bitcoins-640x353Vijon nga shkrimi i kaluar, klikoni këtu.

Risqet e tregut

Sipas studimeve të  ndryshme risitë në treg kanë  një shkalle dështimi reth 90%. Nga ana tjetë risitë e sukseshme sjellin të ardhura të barabarta me 90% të totalit të të ardhurave të një kompanie. Me këtë sfidë të dyfishtë ndeshet dhe modeli i Bitcoin. Për këtë arsye është  e rëndësishme që  të  analizohen pikat e dobta të këtij modeli. Bitcoin ka tendenca të forta deflacioniste. Prodhimi i Bitcoin të reja siç u shpjegua dhe më sipër krijohet nga përdoruesit të cilët kryejnë kalkulime duke verifikuar transaksionet – këta përdorues që kryejnë këto verifikime duke zgjidhur algoritmet njihen rëndom si “minatore dixhitale”. Kjo funksionon si një shtysë që sistemi të eci përpara, por nga ana tjetër ky proces vështirësohet në kohë duke u drejtuar drejt moskrijimit të Bitcoin-eve të reja. Si pasojë nëse sistemi i Bitcoin do të kthehet në një standart të pagesave, vlera e Bitcoin do të rritet. Në krahasim me bankat qendrore të cilat prodhojnë inflacion për të akomoduar rritjen ekonomike, në modelin e Bitcoin kjo nuk ndodh e si pasojë vlefta e njësisë rritet në kohë në raport me monedhat e tjera. Gjithashtu për shkak të këtij trendi dhe tendenca e përdoruesve do të jetë të kursejnë duke frenuar përdorimin e monedhës. Rënia e qarkullimit të monedhës sjell humbje të besimit e si pasojë në mospranim të saj nga përdoruesit. Një tjetër problem i këtij modeli është i lidhur me sigurinë e monedhës. Megjithëse këto monedha mbrohen në “portofole” të vendosura në pajisjet elektronike ka ndodhur që këto portofole të jenë subjekt sulmesh kibernetike nga hackers. Këto sulme, së bashku me besimin jo të fortë që mbart çdo risi kanë sjellë lekundje të kësaj monedhe si pasojë e humbjes së sigurisë. Në grafikun e më mëposhtëm është paraqitur ecuria e vlerës së Bitcoin në raport me dollarin. idliri Siç shihet nga grafiku i mësipërm dhe nga argumentet e sipërpërmendura vlera e Bitcoin ka qënë shumë fluktuative por me tendenca rritëse përveç periudhës së 2011. Në këtë periudhe ndodhën dy ngjarje shumë të rëndësishme. Së pari krijuesi, Nakamoto deklaroi se tërhiqej nga Bitcoin. Së dyti, hackers filluan të sulmonin “portofolet” në të cilat vendoseshin Bitcoin duke cënuar rëndë sigurinë e tyre. Këto dy ngjarje sollën në një rënie të fortë të vleftës së Bitcoinit. Për më tepër pas kësaj rënie të standartit të mëparshëm, përdoruesve filluan t’u ofroheshin softuerë të rinj të papajtueshëm me të mëparshmit. Këto softuerë tentonin të zgjidhnin problemet e modelit por nga ana tjetër sollën në një konfuzion të përgjithshëm në tregun ku operohet me Bitcoin. Në Mars të 2013, Autoriteti i Mbikqyrjes së Krimeve Finaciare, nën Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara vendosi rregullimin e Bitcoin duke i quajtur të vlefshme vetëm nëse pranoheshin si të shkëmbyeshme në monedhën nacionale, nga një subjekt nën legjislacionin Amerikan. Edhe pse vlera e Bitcoin mbetet ende shumë fluktuative, që nga viti 2011 e sidomos pas marrjes se këtij vendimi, ajo pati tendenca rritëse. Në vitin 2011, numri mesatar i transaksioneve me Bitcoin nuk ishte përtej 1000 syresh. Qysh atëherë e deri tani Bitcoin ka patur një rritje të madhe duke arritur së fundmi deri në 70.000 transaksione në ditë. Çmimi i Bitcoin është rritur nga disa cent për monedhë deri në disa qindra dollarë për monedhë. Dhjetera mijera tregtarë përfshi