mobile_payments-100530140-carousel.idgeTeknologjia e pagesave nëpërmjet telefonave tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri dhe besojmë se kjo teknologji do të vazhdojë të jetë në fokus edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Termi “tregti elektronike” përkufizon aktin e shitjes së mallrave ose shërbimeve nga ana e bizneseve nëpërmjet pajisjeve elektronike si: kompjuter ose telefon, dhe këtu do të përmenden vetëm blerjet nëpërmjet telefonit. Mbetet i rëndësishëm fakti që rritja globale e numrit të telefonave të zgjuar (smart) dhe penetrimi i tyre global, por edhe penetrimi në Shqipëri po merr përmasa të mëdha. Pavarësisht se tregtia online ka edhe forma të tjera pagesash, si p.sh.: pagesa me transfertë bankare, karta të parapaguara ose palë të tjera si agjenci transfertash, këtu do të trajtohen pagesat me kartë bankare në tregtinë online, e cila po transformohet në një trajtë të re përdorimi, duke kaluar nga kompjuteri ose laptop-i në telefona të zgjuar dhe tabletë. Blerjet me kartë bankare nëpërmjet telefonit të zgjuar, në shumë raste, mund të jenë pothuajse të njëjta me blerjet që kryhen nga kompjuteri, pra procesi standard i blerjes duke vendosur të dhënat e kartës, si: numri i kartës, emri mbiemri i klientit, data e maturimit si dhe kodi unik i sigurisë tre shifror, që gjendet në anën e pasme të kartës. Atëherë, ku qëndron ndryshimi i një blerjeje nëpërmjet telefonave të zgjuar nga një blerje normale në kompjuter? Përgjigja e kësaj pyetje është e ndërlikuar, pasi format e reja të përdorimit të kartave për blerje nga pajisjet e lëvizshme po evoluon çdo ditë në mënyra të ndryshme.Tashmë, me teknologjitë e reja blerjet nga telefonat e zgjuar mund t’i ndajmë në 3 mënyra: – Blerjet standarde, duke vendosur të dhënat e kartës, njëlloj si në kompjuter, –  Blerjet ku të dhënat e kartës ruhen në llogarinë e shitësit, – Blerjet ku të dhënat e kartës ruhen në një aplikacion, ose në një “portofol virtual”. Zakonisht faqet e internetit mobile ose dhe vetë aplikacionet mobile bëjnë të mundur që përdorimi të jetë sa më i lehtë për konsumatorin dhe gjithashtu aplikacionet e ndryshme mobile rrisin ndjeshëm besnikërinë e klientit, duke i ofruar më shumë ulje dhe oferta të ndryshme. Së bashku me rritjen e teknologjive, por edhe transmetimin dhe ruajtjen e të dhënave,është e mundur që faqet mobile dhe aplikacionet të ruajnë të dhënat e kartës në mënyrë të sigurtë.

Termi “wallet” merr kuptim edhe më të rëndësishëm në përdorimin në telefonate zgjuar, duke qenë se të gjitha kartat e kreditit që një klient zotëron mund të përdoren nga një portofol I vetëm dhe nuk është më e nevojshme të mbahen mend të gjitha të dhënat e kartës. Mjafton pajisja e llogarisë së “portofolit virtual” me një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, e më pas, të gjitha kartat që zotëron klienti janë të konsultueshme dhe përdorueshme nga ky portofol.

Vendosja e të dhënave të kartës në çdo blerje është jo vetëm një proces disi i lodhshëm, por mbi të gjitha një veprim jo i sigurtë. Në këtë mënyrë përdorimi vetëm i një fjalëkalimi, në vend të shumë të dhënave të kartës, bënimg3190 të mundur që procesi i blerjes nëpërmjet telefonave të zgjuar të jetë më i thjeshtë, por gjithashtu edhe më i sigurt. Sipas statistikave të fundit vihet re që komoditeti që ofron blerja me kartë nëpërmjet telefonave të zgjuar është shumë i madh dhe ka sjellë jo vetëm rritje të vëllimit të blerjeve, por edhe të besnikërisë së klientit, duke shpenzuar edhe më shumë. Rritja e këtij fenomeni vjen për disa arsye, të cilat lidhen ngushtë me zgjerimin e qasjes së popullatës në internet nëpërmjet telefonave të zgjuar, si dhe me zhvillimet e rëndësishme në teknologjitë e aplikacioneve.Shkaqet kryesore që ky fenomen po tregon një eficiencë më të lartë sesa blerjet në kompjuter, mund të jenë: – Numri i lartë i përdoruesve të telefonave të zgjuar, si dhe përdorimi i tyre gjatë gjithë ditës, bën të mundur që koha e shpenzuar online të jetë me e madhe, krahasuar me kohën e kaluar në kompjuter, – Blerësit kanë më shumë lehtësi gjatë blerjes, pasi telefoni i zgjuar ofron blerje online në momentin që nevojitet, si edhe është më lehtë i aksesueshëm sesa një kompjuter personal,• Ofrohet më tepër siguri, pasi mendohet që telefoni i zgjuar përdoret nga vetë klienti, ndërkohë që edhe viruset, “malware”-t, etj., janë më të pakët në këto lloj telefonash, krahasuar me kompjuterat, – Gjatë përdorimit të këtyre telefonave ofrohet më tepër ndërveprim dhe mundësipër njoftime “push notification”, me anë të të cilëve klientët njoftohen për okazione, ose ulje të ndryshme. Informacioni që firmat përfitojnë nëpërmjet këtyre telefonave është më i lartë sesa ai që përfitohet nëpërmjet kompjuterit.

