qe ne thelb eshte kunderciklik ndaj krizave dhe tkurrjes ekonomike.
      Gjithashtu, “bujaria” e bankave ne drejtim te mbeshtetjes se klienteve per t’i nxjerre nga veshtiresia, nuk duhet te cenoje cilesine e huadhenies se re dhe duhet parandaluar me cdo kusht “evergreening”. Lidhur me kete te fundit te sugjeroj te lexosh editorilin tim, po ne nje numer te kaluar te BANKIERI (janar 2013), lidhur me cilesine e huas dhe kete fenomen (evergreening). Linku: http://issuu.com/aabshshb/docs/bankieri-nr6/1?e=3824426/1363973

  2. Liri says:

    Me falni por num mund ta shikoj kaq pozitivisht sa ju kete fenomen.
    Si mund te jete pozitive dhenia e fuqise per te krijuar para nje kompanie private, e cila prodhon fitime thjesht duke ndenjur mbi kurriz te ekonomise?
    Parlamenti Anglez mban nje debat me dt. 20/11/2014 per te diskutuar se si krijohen parate dhe se si deri tani ky sistem nuk ka qene ne sherbim to shoqerise por te bankave. Un do ta ndjek me interes, jua keshilloj edhe lexuesve.
    per me teper mbi diskutimin: http://www.positivemoney.org/2014/11/parliament-debate-money-creation-call-mp/

  3. linda says:

    Fitimi i bankave ne kushtet e rritjes se kredive te keqia me ben te dyshoj se kujt i sherbeu ligji mbi kolateralin.Bankat me kete ligj me shume se te ristrukturojne kredite jane te interesuara te egzekutojne kolateralin ne menyre agresive ndaj klienteve te paditur dhe pakeshilluar si duhet ne momentin e marrjes se kredise.Fitimi i bankave duhet te ece paralel me shendetin e ekonomise perndryshe ato ne vend te kontribojne ne zbutjen e krizes e thellojne ate duke u bere vete me pas viktime e saj.

  4. Pjer Thomas says:

    Elvin kisha disa pyetje per juve;
    1) Ju jeni drejtuesi/administratori i kesaj faqeje EKONAL.
    2) Kete artikull, e kontrrolloni ndopak tek Peshku per komente.
    3) Si mund ta shoh kete revisten tuaj Bankieri, ndonje link.
    4) A mund te botoni tek revista juaj, materiale ekonomike te miat, (nuk pretendoj per honorare, ato merrini juve).

    • Elvin says:

      @Pjer Thomas:

      1) Une jam nje nga autoret qe kontribuoj me artikuj ne kete faqe dhe jo administrator i saj.

      2) Aktualisht nuk e kam kontrolluar per komente, por ju falenderoj per sugjerimin.

      3) Revisen mund ta lexoni dhe shkarkoni pa pagese ne faqen e internetit te Shoqates Shqiptare te Bankave: http://www.aab.al/al/bankieri_magazine.php. Ketu do te gjeni te gjitha kopjet elektronike te revistes BANKIERI deri me sot.

      4) Ju falenderoj per interesin tuaj per te botuar ne Revisten BANKIERI. Paraprakisht me duhet t’ju bej me dije se revista eshte profesionale dhe ka nje fokus qe lidhet ngushtesisht me fushen dhe problematiken bankare dhe nuk eshte reviste ekonomike e natyres se pergjithshme, sic eshte psh: Revista MONITOR. Megjithate, me tregoni me mail te dedikuar (elvin.meka@uet.edu.al) interesin tuaj, llidhur me sa propozoni.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.