debt-goco-loansThelbësore do të jetë krijimi i një klime optimizimi që do të lejojë bizneset  të  riinvestojnë në ekonominë tonë….

Ulja ose stanjacioni i nivelit të kreditimit është i shkëputur jo thjesht nga kreditë  e këqija, të cilat në fakt janë në një ulje të ngadaltë por të vzhdueshme. Bankat që veprojnë në Shqipëri kanë rreth 1000 miliardë lekë depozita dhë kanë dhënë rreth 550 miliardë lekë kredi. Duke marrë parasysh provigjonet dhe kufijtë e sigursië, do të kishim së paku 250 miliardë lekë në dispozicion për huamarrës potencial.

Përse nuk jepet kredi?!

Sepse vetë biznesi nuk ka besim në një sukses të sipërrmarjeve të reja. Sipërmarrësi tip sot nuk është optimit për të ardhmen dhe nuk kërkon kredi  në mënyrë cilësore, me biznes plane realiste. Ndërkohë që, në magazinë mund të ketë rezerva të mjaftueshme produktesh, ku problem do të  ishte fakti si do të boshatisej magazina e jo ndërtimi i një magazine të re. Por, përgjegjësi mbajnë edhe kredidhënësit. Bankat në vitin që sapo kaloi kanë fituar rreth 100 milonë dollarë dhe kjo jo nga aktiviteti kredidhënës, duke marrë përsipër pjesë të riskut të investimit, por thjesht duke blerë bono thesari dhe duke i bërë më të kushtueshme dhërbimet e tyre për klientelën. E thënë ndryshme bankat kanë pasur frikë të investojnë në ekonomi dhe si pasojë janë kënaqur me investime bonosh duke financuar deficitin qeveritar dhe borxhin publik.

Si mund të zgjidhet situata?!

Duke marë parasysh se pengesat për kredidhënie nuk janë më kreditë e këqija mund të themi se roli i Bankës së Shqipërisë është tashmë i ezauruar dhe periferik. Qendrore do të jetë roli i Ministrisë së Financave dhe Qeverisë. Thelbësore do jetë krijimi i një klime optimizimi që do te lejojë bizneset të riinvestojnë në ekonominë tonë. Kjo klimë krijohet duke ulur nivelin e taksave, duke luftuar korrupsionin brenda strukturave qeveritare (tatime dhe dogana dhe duke reduktuar burokracinë e lejeve dhe ecejakeve që bizneser duhet të bëjnë. Vetëm në këtë mënyrë bizneset do të kërkojnë më shumë kredi, bankar do të japin më shumë kredi dhe makina e rritjes ekonomike do të lëvizë.

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.