Abenomics_cartoon_12.26.2014_largeJaponia duket se po përjeton  ngërçe të vazhdueshme. “Dy dekadat e humbura” ishin një  goditje e rëndë për një nga ekonomitë më të shëndosha. Hija e deflacionit kishte nxjerrë përgjatë viteve jashtë loje shumë përpjekje të qeverisë japoneze dhe ekonomistë të ndryshëm  për një zhvillim ekonomik stabël dhe efiçent. Deflacioni mund të konsiderohet vetëm njëra anë e monedhës. Një zhvillim demografik jo i favorshëm si edhe fatkeqësi natyrore të vazhdueshme po vështirësonin daljen e Japonisë nga errësira.

Tregjet e aksioneve nuk zinin më vendin e parë në listën e investitorëve japonez dhe atyre të huaj. Rënia drastike e çmimit të aseteve rezultoi në pasqyra finaciare “toksike” në duart e bizneseve japoneze. Këto pasqyra financiare do të sillnin dhe krijimin e kredive të këqija duke marrë parasysh që asetet e këtyre pasqyrave financiare përdoreshin si kolaterale nga huamarrësit. Si rrjedhojë ne presim të dhëna që demonstrojnë një rritje në numrin e falimentimeve të bankave dhe korporatave japoneze. Sistemi bankar japonez u gjet i pambrojtur dhe i brishtë. Numri i bizneseve të cilët nuk mund të paguanin kreditorët po rritej me ritme të frikshme. Si rrjedhojë shumë prej tyre u detyruan të mbyllnin dyert duke ngritur nivelin e papunësisë në shifra alarmante. Dukej qartazi që ekonomisë japoneze i nevojitej një kirurg i ri për të nisur një cikël të ri, rivitalizimin.

Më 16 dhjetor 2012, përqindja më e madhe e votuesve japonezë mbështetën Partinë Liberale Demokrate dhe liderin e saj Shinzo Abe. Një shans i dytë për Mr. Abe, duke kujtuar rolin e tij të mëparshëm si kryeministër i Japonisë nga viti 2006 deri në vitin 2007. Në konferencën e tij të parë si kryeminstër në Tokio, ai deklaroi: “Me bashkëpunimin e kabinetit , unë do të implementoj politika monetare  “ofensive”, politika fiskale fleksibile dhe një strategji zhvillimi që inkurajon  investimet private dhe me të trija këto politika, të arrijmë rezultate.” Një deklaratë rutinë e një lideri të sapozgjedhur që shfaqet i motivuar dhe në kërkim të mbështetjes. Por Shinzo Abe e dinte fare mirë pikturën  e dy dekadave të ekonomisë japoneze dhe ishte mëse i gatshëm për të fituar betejën kundrejt një tjetërdekade të humbur” të mundshme. Objektivi për të nxjerrë  ekonominë japoneze nga zona e deflacionit ishte listuar në krye të axhendës së Shinzo Abe.

Ekonomistë të mirënjohur vendosën  një pseudonim për paketën e propozuar nga Abe: Abenomics. Abenomics zuri shumë shpejt titujt kryesorë të gazetave prestigjoze financiare. Situata e Japonise po merrte vëmendjen e të gjithë ekonomisë globale. Politikat monetare, ato fiskale dhe reformat strukturore që përbenin paketën shpëtuese të Abe-s u pagëzuan me emrin “ tri shigjetat”. Siç u përmend edhe më sipër, shigjetat ishin gati për të shënjestruar reçesionin e vazhdueshëm  të ekonomisë vendase. Abe u shfaq i  gatshëm për të lëshuar shigjetat e tij për të rikthyer konfidencën e konsumatorëve dhe bizneseve dhe në të njëjtën  kohë inkrurajimin e investimeve të reja , të cilat do të shërbenin si një trampolinë e fuqishme për rimëkëmbjen e ekonomisë japoneze.

“Tri shigjetat” sollën diskutime të mëdha ndërmjet politikë-bërësve  më  me influencë.  Në blogun e tij në New York Times,  Paul Krugman citoi:

“ Në njërin krah, me të vërtet për tu vlerësuar nga Abenomics- kthesa e fortë drejt politikave monetare dhe fiskale stimuluese të adoptuara nga qeveria e kryeminsitrit Abe- është që askush tjetër në botën e zhvilluar po provon diçka të ngjashme. Në fakt, bota Perëndimore duket e marrë nga defatizmi ekonomik.”

Joseph Stiglitz, edhe ky një Nobelist i  njohur  në Ekonomi dhe Shkencat Sociale, dha opininion e tij rreth progresit të ekonomisë japoneze:

“Megjithatë, siç shumë qytetarë japoneze mendojnë, Abenomics mund të ndihmojë vetëm  rimëkëmbjen e Japonisë. Abe po bën atë që shumë ekonomistë kanë kërkuar për SHBA dhe Europën: një program gjithëpërfshirës ku ndërthuren politikat fiskale, monetare dhe ato strukturuese.”

Shigjetat e Abes tashmë janë  lëshuar, por përgjatë rrugës drejt shënjestrës janë shoqëruar me lëkundje që mund të sjellin dështimin e objektivave të listuara nga qeveria japoneze. Në të dhënat e fundit, inflacioni në Japoni vazhdon të jetë në nivele kritike dhe larg targetit të vendosur nga Banka Qëndrore Japoneze, afro 2%.  Faktorë të jashtëm si ulja drastike e çmimit të naftës dhe problematikat e lartpërmendura mund të kthehen në efekt  boomerang për qeverinë e Abes dhe Bankën Qëndrore Japoneze. Gjithësesi zhvillime të reja po ndodhin në frontin e marrëdhënieve të Japonisë me ekononomi të tjera të avancuara: TPP (Trans-Pacific Partnership), së bashku me agresivitetin e vazhdueshëm të paketës së Abes mund të kontribojnë pozitivisht në rikthimin e ekonomisë japoneze aty ku shtrihen potencialet e saj.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.