22Hyrje

Krijimi i Bitcoin përbën një moment të veçantë në historinë monetare të kohëve moderne. Bitcoin është një lloj i ri monedhe, i krijuar për një botë të re: botën dixhitale. Koncepti i Bitcoin u prezantua në një paper nga misteriozi Satoshi Nakamoto (emri mendohet se nuk është real por një bashkim inicalesh i emrave të korporatave më të mëdha Japoneze) më 31 tetor 2008. Në këtë studim paraqitet modeli i një pagese të  drejpërdrejtë, pa kosto transaksioni e cila mbron anonimitetin e përdoruesve. Rruga e një  platforme të re drejt krijimit të një standarti varet nga aftësia për të  përthithur përdoruesat e parë (inovatorët,early addopters) dhe nga niveli i besimit që kjo platformë  krijon. Si për mjetet offline të pagesave siç janë paratë e emetuara nga Bankat Qëndrore ashtu dhe për modelet online të  transaksioneve si E-bay apo Amazon ajo që është  kyçe është niveli i besimit. Qëllimi i këtij artikulli është që  të  analizojë avantazhet konkurruese që ky model pagese ka në  raport me paraardhësit, të paraqë së pikat e dobta dhe të tentojë të japë një tablo të së ardhmes së modelit.

 

Modeli dhe avantazhet e tij.

Bitcoin mund të jetë një revolucion në mënyrën e pagesave dhe tregtinë online. Ky model është i përdorshëm nga të gjithë njerëzit pa përjashtim, ndryshe nga ç’është në të vërtetë posedimi dhe përdorimi i kartave të kreditit. Duke mos u bazuar tek besimi në institucione qendrore në shkëmbimet që kryhen përmes tij, Bitcoin zgjidhi dy probleme të rëndësishme. Modeli i tij i jep zgjidhje problemit të famshëm të Gjeneralëve Bizantinë në shkencat kompiuterike, pra se si të arrihet një koordinim, një konsensus i plotë mes nyjeve të shpërndara që të jetë rezistent ndaj sulmeve për ta minuar këtë konsesus. Kjo arrihet përmes mënyrës se si krijohen Bitcoin – zgjidhja e algoritmit “provë e punës”. Problemi i dytë që zgjidh Bitcoin është ai i eliminimit të shpenzimit të dyfishtë, që vjen si rezultat i shpenzimit me “sukses” më shumë se një herë të së njëjtës para. Ky model verifikon çdo transaksion për t’u siguruar që Bitcoin të futura në transaksion nuk janë shpenzuar më parë. Kjo arrihet në mënyrë të decentralizuar pa patur nevojën e një autoriteti qendror, si Paypal për shembull, që çertifikon transaksionin. Përsëri është konsensusi i nyjeve që përdorin të njëjtin protokoll që garanton këte gjë. Është e rëndesihme të thuhet se Bitcoin është sadopak i ekspozuar ndaj mashtrimit të shpenzimit të dyfishte në transaksionin e parë por e gjithë siguria e modelit ka tendencën të rritet me çertifikimin e vazhdueshëm të transaksionit.

Pra me Bitcoin, eliminohet kontrolli i institucioneve qendrore mbi menyrën sesi leviz paraja në internet, duke eliminuar njëherësh edhe falsifikimet masive të kartave të kreditit, sikundër u lejon të tregtojnë të gjithë njerëzve, të cilët për një arsye ose një tjetër nuk kanë patur mundësi të kenë një llogari bankare apo kartë krediti. Me Bitcoin lëvizja e parasë në internet barazohet praktikisht me veprimin e thjeshtë te dërgimit të një e-maili.

Përdorimi i rrjetit të Bitcoin bëhet kundrejt një pagese rregjistrimi per t’u bërë pjesë e rrjetit. Pas futjes në rrjet është i nevojshem krijimi i një portofoli – “kuletë virtuale” ku të mbahen Bitcoin. Portofoli mund të disponohet në disa variante. Ai mund të përdoret në internet ose mund të shkarkohet si aplikacion në pc, tableta dhe celularë. Portofoli mund të mbushet me Bitocin në disa forma. Mënyra më tradicionale është të blesh Bitcoin në këmbim të valutave te tjera nëpër sitet online si Coinbase apo BitStamp. Një tjetër është që të kërkosh që pagesat e ndryshme për mallrat apo shërbimet e tua t’i marrësh në Bitcoin. Për të gjetur operatorë të cilët kryejnë pagesa nëpërmjet Bitcoin mund të frekunetohen website si BitPay apo CoinBase. Bitcoin dhe mund të fitohen duke kryer kalkulime matematikore nëpër website si Butterfly Labs, Avalon etj. Këto kalkulime vështirësohen me rritjen e numrit të përdoruesve. Me anë të Bitcoin mund të bësh çdo lloj blerje në internet, mjafton të lidhesh me operatore të cilët janë të gatshëm të pranojnë Bitcoin si mjet shkëmbimi. Për të gjetur se cilët janë këta operatorë që pranojnë Bitcoin si monedhë mund të kërkohet nëpër website të ndryshme si Coindesk, BitcoinX etj.  

