123456Analiza e 200 VIP-ave, sipas llojit të ndërmarrjeve për 2014-n, na sjell para një paralajmërim të zymtë për të ardhmen e ekonomisë në afatin e mesëm e të gjatë. Kur të gjithë po flasin për një model të ri, që do ta orientonte vendin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, larg ndërtimeve pa fre e tregtisë së mirëfilltë, drejt industrisë me vlerë të lartë të shtuar, të dhënat janë kokëfortë. Në listën e 200 sipërmarrjeve më të mëdha mbizotërojnë kompanitë e tregtimit të naftës, që zinin rreth 10% të numrit total (21 të tilla) dhe kanë realizuar 21% të qarkullimit total të 200 VIP-ave, të ndihmuara dhe nga zgjerimi i prodhimit vendas, por dhe faktit që nafta blihet e shitet shumë herë, duke rritur artificialisht volumin e tregut dhe xhiron e kompanive të këtij segmenti. Nga 10 sipërmarrjet më të mëdha në vend sipas qarkullimit vjetor, 4 merren me naftë. Edhe aktivitetet e lojërave të fatit, kanë parë një lulëzim të aktivitetit vitin e kaluar, një ecuri kjo që mund të habisë shumëkënd që priste një rënie të tyre pas sulmeve të ashpra, me të cilat qeveria e re nisi aksionin “fundi i marrëzisë”, sapo erdhi në pushtet, në tremujorin e fundit 2013 dhe synonte, ndër të tjera, të godiste vesin e keq të të luajturit bixhoz.

Sipërmarrjet prodhuese e përpunuese dhe ato eksportuese numërohen me gishtat e dorës. Në listën e 100 më të mëdhave ka vetëm 4 sipërmarrje eksportuese.

Kompanitë e ndërtimit janë përulur përpara reduktimit të shpenzimeve kapitale në 2014-n dhe ndalimit drakonian të lejeve të ndërtimit, që vitet e kaluara ishin bërë ushqimi kryesor i tyre.

Në total, qarkullimi vjetor i 200 sipërmarrjeve më të mëdha në vend, i nxitur artificialisht dhe nga nafta (për arsye të numërimit të dyfishtë të prodhimit të brendshëm që shkon për tregtim në retail si te qarkullimi i ndërmarrjeve prodhuese ashtu edhe tek ato tregtuese dhe shit-blerjes disa herë të saj) është rritur me 5% në 2014-n, në një ekonomi që shënoi një zgjerim të prodhimit të brendshëm prej 2.12%, sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT.

Në listën e 200 më të mëdhenjve për 2014-n, 35% janë sipërmarrje me kapital të huaj, ku mbizotërojnë institucionet financiare, kompanitë e rrugëve, prodhues të naftës. Një vit më parë, në listë kishte 31% sipërmarrje të huaja. Hyrjet e reja janë kryesisht në fushën e ndërtimit të rrugëve.

10 më të mëdhenjtë, dominon nafta, “rrëshqasin” më poshtë telekomunikacionet

  • Picture1Bankers Petroleum Albania ka vijuar të jetë kompania më e madhe në vend edhe për 2014-n, ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të çmimeve të naftës në gjysmën e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga bilanci, qarkullimi vjetor i kompanisë (i rakorduar me deklarimet tatimore PDF të kompanisë për efekt të TVSH-së) ishte 67.3 miliardë lekë, me një rënie fare të lehtë në raport me 67.7 miliardë lekë një vit më parë. Kompania ka rritur shitjet brenda vendit nga 2.8 në 8.4 miliardë lekë, megjithatë, shitjet kryesore i ka shënuar përmes eksporteve, ku ka gjeneruar 53 miliardë lekë. Bankers ka paguar 9 miliardë lekë rentë minerare në 2014-n, nga 9.8 miliardë lekë një vit më parë.

Kompania ka raportuar humbje fiskale prej 12.5 miliardë lekësh në 2014-n (rreth 100 mln USD), nga rreth 19.4 miliardë lekë që ishte humbja fiskale e një viti më parë.

  • aYFjZ3LeKastrati SHA është sërish kompania e dytë më e madhe në vend, sipas xhiros, duke i rritur të ardhurat me 5% në rreth 67 miliardë lekë. Luigj Aliaj, një nga administratorët e kësaj kompanie, vijon të mos jetë optimist për pozicionimin te më të mëdhenjtë sipas xhiros. Ai pohon se nga natyra, sipërmarrjet e naftës qarkullojnë volume të mëdha, që realisht nuk kanë ndonjë ndikim të madh në ekonomi. Megjithatë ato janë të rëndësishme si “agjente fiskale”. “Në fakt, 930 lekë në çmimin e një litri naftë janë taksa”, – thotë ai.

Kompanitë e naftës karakterizohen nga norma të ulëta fitimi dhe kanë një numër të vogël të punësuarish, dy elemente që, sipas Aliajt, janë parësore për të parë ndikimin e një kompanie në ekonominë reale të një vendi.

Pesha e kompanisë në tregun e naftës është rritur vazhdimisht vitet e fundit. Sipas një hetimi të Autoritetit të Konkurrencës, Ndërmarrja Kastrati SHA është aktive në import dhe rezulton se pjesën kryesore të karburantit e shet në zonën e lirë doganore edhe për periudhën janar – prill 2014, ku pozicioni i saj në treg është rritur ndjeshëm, pjesa e karburantit naftë që shitet nga kjo ndërmarrje në zonën e lirë doganore është rreth 74% e sasisë totale të importuar dhe 80% të produktit benzinë të importuar, nga nën 50% që kishte qenë në 2013-n për të dy llojet e karburanteve.

