images (1)Po e nisim këtë shkrim me një shprehje që besoj të gjithë e keni dëgjuar: “Lexoni për të zbutur injorancën tuaj dhe shkruani për të zbutur injorancën e të tjerëve”

Kur vjen puna tek librat të gjithë kanë preferencat personale mbi atë se çfarë duhet të lexojnë, por kur bëhet fjalë për ekonominë kishim qejf të ndanim me ju disa preferenca.

Nëse pyesni Bill Gates libri i tij i preferuar në fushën e biznesit për vitin 2014 është “Business Adventures: Twelve Classic Tales from the World of Wall Street” i autorit John Brooks.

Në një shkrim  të “The Independent” si librat më të mirë për vitin 2014 janë: “Capital in the 21st Century” i autorit Thomas Piketty dhe “House of Debt” i autorëve Atif Mian dhe Amir Sufi.

Sipas World Economic Forum disa nga librat që një lider duhet të lexojë janë: Creativity, Inc; To Sell Is Human, etj.

Ja se çfarë libra  ju sugjerojnë autorët e Ekon.al për të lexuar:

ALTIN KADAREJA 

altinThe Entrepreneurial State: debunking public vs. private sector myths” nga Mariana Mazzucato. Ky libër është nga ata pak libra të studimeve të inovacionit që shkon në burim të incentivave duke arritur tek roli i shtetit. Eshtë ky i fundit që sipas autores qëndron mbrapa shumë nga inovacioneve më të rëndësishme në USA, Japoni, Kinë, Kore të Jugut, dhe së fundmi Danimarkë dhe Gjermani.

Ndryshe nga linjat tradicionale të studimeve të inovacionit ku suksesi i sektorëve të ndryshëm në prodhimin e produkteve/shërbimeve inovative i atribuohet iniciativave private, Mariana, del kundra e tregon që sektorët më inovativ kanë burimin nga iniciativa dhe strategji të ndërtuara dhe financuara nga shteti.

Eshte nje “must” për të interesuarit në modelet e zhvillimeve ekonomike dhe hartuesve te politikave te inovacionit teknologjik dhe industrial.

EDA LEKA 

ELThe hard thing about hard things: Building a business when there are no easy answers” nga Ben Horowitz; që është një nga sipërmarrësit më të suksesshem të Sillicon Valley.

Për këtë libër mund të them që është një përmbledhje e të gjitha aspekteve të lidhura me nisjen dhe drejtimin e një biznesi veshur me nuanca të këndshme humori.

Libri është një guide praktike leadership-i që lind nga eksperienca e suksesshme e Horowitz dhe ndër të tjera trajton dhe anën e errët e të ashpër të vendimeve që një lider duhet të ndërmarrë për të ngritur një biznes konkurrues.

High output management“; edhe ky libër është gjithashtu një guide praktike për botën e manaxhimit  ideuar nga Andrew S. Grove, ish CEO i Intel i cili përdor eksperiencën e tij lidhur me inovacionet që bënë Intel, një nga korporatat më të suksesshme amerikane për të transmetuar mesazhe të qarta mbi principe të team leadership, recruiting dhe aspekte të tjera manaxhimi që kanë aftësinë të revolucionojnë mënyrën si leaderat drejtojnë sot.

JOHANNES ESTRADA 

JETitulli i librit ekonomik të vitit padyshim që i shkon “Capital in the 21st Century” i Thomas Piketty. Në fakt këtë çmim Piketty do e meritonte në secilin prej 70 viteve të fundit që prej momentit që Keynes botoi The General Theory, pasi rrallë ka ndodhur që një libër i tillë të ketë patur jehonën që ai pati këtë vit.

Thelbi i librit, për ata që nuk kanë lexuar atë vetë ose shumë prej artikujve përmbledhës, është se pabarazia në botë do vazhdoj të rritet pasi fitimet kryesore i shkojnë pronarëve të kapitalit e jo sipërmarrësve të rinj dhe inovatorëve. E ky trend për pabarazinë që tani po bëhet mjaft shqetësues.

Kuptohet, janë të shumtë ata që nuk janë plotësisht të bindur nga libri. Personalisht nuk jam i prirur ti besoj parashikimeve negative, pasi nuk jam plotësisht i bindur nga mekanizmi që rrit parabarazinë sipas Pikettyt. Por nuk ka asnje dyshim nga ana tjetër se tashmë pabarazia, e gjithë zhvillimet që lindin prej saj, është një nga temat kryesore të kërkimeve ekonomike sot e për vitet e ardhshme. E gjitha kjo falë “Capital in the 21st Century”.

