abu-dhabi-may-reform-power-water-subsidies-imf-officialGjatë dy dekadave të fundit, sektori nuk përjetoi asnjëherë një reformë të vërtetë; përkundrazi, ai ka vuajtur shumë nga politikat “krijuese” dhe filozofia Carpe Diem. Rrjedhimisht, një reformë gjithëpërfshirëse e sektorit të energjisë është mëse e domosdoshme, urgjente dhe e detyrueshme, pa përmendur faktin që ajo përbën një nga përparësitë kryesore të qeverisë aktuale, e madje ajo ka filluar tashmë.

“Që një industri të zhvillohet në një vend, së pari nevojitet energji elektrike; për energjinë elektrike, nevojiten punonjës të trajnuar; për punonjësit e trajnua nevojiten disa shkolla; për shkollat nevojiten paratë; për paratë nevojiten disa industri”. Ky fjalëformim zinxhir, i artikuluar nga z. Evan Davis, ekonomist, gazetar dhe prezantues i famshëm anglez i BBC-së, shpjegon në një mënyrë lakonike rolin dhe rëndësinë e energjisë elektrike. Eshtë mëse e kuptueshme që energjia përbën një nga nevojat kryesore themelore të jetës së  përditshme, e në një kuptim më të gjerë, bazamentin e gjithë zhvillimit ekonomik të çdo vendi në botë.

Kur është fjala për Shqipërinë gjithkush e pranon se vendi është i bekuar me një nga burimet më të rëndësishme natyrore: UJIN, që nënkupton energji elektrike, që është fuqi dhe pushtet, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Për fat të keq, i të gjithë ky bekim natyror nuk është transformuar në fuqi dhe prosperitet. Sistemi energjetik shqiptar dhe të gjithë aktorët e saj janë, njëkohësisht dhe të gjithë së bashku, të përballur pabesueshmërisht me sfida ekzistenciale financiare. Nëse ka ndonjë vrimë e zezë në ekonominë shqiptare, me siguri të gjithë do tregonin me gisht në drejtim të sektorit të energjisë (elektrike). Sikurse dhe vrima e zezë, ky sektor ka thithur dramatikisht, përgjatë gjithë kohës, gjithë të këqijat dhe ineficiencat e mundshme, si: keqmenaxhimin, gabimet strategjike, modelet e gabuara të tregut, ndërhyrjet politike, vjedhjet, mungesën e investimeve, përmirësimeve teknologjike dhe të reformave të nevojshme, humbjet e ndryshme, korrupsionin dhe abuzimet, keqpërdorimin e kapitalit njerëzor dhe sigurisht borxhet e këqija. Të gjitha këto kanë krijuar një peizazh surrealist, ku enden plot qylaxhinj, por dhe jo pak humbës, përfshirë në këta të fundit qeverinë, qytetarët e rregullt, si dhe subjektet bartëse të kostove, si: prodhuesit e energjisë dhe bankat.

Gjatë dy dekadave të fundit, sektori nuk përjetoi asnjëherë një reformë e vërtetë; përkundrazi, ai ka vuajtur shumë nga politikat “krijuese” dhe një filozofi Carpe Diem, e cila e ka zvarritur atë dhe ekonominë në përgjithësi drejt shtegut të rrezikshëm të ekzistencës dhe kolapsit strukturor. Politikat e mëparshme jorealiste dhe dritëshkurtër të çmimeve, si për çmimet finale për konsumatorët, ashtu dhe për çmimin e blerjes së energjisë nga hidrocentralet e vogla, kanë sfiduar pothuajse të gjitha rregullat e financës, kontabilitetit, menaxhimit të rrezikut, qeverisjes dhe planifikimit strategjik, duke e zhvendosur zhvillimin e sektorit të energjisë jashtë parimeve të  tregut. Rrjedhimisht, një reformë gjithëpërfshirëse e sektorit të energjisë është mëse e domosdoshme, urgjente dhe e detyrueshme, pa përmendur faktin që ajo përbën një nga përparësitë kryesore të qeverisë aktuale, e madje ajo ka filluar tashmë. Kjo është megandërhyrje kirurgjikale dhe normalisht e dhimbshme, pasi çdo gjë brenda sektorit ka nevojë për rregullim, pavarësisht faktit se ka krijuar konfuzion, hutim dhe shqetësim, në rrethin e të gjithë palëve të interesuara të sektorit energjetik, sidomos te prodhuesit e energjisë dhe bankat. Këta të fundit po shohin tani se projektet e tyre dhe planet e tyre të investimeve duhet të rishikohen e ristrukturohen, nën optikën e kursit të ri të reformave brenda sektorit. Edhe Qeveria duhet të luaj një rol këtu, në mos një rol kyç, jo për etatizëm, por për hir të ekonomisë së tregut, lojtarëve si bankat dhe prodhuesit e energjisë, e mbi të gjitha për mirëqenien e qytetarëve.

Në fakt, sa më i madh konsumi për frymë i energjisë në një vend, aq më i lartë është standardi i jetesës së banorëve të tij. Deri më sot kjo aksiomë nuk vërtetohet në Shqipëri, por qeveria ka ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim, me arkëtimin e faturave të papaguara të energjisë elektrike, si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Kjo përpjekje përmbush plotësisht thënien e njohur të Kongresmenit Republikan, z. Steve King: “Kjo është thelbësorja: zbatoni kushtetutën. Vendosni sundimin e ligjit, e më pas vjen vet kapitali dhe rrjedh energjia elektrike!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.