Mendoj se menyra se si realizohet transportimi i çertifikimit të transaksionit nga një pikë qëndrore tek të gjithë përdoruesve është ndoshta risia më e madhe që  Bitconi sjell. Është e arsyeshme të mendosh se aspekti me i vlefshëm i Bitcoin nuk është të qenurit e tij si monedhe alternative, por dizenjimi i tij si sistem pagesash. Modeli kriptografik i tij ka një arkitekturë krejt të ndryshme nga modelet e mëparshme të pagesave online dhe bazohet mbi hipotezën se shumica e përdoruesve sillen në mënyrë të ndershme.

Softueri mbi të cilin operon Bitcoin të lejon që të verifikosh të gjitha transaksionet e kryera nga një entitet i caktuar dhe në  të  njëjtën kohë ruan anonimitetin e individit real. Duke parë këto karakteristika mund të thuhet se modeli është bazuar në frymën e rolit demokratizues të internetit. Me anë të Bitcoin bie nevoja për një autoritet qëndror i cili mund të kthejë kontrollin mbi monedhen në interesin e tij duke rritur kostot, dhe në të  njëjtën kohë  mbrohet liria e individëve për të  mbetur anonim gjatë transaksionit.

Për këto aryse ky model paraqitet mjaft tërheqës për disa kategori, që nga libertarianët më të thekur e deri tek individët të cilët duan të kryejnë transaksione informale. Por avantazhet e modelit janë më  komplekse se ato të  parashtruara me qëllim që të  stimulojnë më  shumë  kategori përdoruesish që të përdorin Bitcoin.

Së pari krijimi i Bitcoin është endogjen, i parashikueshëm dhe me kuota fikse. Përdoruesit e Bitcoin duhet të kryejnë disa kalkulime matematikore komplekse për të krijuar Bitcoin të reja – zgjidhja e algoritmit “prove e punes”. Këto kalkulime janë të lidhura drejtpërdrejtë me verifikimin e transaksioneve të mëparshme, i cili është procesi i çertifikimit të besueshmërisë që ka një perdorues i caktuar. Përdoruesit përfitojnë Bitcoin gjatë këtij procesi në mënyrë që te stimulohen në verifikimin e transaksioneve.

Së dyti oferta monetare është e parashikueshme. Modeli lejon që krijimi i bitcoinave të jetë konstant dhe me kuota fikse. Me rritjen e përdoruesve, rriten vështirësitë e kalukulimeve dhe koha që secili përdorues shpenzon për të krijuar Bitcoin të reja. Ky stimul është krijuar për tërhequr përdoruesit e parë në sistem, të cilët janë thelbësorë që skema të  funksionojë.

Së treti Bitcoin mund të përdoret në prerje të ndryshme. Ai mund të rikombinohet në  shumfisha dhe në nënfisha të njësisë  bazë.

Së katërti modeli i Bitcoin është krijuar si një sistem i hapur ndryshe nga paraja dhe nga modelet e mëparshme të pagesave online. Kjo e bën atë mjaft fleksibël dhe hap mundësitë që ky mjet kembimi monedhë të përdoret dhe për aplikime të tjera në të ardhmen.

Së pesti një risi e fortë e Bitcoin është fakti që mund të shkruhet mbi transaksion duke shënuar tipologjinë e kontratës për të cilën është rënë dakort. Megjithëse ky askpekt nuk është shfrytëzuar maksimalisht deri më sot është e mundur që në të ardhmen, për shkak të kësaj karakteristike Bitcoin të përdoret dhe në kontrata më komplekse.

gjashti, Bitcon i hap rrugen shkëmbimeve tregtare për vendet të cilat paraqesin risk të lartë për shkak të nivelit jo shumë të sigurtë bankar.

Së shtati, kostot e transaksioneve me Bitcoin janë shumë të ulta. Duhet thenë se tarifat e pagesave online janë rreth 2.5% ndërsa tarifat për pagesat me Bitcoin janë afër zeros.

Së teti Bitcoin mund të përdoret nëpër pajisje të ndryshme elektronike, si kompjuterat, tabletat apo dhe telefonat celularë.

________________________________________________

Vazhdon në pjesën e dytë të artikullit: 

– Risqet e tregut

E ardhmja e Bitcoin

Po në tregun Shqiptar?

 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.