dhe TigerDirect dhe Overstock.com pranojnë të kryejnë transaksione me Bitcoin. Numri i portofoleve është gjithnjë në rritje dhe evoluimi i Bitcoin mund të ndiqet onlinewebsite si BitcoinPulse. E ardhmja e Bitcoin Megjithatë, vlera e Bitcoin deri më sot nuk ka qenë stabël. Duke parë këto të dhëna risia ndodhet në fazën tranzitore (modeli Abernathy – Utterback). Për t’u kthyer në një standart të pagesave online është e nevojshmë që të kryhen hapa të mëtejshëm si në përmiresimin e produktit ashtu dhe në procesin e krijimit të Bitcoin. 10850440_811071615605245_1013665808_n Për të përfshirë sa më shumë përdorues në një  skemë të re është shumë e rëndësishme përthithja e adoptuesve fillestarë. Ata shërbejnë si shtysë dhe për përdoruesit e tjerë duke luajtur rolin e “liderave”. Në këndvështrimin e “masës së përdoruesve” ata shihen si individë me njohuri të spikatura në teknologjitë e reja por të cilët pranojnë më pak risk se inovatorët (modeli Rogers). Në këndvështrimin tim adoptuesit e hershëm të këtij modeli mund të quhen ata përdorues të cilët e përdorin këtë monedhe online dhe që gjithashtu pranojnë  shkëmbimin e saj dhe në pika offline. 10836435_10152831771758911_131292459_n Me shtimin e tyre, monedha do të mund të kishte një besim në rritje dhe një trend të qëndrueshëm. Gjithashtu, këta përdorues mund të shërbenin dhe si levë që tërheq masën tjetër të cilët janë dhe më pak tolerantë ndaj riskut duke e kthyer modelin e Bitcoin në një standart të pagesave online. Po në tregun Shqiptar? Për sa i përket Shqipërisë është e vështirë të thuhet nëse kjo monedhë do të ketë sukses duke parë besueshmërinë që kemi në sektorin bankar dhe aq më tepër në metodat më të reja të pagesave. Gjithsesi, nëse e krahasojmë me një tjetër pagesë elektronike, shihet se pagesat më të mëdha nëpërmjet celularit nuk ndodhin në Shtetet e Bashkuara por në Kenia. Kështu që reagimi ndaj një risije është i pa-parashikueshëm sidomos në vënde të cilat janë një hap pas paradigmave më të reja teknologjike. Në këto raste varet nga aftësia që ka risia për të targetuar nevojat specifike të popullsisë. Në Kenia, M-Pesa, platforma e pagesave nëpëmjet celularit e ofruar nga Vodafoni ka shumë sukses pasi një numër i madh individësh nuk janë të mbuluar nga sektori bankar. Gjithashtu dhe në Shqipëri M-payment, një platformë e ngjashme me M-Pesën është në trend rritës. Edhe për sa i përket Bitcoin, megjithëse risqet dhe mundësitë e suksesit janë shumë të ulta modeli mund të jetë i sukseshëm në Shqipëri të  paktën për dy arsye: Së pari, Shqipëria ka një monedhë të saj, të ndryshme nga i çdo vend tjetër. Kjo sjell kosto të shtuara për shkak të shkëmbimit të monedhës. Së dyti kostot e transfertave bankare më të larta se në rajon, njëheresh dhe numri i lartë i Shiptarëve që jetojnë jashtë vendit paraqet një tjetër avantazh konkurrues të përdorimit të modelit Bitcoin në raport me tregun tonë. Si përfundim mund të thuhet se e ardhmja e Bitcoin si në botë ashtu dhe në vendin tonë do të varet shumë nga përshtatshmëria dhe fleksibilitetet që modeli do të paraqesë në raport me kërkesat e përdoruesve. Ai mbetet nje inovacion teknologjik me potencialin e madh për të qenë një ndryshim radikal në mënyrën se si bota e sotme shkëmben mallrat dhe shërbimet, kryen pagesat pa patur mbi supe barrën dhe kostot e institucioneve rregullatore dhe ndërmjetësuese.

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.