bubbleBankat në Shqipëri e kanë realizuar tashmë me sukses procesin e progresit të shpejtë drejt zhvillimit të një sektori bankar modern dhe kanë mbërritur në stacionin e ndërrimit të linjave, pikërisht aty ku duhet të fillojë puna për ndërtimin e rrugës së thellimit financiar.

Rreziku i likuiditetit është një ndër rreziqet më të monitoruara dhe menaxhuar siç duhet në industrinë bankare, e kjo për arsyen e thjeshtë të materializimit tejet të shpejtë të tij dhe efekteve shkatërruese që ai ka mbi biznesin dhe sektorin bankar. Rrjedhimisht, bankat bëjnë përpjekje të mëdha, duke përdorur instrumente apo strategji të ndryshme, përveç kërkesave rregullatore dhe të detyrueshme, për të siguruar që niveli i likuiditetit në to të mos bjerë poshtë disa niveleve minimale të përcaktuara. Një prej këtyre instrumenteve është dhe likuiditeti i tepërt, d.m.th. sasia e likuiditetit që bankat mbajnë, përtej rezervës së detyrueshme, që mbahet në mënyrë të detyrueshme pranë bankës qendrore. Por ndërkohë që bankat përpiqen të shmangin problemet e mundshme të likuiditetit dhe rrezikun e financimit, një tjetër çështje shpaloset përpara tyre, kur likuiditeti i tepërt e tejkalon kufirin e pragut të caktuar parandalues, duke i “nxjerrë” ato në detin e likuiditetit. Kjo i ngjan situatës që mbizotëron aktualisht në sistemin bankar shqiptar, ku likuiditeti është i kudondodhur. Ekzistojnë disa arsye që e kanë krijuar akumulimin e një sasie të tillë likuiditeti të tepërt, si: tkurrja e veprimtarisë ekonomike dhe investuese bizneseve, rënia respektive e kërkesës për hua bankare, si dhe alternativat e kufizuara të investimit në sistemin financiar vendas, në një kohë kur depozitat vazhdojë të rriten, edhe pse me ritme modeste.

Në kuadër të kushteve aktuale të tregut ndërkombëtar, rajonal dhe atij shqiptar nuk ka gjasa që bankat do të fillojnë ta përdorin këtë likuiditet të tepërt për të zgjeruar dukshëm huadhënien, pasi ato janë mjaftueshëm të arsyeshme e të kujdesshme, sa të mos i shpërdorojnë fondet e besuara te to. Nga ana tjetër, ato janë të kufizuara nga kuadri rregullator në fuqi që të kenë ekspozime të mëdha në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare apo dhe me bankat mëma, apo me korrespondentët e tyre ndërkombëtarë.

Kështu, në fund të ditës, bankat e gjejnë veten brenda një rrethi vicioz të përsosur. Në rolin e tyre si një njësi normale biznesi, ato duhet të prodhojnë fitim, e nisur nga kjo, bankat do përpiqen të ulin koston e fondeve. Kjoliquiditycrisis është ajo çka po ndodh në të vërtetë këtu, pasi depozitat me afat po zvogëlohen, ndërkohë që llogaritë rrjedhëse janë në rritje. Por depozitat me kosto të ulët thjesht i ndihmojë bankat të mbajnë marzhin neto të interesit të paprekur, ndërkohë që prania e skemave të investimeve kolektive me kthime më të larta e bëjnë tërheqjen e depozitave me kosto të ulët një përpjekje të mundimshme, në një periudhë afatgjatë.
Bankat po lundrojnë tashmë në Detin e likuiditetit, i cili për fat të keq nuk mund të quhet Deti i Qetësisë. Në këto kushte, duhet të merren parasysh disa zgjidhje jo-tradicionale, si: mekanizmat qeveritarë për rritjen e besueshmërisë së huamarrësit, zhvillimi gradual i tregut të letrave me vlerë, e ndoshta dhe emetimi i letrave me vlerë nga ana e bankës qendrore. Bankat në Shqipëri e kanë realizuar tashmë me sukses procesin e progresit të shpejtë drejt zhvillimit të një sektori bankar modern dhe kanë mbërritur në stacionin e ndërrimit të linjave, pikërisht aty ku duhet të fillojë puna për ndërtimin e rrugës së thellimit financiar. Megjithatë, bankat nuk mund të lihen të vetme në këtë sipërmarrje strategjike dhe tani është koha që qeveria dhe rregullatorët e tregut financiar për të bërë pjesën e tyre. Bankat janë dhe do të jenë këtu për të mbështetur ekonominë, bizneset dhe individët, por duke vepruar në interesin më të mirë të aksionarëve të tyre, në një mënyrë të kujdesshme, ndërkohë që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi!

One Response to Deti i likuiditetit nuk është Deti i Qetësisë

  1. adi says:

    Pse nuk eshte “Deti i Qetesise”??? ie cfare risqesh ka??? dhe cfare zvhillimesh nenkupton me ‘nderrim linjash”- se mendon se do transformohet tregu financiar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.