  • Bc9Op8AcOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka përmirësuar ndjeshëm aktivitetin, pas një 2013-e tepër negative. Të ardhurat e kompanisë u rritën me 25% në 47.3 miliardë lekë. Ulja e shpenzimeve operative, me 32%, ka bërë që humbjet të zbresin ndjeshëm në 930 milionë lekë, nga 26 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, kompania vijon të vuajë barrën e lartë të detyrimeve të pambledhura, ku vetëm llogaritë që duhet të arkëtohen nga klientët familjarë ishin 45.8 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3% me bazë vjetore. Kompania për të disatin vit radhazi vijoi me një kapital negativ, që u ngjit në 71 miliardë lekë në 2014-n, ndërkohë që gjithë aktivet e kompanisë ishin 33.2 miliardë lekë, e njëjta vlerë si një vit më parë.
  • bktlogoBanka Kombëtare Tregtare (BKT), pjesë e grupit turk Çalik, ka ruajtur pozicionin e katërt, me një xhiro prej 40.4 miliardë lekësh dhe rritje prej 13%.

BKT ka pasur një aktivitet të qëndrueshëm vitet e fundit, duke kaluar në 2014-n si banka më e madhe në vend edhe nga aktivet, ndërsa është huadhënësja e dytë më e madhe në vend, pas Raiffeisen.

 

  • kurum_logoKurum International, një tjetër grup investitor turk, që është vendosur prej disa vitesh në Shqipëri, është ngjitur me shpejtësi dy vitet e fundit në listën e më të mëdhenjve. Kompania, që është zgjeruar, – krahas aktivitetit në industri dhe metale- edhe në fushën e prodhimit të energjisë, përmes blerjes së katër hidrocentraleve në fund të 2013-s, (Bistrica 1,2, Ulëz dhe Shkopet me fuqi totale të instaluar 76.7 MW), ka qarkulluar 28.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në raport me një vit më parë, rritje që ka ardhur nga përfshirja në aktivitetin e energjisë. Në vitin 2014, 4 HEC-et e Kurum kanë prodhuar në total 366 mijë MWH, ose 28% të totalit të energjisë nga prodhuesit privatë dhe ata me koncesion, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, duke qenë prodhuesi i dytë më i madh në vend pas KESH.
  • ImagesEuropetrol Durrës Albania (tregtuesi i markës Eida) vijon të mbetet në listën e 10 të mëdhenjve. Ndërsa dikur ishte në të njëjtat nivele me Kastratin, treguesi i naftës ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave vitet e fundit. Në 2014-n, xhiro vjetore ishte 19.6 miliardë lekë, me një rënie prej 13%.

 

 

  • received_10156105732460301 Everest Oil SHA është një hyrje e re e dy viteve të fundit, që është ngjitur me shpejtësi në renditje. Kompania është krijuar në mesin e vitit 2012, për të arritur të ardhura prej 16 miliardë lekësh në 2013-n, duke u pozicionuar atë vit direkt në vendin e dhjetë. Në 2014-n, zgjerimi vazhdoi, ndonëse me ritme më të ulëta, duke arritur në 18.9 miliardë lekë (rritje 16%). Everest tregton me shumicë naftën nga depozitat e Petrolifera, ndërsa nuk ka një rrjet të vetin të tregtimit me pakicë. Everest Oil SHA blen karburantet nga ndërmarrja ENI s.p.a. dhe ua shet këtë karburant ndërmarrjeve të tjera të shitjes me shumicë në zonën e lirë doganore (pra i gjithë transaksioni ndodh në zonë të lirë doganore), sipas një hetimi të Autoritetit të Konkurrencës.
  • 11027517_796682310446599_715668804045469811_nGenklaudis SHA (tregtuesi me shumicë i markës Gega Oil) është një tjetër operator nafte, që ka hyrë për herë të parë në dhjetëshe në 2014-n, duke u rritur me 46%, për të arritur të ardhura prej 18.4 miliardë lekësh. Muajt e fundit kompania shënoi një hov të aktivitetit të saj, duke marrë pjesën më të madhe të pikave të tregtimit të IT Oil, teksa kjo e fundit po del gradualisht nga tregu.

 

 

  • download (1)Raiffeisen Bank ka vijuar të jetë në dhjetëshen e më të mëdhenjve sipas xhiros, pavarësisht strategjisë së saj të uljes së peshës në treg të ndjekur që nga viti 2012, në linjë me orientimin e mëmës në Vjenë për të ulur ekspozimin e saj në tregjet e Europës Lindore e Juglindore. Banka ka ulur me 16% të ardhurat, në 17.2 miliardë lekë në 2014-n.

 

 

  • logo (1)Alfa SHA, në pronësi të Agna Group, e përqendruar në tregun e shpërndarjes dhe prodhimit të produkteve ushqimore dhe të tjera të segmentit FMCG (fast moving consumer goods – mallrat e konsumit që lëvizin shpejt nga rafti) është një tjetër ngjitje e re në dhjetëshe. Kompania, që është ambalazhuesi dhe shpërndarësi i Pepsi, prodhuesi i ujit Glina dhe shpërndarës i produkteve të tjera ushqimore dhe disa “brandeve” të prodhuesve të cigareve apo i produkteve të kompanive celulare, ka rritur të ardhurat me 22% në 17 miliardë lekë në vitin 2014.

 

Tagged with:
 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.