bannerËshtë lehtësisht e kuptueshme se, pavarësisht problematikave me natyrë ciklike ose jo që shfaq ndërtimi dhe huat për strehim, financimi ndaj tyre do të vijojë pa ndërprerje. Këtu sfida e bankave mbetet gjithnjë në sigurimin e një kombinimi efikas dhe të balancuar midis ekspozimit të menaxhueshëm ndaj tyre dhe përzgjedhjes së klientëve cilësorë. Kjo pasi cilësia e huas, që sigurohet thelbësisht nga vetë besueshmëria e huamarrësit, mbetet gjithë guri i themelit për një portofol cilësor dhe fitimprurës huaje!

“Pasuria e patundshme nuk mund të humbasë apo të vidhet, e as nuk mund të merret me vete. Kur ajo blihet mbi bazën e nje logjike racionale, e kur paguhet plotësisht, si dhe kur menaxhohet me kujdes, shndërrohet në investimin më të sigurt në botë!” Nga kjo thënie interesante e Presidentit të 32 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Franklin D. Ruzvelt, mund të kuptohet lehtësisht veçantia që karakterizon pasuritë e paluajtshme, ndërtimin si sektor dhe financimin e tyre. Teknikisht, qasja e bankave dhe institucioneve financiare ndaj pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe strehimit si dhe produktet financiare që ato modelojnë rreth tyre ndryshojnë thelbësisht nga e gjithë pjesa tjetër e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Kjo shpjegohet me faktin e thjeshtë të rolit dhe vendit të veçantë që paraqet për gjithkënd banesa, si një ndër investimet më të rëndësishme në jetë. Nga ana tjetër, sektori i ndërtimit, në dallim nga të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë kombëtare ka aftësinë të krijojë një rrjetë tipike ndërlidhëse midis shumë industrive dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë, qofshin këto prodhues apo të shërbimeve. Gjithashtu, ky sektor është gjithnjë ndër ata që angazhon një numër relativisht të lartë të fuqisë punëtore, duke kontribuar kështu dhe në punësim.

Ndërtimi dhe strehimi mbeten interesantë për financimin nga bankat, për shumë arsye: askush nuk mund të sigurojë një lloj të tillë kolaterali që sigurojnë ata; kësti i huas për shtëpi do të ishte racionalisht i pari prej detyrimeve që dikush do të shlyente; asnjë aktiv tjetër nuk vlerësohet apo rivlerësohet me kohën si pasuria e patundshme dhe aktivet reale; si dhe përparësia absolute që këto aktive kanë, në raport me të tjerat, për të modeluar dhe krijuar produkte financiare të strukturara, që tregtohen shumë në tregjet globale financiare dhe të letrave me vlerë. Por ekspozimi relativisht i lartë ndaj sektorit të ndërtimit dhe huave për strehim shoqërohet me rreziqet përkatëse, veçanërisht në kushtet e krizave ekonomike e financiare dhe kur ekonomia hyn në ciklin e saj tkurrës. Për më tepër, eksperienca shumëvjeçare ndërkombëtare ka treguar që, ekspozimi i tepruar në pasuri të patundshme dhe ndaj sektorit të ndërtimit përbën një prej tri elementëve tipikë, apo klasikë, që shoqërojnë një krize financiare, së bashku me përdorimin e tepruar të levës financiare dhe menaxhimin, apo  analizën e dobët të rrezikut.

Tashmë për të gjithë është mëse e qartë pesha e ndikimi që ka patur dhe vijon të ketë portofoli i huave përimages pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe strehim në totalin e huave me probleme të sistemit bankar shqiptar e për më tepër, situata e sotme dhe perspektiva e afërt e këtij sektori në kuadër të ekonomisë kombëtare. Sigurisht, kosto e përballuar nga bankat me këtë rast nuk ka qenë e vogël, por tashmë u fitua një eksperiencë e vyer, për të vijuar financimin e ndërtimit dhe strehimit, duke menaxhuar cilësisht më mirë dhe më kujdesshëm këtë proces. Pikërisht kjo eksperiencë po ndihmon sot bankat të ridimensionojnë qasjen e tyre ndaj ndërtimit dhe huave për strehim, që në kthim po rezulton me mjaft oferta interesante dhe tërheqëse për klientët. Ato po i përshtaten më së miri prirjeve të reja të stilit të jetës së qytetarëve dhe kërkesave të tregut, sigurisht duke i kushtuar vëmendjen maksimale përmbushjes më së miri të 5 K-ve të procesit të huadhënies. Është lehtësisht e kuptueshme se, pavarësisht problematikave me natyrë ciklike ose jo që shfaq ndërtimi dhe huat për strehim, financimi ndaj tyre do të vijojë pa ndërprerje. Këtu sfida e bankave mbetet gjithnjë në sigurimin e një kombinimi efikas dhe të balancuar midis ekspozimit të menaxhueshëm ndaj tyre dhe përzgjedhjes së klientëve cilësorë. Kjo pasi cilësia e huas, që sigurohet thelbësisht nga vetë besueshmëria e huamarrësit, mbetet gjithë guri i themelit për një portofol cilësor dhe fitimprurës huaje!

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.