Por si ruhen të dhënat e kartës dhe si përdoren ato më pas për blerje online? Me telefonat e zgjuar, që kanë në vetvete edhe mundësi enkriptimi, është e thjeshtë dhe e sigurt ruajtja e të dhënave konfidenciale të kartës. Shumë shoqëri të mëdha që shesin online ofrojnë mundësinë që, gjatë hapjes së llogarisë nga këta telefona, mund skanohen të dhënat e kartës duke u përdorur kamerat e aparatit dhe nga ky skanim merren automatikisht këto të dhëna. Kjo është një lehtësi për kartëmbajtësin, pasi sa herë që nevojitet të kryejë një blerje nuk duhet të nxjerrë kartën nga portofoli, por të dhënat e kartës janë të ruajta në llogarinë e tij pranë shitësit, ose këto të dhëna ruhen edhe në një aplikacion në vetë telefonin e klientit. Ndërkohë termi “wallet” merr kuptim edhe më të rëndësishëm në përdorimin në telefonat e zgjuar, duke qenë se të gjitha kartat e kreditit që një klient zotëron mund të përdoren nga një portofol i vetëm dhe nuk është më e nevojshme të mbahen mend të gjitha të dhënat e kartës. Mjafton pajisja e llogarisë së “portofolit virtual” me një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, e më pas, të gjitha kartat që zotëron klienti janë të konsultueshme dhe përdorueshme nga ky portofol. Procesi është i tillë që, shoqëria që ofron këtë shërbim lidhet me shumë shitës të tjerë, duke ofruar që ata të shesin mallrat/shërbimet e tyre, nëpërmjet përdorimit të sistemit “wallet”, që kjo shoqëri ka.

Telefonat e zgjuar dhe interneti janë mjeti kryesor që ka ndihmuar tregtinë online. Kartat bankare do vazhdojnë të jenë gjithashtu baza e pagesave nëpërmjet telefonave, por edhe ato do të evoluojnë në forma të tjera, ku një prej tyre duket që do të jete “portofoli” virtual.

Disa nga këta shoqëri, si p.sh.: PayPal ose Scrill, ofrojnë lidhje me shumë tregje online si: eBay, Amazon, etj, dhe krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me këto faqe dhe gjatë procesit të pagesës “check out”, ku për të paguar për mallin e blerë duhet të vendosësh të dhënat e përdoruesit dhe fjalëkalimin e faqes. Procesi është mjaft i thjeshtë, sidomos për ata persona të cilët zotërojnë karta bankare, nga banka të ndryshme. Portofoli virtual ofron mbajtjen dhe menaxhimin e këtyre kartave nga një llogari, duke ofruar edhe shërbime shtesë. një prej këtyre shërbimeve është edhe lajmërimi i klientit kur një nga këto karta po i afrohet datës së maturimit. Mendohet që në një të ardhme të afërt këto “portofole” do zënë një vend edhe më të madh në tregtinë online, për shkak të efikasitetit të madh që kanë, por edhe sepse ofrojnë një fleksibilitet për të gjitha palët që marrin pjesë në tregtinë elektronike. Pagesat me kartë nëpërmjet telefonit kanë arritur majat, sidomos gjatë vitit të fundit ku tregtia online B2C (nga biznes në konsumator) ka arritur në nivelin e 1,500 miliardë dollarëve, nga 1,000 miliardë dollarë që ka qenë në vitin 2012 (vetëm pagesat përmes telefonave të zgjuar dhe tabletëve, zë mbi 20% të totalit). Duket qartazi që telefonat e zgjuar dhe interneti janë mjeti kryesor që ka ndihmuar tregtinë online. Kartat bankare do vazhdojnë të jenë gjithashtu baza e pagesave nëpërmjet telefonave, por edhe ato do të evoluojnë në forma të tjera, ku një prej tyre duket që do të jete “portofoli” virtual. Një gjë është e sigurt që, tani dhe në të ardhmen e afërt, gjithnjë e më shumë konsumatorë dhe kartëmbajtës do të jenë të prirur për të përdorur kartat e tyre edhe më shpesh nëpërmjet telefonave të zgjuar.

Telefonat e zgjuar dhe interneti janë mjeti kryesor që ka ndihmuar tregtinë online. Kartat bankare do vazhdojnë të jenë gjithashtu baza e pagesave nëpërmjet telefonave, por edhe ato do të evoluojnë në forma të tjera, ku një prej tyre duket që do të jete “portofoli” virtual.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.