3652979-man-collecting-money-finance-series-isolated-character-and-coins-on-white-backgroundDuan të rrisin pagën minimale. Është 22,000 lek dhe premtojnë 30,000 lek. Ky është një populizëm i rrezikshëm që dëmton ata që premton të ndihmoj dhe një mënyrë për të futur duart në xhepat e shqiptarëve të vetëpunësuar, që krijojnë vende pune, të ndershëm.

Së pari, punonjësit low skilled  në Tiranë nuk marrin 22,000 lek . Mendoni që një kamarier në Pukë, ku nuk ka furra buke por dyqane mielli, të paguhet 30,000 lek?

Së  dyti, ka sipërmarrës të ndershëm që respekton ligjin që do i punësonte tani ato? Po ta bënte dhe mos bëhej evazionist do dilte jashtë loje. Dhe këta punonjës pa punë. Kosto e punës për ata që punësojnë low skilled workers do rritet me 36%.

Kujtoni gjithashtu që shqiptarët janë shumica të vetëpunësuar ose të punësuar në sipërmarrje me 1-5 punonjës. Këta paguajnë sigurime mbi pagën minimale. Shteti do mbledhi 36% më shumë sigurime (taksë kjo). Janë 100 mijë shqipëtarë (mbajnë mesatarisht 3 veta me të ardhurat, 300 mijë) të vetëpunësuar të cilët do paguajnë 2500 lek më shumë në muaj (30.000 në vit). Pa folur për fasone e të tjerë. Shteti këtyre do ju marrë 6 mld lekë në vit. Dhe kur këta njerëz që mbajnë familje me një dyqan shesin cigare të hapura marrin gjoba 50.000 lek. Po oligarkët që kanë zhinxhirin e tvsh e importit sa do paguajnë?!

Këta me një dorë pretendojnë se japin dhe me tjetrën marrin më shumë.

Të vetëpunësuarit do e hanë se në fund nuk ka ndikim sa rritet paga minimale por do paguajnë sigurime më shumë. SME-të që punësojnë low skilled individe do shkojnë në evazion se ndryshe nuk do konkurojnë dot. Por po bën evazion janë pre e taksadarëve të uritur të shtetit që fërkojne duart. Punëmarrësit low skilled do marrin njësoj por do ketë më pak biznese që të jenë të nxitur ti punësojnë dhe trajnojnë ata. Por shteti mbush arkën dhe taksadarët gjakpirës do mbushin xhepat në kurriz të atyre që pretendojnë se do ndihmojnë. Populizëm i pastër dhe dritëshkurtësi politikash ekonomike. Kushdo që voton për këtë propozim ja fut vetës.

 

Tagged with:
 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.