ADMIR RAMADANI 

ARThe Fourth Revolution;The global race to invent the State” nga autorët John Micklethwait dhe Adrian Wooldridge

Për të eturit e ndryshimeve të mëdha në paradigma të ekonomisë politike, kryesisht pyetjeve mbi rolin e  Shtetit në ekonomi, duo e The Economist, John Micklethwait and Adrian Wooldridge   sinjalizojnë forma të reja, miksi politikash ekonomike- ku konsiston dhe revolucioni i katërt-shqytojnë  çështjen e rishpikjes së qeveribërjes mbasi japin një histori koncize të tre revolucioneve të mëparshme. Identifikojnë problemet, shfaqin raste suksesi suprizuese dhe ndërtojnë një udhë ku mund të mendohet  një modeli ri  i rolit të Shtetit në ekonomi.

KLODIAN MUCO 

klodinai1Do e nis këtë listë sugjerimesh me një  libër që në pak muaj u trasformua në një fenomen editorial ndërkombëtar i botuar brenda disa muajsh në mbi 30 vende.  “Il Capitale Nel XXI Secolo” i Thomas Piketty, i cili edhe pse mjekrën nuk e ka dhe është vetëm 44 vjeç, konsiderohet si Karl Marx i ri, pasi pati meritën e rikthimit në qëndër të vëmendjes të debatit ekonomik mbi rritjen e diferencimit midis shtresave apo të rritjes së diferencimit midis pasurve dhe të varfërve.

Libri i dytë i mrekullueshëm i botuar në 2014 ështëStress Test: Reflections of Financial Crises i Timothy Geithner (sekretar i thesarit përgjatë presidencës së Barack Obamas). Është një libër interesant pasi tregon me detaje se çfarë ndodhte “mbas kuintave” për të shpëtuar sistemin financiar dhe për të evituar kolapsin ekonomik. Stress Test është interesant si libër edhe për qeveritë pasi jepen me detaje informacione se si mund të menaxhohen krizat financiare.

Nëse Timothy Geither nuk ju duket i qartë për shpjegimin e krizës atëherë ju këshilloj të lexoni, The Shifts and the Shocks: What We’ve Learned and Have Still to Learn From the Financial Crisis i Martin Wolf i cili është një ndër komentatorët ekonomik më influent të momentit. Në librin në fjalë Wolf bën një analizë shumë origjinale dhe të detajuar mbi ekonominë në shtatë vitet e fundit, duke dhënë një leksion mbi atë çfarë mësojmë nga kjo krizë.

Përsa i përket borxhit dhe rolit të konsumatorëve do këshilloja House of Debt: How They (and you) Caused the Great Recession, and How We can Prevent it From Happening Againi Atif Mian dhe Amir Sufi i cili flet për reçensionin ekonomik amerikan që shkaktoi humbjen e 8 milionë vendeve të punës brenda 2 vitesh e rreth 4 milionë banor humbën shtëpitë e tyre në Amerikë. Autorët tregojnë se depresioni ekonomik që po kalon ekonomia Amerikane dhe ajo Europiane është falë borxheve të familjeve për blerjen e shtëpive dhe tashmë falë rënies së konsumit të familjeve. Në libër tregohet qartë se fatet e ekonomisë së një vendi varen nga zgjedhjet e konsumatorëve.

Pas leximit të librave mbi krizën ja vlen të vazhdohet me librin Zero to One: Notes on Startups, or How to Build the Future Hardcover i shkruar nga sipërmarrësit Peter Thiel e Blake Masters. Autorët tregojnë se edhe pse kemi në dorë një smartfon jetojmë në një epokë stanjacioni teknologjik. Progresi dhe zhvillimi sipas tyre mund të arrihet nga çdo sektor, kur krijojmë diçka të re, ne kalojmë nga një stad zero në stadin një. Sipas autorëve në fjalë nëse do të jesh leader në treg dhe urren konkurencën atëherë nevojitet kalimi i stadit pra hedhja në treg e një produkti unik. Pra për të pasur rritje dhe zhvillim nevojiten ndryshime radikale.

Do e mbyll këtë listë me një libër të Warren Berger, A More Beautiful Question, Berger në librin e tij shpjegon se ndërmarrjet inovative si Google, Netflix apo Apple kanë arritur aty ku janë sot me anë të kulturës së kërkimit. Sipas Berger mësuesit apo prindërit duhet të nxisin fëmijët të bëjnë sa më shumë pyetje e tu shtojnë kuriozitetin. Ndryshe nga librat e mëparshëm që japin informacione mbi ekonominë ky është një libër që duhet ta lexojnë të gjithë.

Nëse akoma nuk i keni bërë dhurat një mikut tuaj ekonomist për festat e fund vitit, epo jeni në kohë, mund të zgjdhni secilin prej librave të përmendur më sipër.

 

 

Tagged with:
 

2 Responses to 2014 në libra!

  1. Pjer Thomas says:

    Ne kuader te rekomandimeve dhe slloganit me te cilen nis ky artikull, une do ti thoja autorit te ketij artikulli, te lexonte kete interviste ekonomike;
    http://www.peshkupauje.com/2014/12/intervista-me-disa-nga-komentatoret-e-blogut

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.