image-dmp-full-nw-2Bankat nuk janë në treg për të luftuar kundër grabitësve, por për të kryer biznes, kryesisht me paratë e të tjerëve, e për këtë arsye, ato duhet të luajnë një rol kyç, të ngrenë fort zërin e tyre dhe të jenë proaktive për rregulla më të mira, rregullore më të qarta dhe për masa më të rrepta sigurie, të zbatueshme në mjediset e tyre dhe kryesisht jashtë juridiksionit të tyre, ku paratë e tyre duhet të mbrohen me çdo kusht e çmim dhe jo vetëm në letrat e kontratave të sigurisë.

Institucioni i parë zyrtar i asaj që quhet BANKË, u themelua në Venecia, rreth nëntëqind vjet më parë (pikërisht në vitin 1147). Veprimtaria e saj kryesore dhe më e rëndësishme ishte pranimi i depozitave, pra ruajtja e parave të tregtarëve venedikas, përveç funksioneve të tjera si: huadhënia, skontimii kambialeve dhe emetimii çeqeve. Edhe pas nëntëqind vjetësh, këto mbeten shtyllat kryesore të veprimtarisë së bankave tregtare; vetëm teknologjia dhe shpejtësia ka ndryshuar me kohën. Pra, produkti i tyre kryesor dhe shërbimi që i bashkëngjitet këtij produkti: grumbullimi i depozitavedhe ruajtja e parave, mbeten ende disa ekskluzivitete të pasfiduaratë bankave, në mos të vetmettë mbetura.

Kjo është e vërtetë edhe për shqiptarët, të cilat e kanë treguar prej kohësh besimin e tyre në banka, lidhur me depozitimin e parave dhe kursimeve pranë tyre. Kjo,pasi bankat në Shqipëri janë konsideruar gjithmonë si një biznes dhe veprimtari elitare e shkallës më të lartë, pak a shumë si një tempull, në aspektin e ekselencës, staturës dhe pranisë institucionale. Në kushtet e një mjedisi të pasigurt, mes së cilit ka jetuar gjithë kohës shoqëria shqiptare dhe përkundër përvojave fatkeqeme paratë dhe pasurinë financiare (humbjen e tyre),ata e kanë vlerësuar gjithnjë praninë e bankave, duke i konsideruar ato si një tempull të paprekshëm të sigurisë, për të tashmen dhe të ardhmen e tyre e tyre financiare.

Lidhur me zhvillimet e dy viteve të fundit, bankat dhe bankingu në Shqipëri, për fat të keq,kanë zënë disa herë titujt e lajmeve, lidhur me grabitjen e parave, brenda apo jashtë tyre. Sigurisht, këto janë ngjarjet më të padëshiruara për bankat, pasi për to është fare e qartë se, ato nuk janë si bizneset e tjera në treg; ato nuk janë thjesht në biznesin e parave, por ata janë në radhë të parë dhe kryesisht institucione të besimit dhe të sigurisë. Këtu nuk ka rëndësi shuma e parave të grabitura; ajo që ka rëndësi vitale për bankat është rreziku i reputacionit, si një rrezik ekzistencial, e ky jo thjesht si një prej rreziqeve të biznesit. Kjo është pikërisht arsyeja pse bankat nuk diskutojnë për sasinë e parave të vjedhura; ato gjithmonë flasin rreth faktit të të qenit gjithnjë e më të sigurta.

Askush nuk pret që grabitjet e bankavedo shuhen sapo të arrestohet një grabitës, apo një bandë grabitësish; kjo është një betejë e Business Corporate Protection Safety Security Conceptpërjetshme mes të mirës dhe të keqes, si kudo në shoqëri. Megjithatë, bankat nuk janë në treg për të luftuar kundër grabitësve, por për të kryer biznes, kryesisht me paratë e të tjerëve, e për këtë arsye, ato duhet të luajnë një rol kyç, të ngrenë fort zërin e tyre dhe të jenë proaktive për rregulla më të mira, rregulloremë të qarta dhe për masa më të rrepta sigurie, të zbatueshme në mjediset e tyre dhe kryesisht jashtë juridiksionit të tyre, ku paratë e tyre duhet të mbrohen me çdo kusht e çmim dhe jo vetëm në letrat e kontratave të sigurisë. Gjithashtu, grupet e tjera të interesit duhet ta kuptojnë qartë se grabitja e një banke nuk është thjesht një çështje bankare, por një problemqë ka të bëjë me goditjen e besimit si parim; ai është sulm ndaj tempullit të sigurisë. Bankat duhet dhe gjithmonë do të luftojnë për ta mbrojtur këtë tempull nga sulmet fizike dhe kibernetike të çdo lloji, jo për interes të biznesit dhe së ardhmes së tyre, por për interes të klientëve dhe shoqërisë, në përgjithësi, pikërisht siç thekson dhe Zj.MelissaBean, drejtuese e JP MorganChase: “Numrat e sigurimit shoqëror, llogarisë bankare dhe kartëssë kreditit nuk janë thjesht të dhëna. Nëse bien në duar të gabuara, ato mund të fshijnë kursimet e jetës së dikujt, apo t’i shkaktojnë atyre rrënimfinanciar! ” 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.