…edhe t
ë përkeqësojë klimën ekonomike kur të gjithë vendet e rajonit e kanë përmirësuar atë në 5 vitet e fundit…

Tashme është kthyer në traditë që unë me Blerinën në fund të vitit të bëjmë një analizë të performancës të klimës së ekonomisë shqiptare duke u bazuar në indekset ndërkombëtare. Këtë vit, të nisur nga disa deklarata dhe diskutime në mediat shqiptare, që duhet apo jo të krahasohet ekonomia jonë me atë të vendeve fqinje në rajonin e Ballkanit, kemi dashur të aplikojme disa analiza krahasuese për të kuptuar situatën dhe ecurinë e ekonomisë Shqiptare.

Në praktikë kemi aplikuar këto tre analiza krahasuese:

  1. Ecurinë e indekseve ekonomik në 5 vitet e fundit (2015-2011) duke izoluar vetëm rastin e Shqipërisë;
  2. Ecurinë e indekseve ekonomik në 5 vitet e fundit (2015-2011) duke analizurar të 5 vendet e rajonit (Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë);
  3. Ecurine e indekseve ekonomik duke izouluar performancën nga 2011 në 2015 për të 5 vendet e rajonit.

Përpara se të paraqesim rezultatet, po illustrojmë një pasqyrë të renditjes së klimës së ekonomisë shqiptare dhe vendeve të rajonit në 5 vitet e fundit sipas disa nga indekeseve më të rëndësishme në botën ekonomike.

psh

 

pm ps pmz pbhNë mënyrë që të aplikojmë një analizë krahasuese midis shteteve dhe të integrojmë indekset së bashku fillimisht kemi normalizuar indekset, pastaj kemi aplikuar një shkallë krahasimi nga -5 ne +5, dhe në fund për të qendruar asnjanës kemi vendosur të njëjtën peshë për të 6 indekset duke identifikuar performancën vjetore të çdo vendi[1]

Më poshtë rezultatet:

Në këtë grafik, kemi praqitur ecurinë e klimës së ekonomisë Shqiptare në 5 vitet e fundit duke matur ndryshimet e levizjeve nga njëri vit ne tjetrin.

sh

Siç shihet nga grafiku, klima e ekonomisë shqiptare në 5 vitet e fundit është përkeqësuar. Indekset të normalizuara dhe agreguara tregojnë që çdo vit nga 2011 deri ne 2015 klima e ekonomisë ka ardhur në përkeqësim e poshtë. Rënien më të madhe në këto 5 vite e ka patur nga viti 2011 ne 2012. Kemi gjithashtu matur efektin agregat nga 2011 në 2015 i kulmuar ne nje rezultat negativ – 2,17 (max +5, min -5).

Në grafikun më poshtë, kemi paraqitur ecurinë e indekseve për të 5 vendet e rajonit, në vitet e analizës 2011-2015.

raj

Siç shihet nga grafiku, Shqipëria është i vetmi shtet në rajon që ka arritur të përkeqësojë klimën ekonomike në 5 vitet e fundit.

Në grafikun më poshtë kemi izoluar vetëm rezultatin e ecurisë 2011-2015 për vendet e rajonit. Maqedonia konfirmohet vendi me progresin më të madh të klimës së ekonomisë duke shënuar nje indeks agregat +1,5 (max +5, min -5).

15_11

Ndërkohë që për Shqipërinë, ky fundvit ka qëlluar i hidhur. Nga viti 2011 në 2015, klima e ekonomisë ka arritur të përkeqësohet 2 herë më shumë se përmirësimi i Serbisë, Bosnje dhe Hercegovines, dhe 4 herë më shumë se përmirësimi i Malit të Zi.

[1] Për më shumë informacione mbi metodologjinë dhe të tjera na shkruani në: info@ekon.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.