Diskutim me Artan Gjergji

Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare, ka publikuar dy shkrime mbi impaktin e COVID-19 mbi ekonominë shqiptare.

shkrimin e parë ai fillimisht argumenton mbi nevojën për të shpëtuar familjet dhe bizneset në këtë kohë të vështirë nëpërmjet injektimit të parasë në ekonomi. Më pas, z. Gjergji jep disa sugjerime për mënyrën si mund të financohet ky borxh i shtuar në të ardhmen. Ruajta dhe përmirësimi i displinës fiskale do ketë akoma më shumë rëndësi tashmë, por kostot do të ndahen ndërmjet gjithë sektorëve të ekonomisë dhe shoqërisë, thekson ai.

shkrimin e dytë, z. Gjergji krahason kostot dhe përfitimet nga testimi i përgjithshëm i popullsisë përkundrejt karantinës aktuale. Ai argumenton se në afatgjatë, testimi i popullatës mund të jetë zgjidhja më e mirë për vendin.

Për të diskutuar mbi këto pika dhe të tjera, zhvilluam një diskutim me z. Artan Gjergji.  

Leave a Reply