IFRS 9 – Sfida “e frikshme”, prej së cilës nuk duhet të frikësohemi

understanding-ifrs-9Bankat duhet të sigurojnë që klientët e tyre në anën e majtë të bilancit të jenë REALISHT cilësorë dhe pagues të rregullt, që nga dita e parë deri ditën e fundit të jetës së huasë. Kjo është pa dyshim një sfidë komplekse, pasi bankave do t’u duhet që të lidhin objektivat e tyre të biznesit me një qasje proaktive të menaxhimit të rrezikut si dhe me kapitalin e aksionerëve. Në këtë mënyrë, SNRF 9 do të kthehet në një mekanizëm të veçantë, që do të barazojë konceptin e bankës “si një institucion besimi” (anën e djathtë të bilancit) me konceptin e bankës “si një menaxhere e padiskutueshme dhe cilësore e rrezikut” (anën e majtë të bilancit).

 

Nga 1 janari 2018 SNK 39 do të dalë përfundimisht në pension, pasi ai do të zëvendësohet me SNRF 9. Diskutimet rreth SNRF 9 kanë  qenë shumë të shpeshta, veçanërisht gjatë muajve të fundit, kur koha po troket dhe bankat po shquajnë në horizont siluetën e afatit përfundimtar të fillimit të zbatimit të standardit të ri.

 

Po pse ka kaq shumë diskutime “të nxehta”, lidhur me SNRF 9 dhe pse bankat dhe institucionet e tjera financiare e shohin atë si një sfidë “të frikshme”? Sigurisht, plagët e krizës së fundit ekonomike dhe financiare globale janë ende të dukshme, kudo dhe në çdo qoshe të sistemit financiar global. Masat rregullatore dhe shtrëngimet ligjore, së bashku me ndërhyrjet energjike dhe urgjente nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare i përmbushën misionet e tyre, duke frenuar në kohë rrëshqitjen e pakthyeshme të kapitalizmit drejt rrënimit. Gjithsesi jeta vazhdon dhe makina e ekonomisë ka nevojë për momente dhe impulse që të eci dhe të përparojë, e në këtë drejtim, të gjithë kthejnë sytë përsëri nga bankat për financim pasi, ta themi hapur që, masat e mësipërme nuk ndryshuan filozofinë e funksionimit të kapitalizmit. Nisur nga roli që pati industria bankare në shpërthimin e krizës, është lehtësisht e kuptueshme që ndërhyrja revolucionare pritet të jetë në mënyrën se si menaxhojnë bankat rrezikun e kredisë (besueshmërinë) dhe se si rezultati i këtij menaxhimi pasqyrohet dhe paraqitet në pasqyrat financiare që ato raportojnë.

Pra, sfida e vërtetë për bankat, lidhur me SNRF 9, nuk është e një natyre teknike, pavarësisht se edhe në këtë drejtim bankat duhet tëHedgingII kapërcejnë një mal jo pak të thepisur. “Dhimbja”  e vërtetë për bankat ka të bëjë me faktin se ato do të duhet të rishikojnë dhe të ristrukturojnë modelin e tyre të biznesit, që në mënyrë paradoksale sjell përsëri në qendër të vëmendjes parimet bazë të bankingut: menaxhimin cilësor të 5C-ve (5K) (Karakteri, Kapaciteti, Kapitali, Kolaterali dhe Kushtet). Me fjalë të tjera, bankat duhet të sigurojnë që klientët e tyre në anën e majtë të bilancit të jenë REALISHT cilësorë dhe pagues të rregullt, që nga dita e parë deri ditën e fundit të jetës së huasë. Kjo është pa dyshim një sfidë komplekse, pasi bankave do t’u duhet që të lidhin objektivat e tyre të biznesit me një qasje proaktive të menaxhimit të rrezikut, si dhe me kapitalin e aksionerëve. Në këtë mënyrë, SNRF 9 do të kthehet në një mekanizëm të veçantë, që do të barazojë konceptin e bankës “si një institucion besimi” (anën e djathtë të bilancit) me konceptin e bankës “si një menaxhere e padiskutueshme dhe cilësore e rrezikut” (anën e majtë të bilancit). Thënë kjo, SNRF 9 nuk do të jetë më një sfidë “e frikshme”; përkundrazi, ajo do të jetë sfida nga e cila nuk duhet të frikësohemi, e që do të riformatojë  industrinë bankare, mbi bazën e shtyllës së menaxhimit të rrezikut (kreditit), e cila tashmë është afër të tridhjetave të saj dhe ajo është shumë e fuqishme.

Bankat duhet të kuptojnë se, në afat të gjatë, një shtyllë e tillë do t’i paraqesë bankat si kampione të menaxhimit të rrezikut në sistemin financiar, duke u dhënë atyre një përparësi në konkurrencën e ashpër me subjektet e tjera, brenda në botën e globalizuar!

 

Leave a Reply