hill_r_illustration

Deri dje Shqipëria konsiderohej si shtet në të cilin mundësia për të përdorur pastrimin e parave të paligjshme në shërbim të financimit të terrorizmit ishte shumë e lartë. Me përfundimin, në datën 27 Shkurt, të konferencës së Parisit të organizuar nga “Financial Action Task Force”, Shqipëria do të gjendet e eleminuar nga “lista e zezë” e vendeve me probleme të tilla.

Por ëfarë do të thotë të jesh i përfshirë në këtë listë dhe mbi të gjitha çfarë do të thotë të dalësh nga kjo listë?

Për të kuptuar këtë është e rëndësishme të njohim kriteret mbi bazën e të cilave përcaktohet pozicionimi “i rrezikshëm”. Guida ndërkombëtare e riskut të shteteve (ICRG) është dokumenti në të cilin ndodhen 140 shtete të monitoruara nga aleanca ndërkontinentale. Ky dokument bazohet në metodat kuantike të vlerësimit të rrezikut politik dhe financiar të secilit shtet. Sigurisht që është një model parashikues dhe ndërtohet në bazë të skenareve të mundshëm por vlen të përmendet se analizon konkretisht periudha të ardhshme 18 mujore si dhe projeksione 5 vjeçare. Ndër të tjera konsideron 11 mënyra të ndryshme të ndërhyrjes qeveritare në ekonomi të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e biznesit në vend. Pas përllogaritjes të probabilitetit mbi faktorët e mësipërm, modeli konverton numrat në nota dhe përcakton rezultatin për tre fusha: Transfertat financiare, Investimet e Huaja Direkte dhe Eksportet në tregun e brendshëm. Për të kuptuar drejt duhet të konsiderojmë faktin se në këtë listë nuk ndodhen vetëm shtete të varfra apo në zhvillim por edhe superfuqi botërore ekonomike dhe ligjore si Italia, Danimarka, Rusia, Britania e Madhe apo Zvicra. Pra pastrimi i parave në shërbim të financimit të aktivitetit terrorist nuk ndodh vetëm në periferinë e planetit por dhe në qendër të tij.

Në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk ka lëvizur asnjëherë nga kjo listë dhe është cilësuar vend i cili duhet të monitorohet në mënyrë konstante pasi institucionet e brendshme nuk janë aspak të konsoliduara për të 9105MTIvMjgvMjAxNCAxMjowMDowMCBBTTQyNQ__kryer këtë detyrë. Tema e konferencës së Parisit, e cila përfundoi në datën 27 Shkurt fokusohet kryesisht në zbulimin dhe shkatërrimin e financimeve që i shërbejnë terrorizmit. Ministri francez i financave, Michel Sapin, si përfaqësues i vendit të prekur më së fundmi nga ky fenomen, është shprehur në fjalën e tij hapëse se është detyrë urgjente globale që të çmontohen teknikat e hirta dhe komplekse të financimit të terrorizmit. Në krye të këtyre niveleve shumë të larta të kundër zbulimit financiar qendron task forca për veprim financiar (FATF). Ky trup institucional ndër shtetëror i krijuar në vitin 1989 me qëllim promovimin dhe implementimin ligjor të masave kundër pastrimit të parave dhe formave të tjera të kërcënimeve ndaj sistemeve financiare ndërkombëtare është kthyer në qendrën e vëmendjes që pas sulmeve mbi prestigjozen “Charlie Hebdo”.

Shqipëria e vogël e Ballkanit perëndimor është konsideruar përherë kërcënim si për ICRG ashtu dhe për FATF. Ndër variablat e paraqitura me rrezik për Tiranën zyrtare konsideroheshin profilet e investimit, niveli i korrupsionit, zbatueshmëria e ligjit, kohezioni qeveritar, cilësia e burokracisë si dhe konfliktet ndërkufitare. Në 5 vitet e fundit, nëse i referohem analizave vjetore, është vënë re reduktim i rrezikut nga cilësia e burokracisë dhe konfliktet ndërkufitare ku lehtësisht mund të përmend si suksese lehtësitë e reformave “One Stop Shop” dhe profili paqësor i vendit tonë në rajon.

Ndërkohë në dy raportet e fundit vjetore, pra të vitit 2013 dhe 2014, përmirësimi regjistrohet në profilet e investimit dhe zbatueshmërinë e ligjit ku unë do të nënvizoja origjinën e qartë të kapitalit të huaj i cili është angazhuar në ekonominë tonë dhe aksionet për kryerjen e pagesave jetike ndaj shërbimeve publike. Janë pikërisht përmirësimet e këtyre 5 viteve të fundit të cilat kanë formëzuar dhe deklaratën publike të drejtuesve të konferencës së Parisit drejtuar përfaqësuesve të ministrisë shqiptare të financave dhe drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave për heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve me rrezik. Lajmi i mirë vjen jo vetëm për shtetin shqiptar por dhe për ato financime të cilat stepeshin përballë mundësisë për tu keqpërdorur dhe përfshirë në spirale kriminale të zhytyra në errësirë. Nga dita e nesërme ato 140 vende me rrezik global për financat ndërombëtare do të reduktohen në 139 pasi Shqipëria nuk bën pjesë më në këtë “listë të zezë”.

One Response to Fund pastrimit të parave në Shqipëri

  1. Artigatimit says:

    Shpresojmë vërtet te jete fundi!

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.