Ekonomia dhe pandemia

Masat e marra për parandalimin e virusit kanë sjellë ndikime të mëdha në tregjet dhe ekonominë botërore. Për shumë vende vende pritet ulje e ritjes ekonomike dhe për vendet e tjera parashikimet janë për recesione. Azmi Stringa dhe Endrit Yzeiraj, dy nga themeluesit e Ekon.al, duke përfituar dhe nga ditët e karantinës vendosën të zhvillonin një diskutim për këto tema.

Çfarë janë recesionet dhe pse bëhet e nevojshme ndërhyrja nga institucionet publike?

Çfarë lloj recesioni po shkaktojnë masat e mara per koronavirusin, si karantina, mbyllja e kufinjeve, etj? Çfarë na thotë teoria ekonomike për mundësitë për të luftuar pasojat e këtyre masave?

Çfarë po bëjnë shtetet e tjera? Cfare risqesh kërkojne të adresojnë këto masa? Ku ngjajnë dhe ku dallojne në ndërhyrjet e tyre? Duke qenë se jemi në ujëra të panjohura në kohët moderne, a ka një qasje të ngjashme, “one-size-fits-all”, masash apo duhen pasur parasysh karakteristikat ekonomike dhe financiare të vendeve respektive?

Deri më tani, Qeveria ka deklaruar një sërë masash në krahun fiskal. Banka e Shqipërisë ende nuk ka deklaruar ndonje ndërhyrje monetare. Sa e rrezikuar është ekonomia dhe qytetarët shqiptarë nga kjo situatë? Çfarë po bën shteti shqiptar? Ku ngjajmë me shtetet e tjera? A mjafton kjo?

Mbi të gjitha, cilat janë mësimet nga koronavirusi për të ardhmen e ekonomisë shqiptare?

Këto dhe më shumë, janë temat e trajtuara në këtë diskutim.

Ekonomia dhe pandemia

Cilat do jenë efektet e karantinës botërore? Cilat jane mjetet që mund të përdorin qeveritë për të ndimuar ekonomitë e tyre në këtë moment?Diskutim mes Azmi Stringa dhe Endrit Yzeiraj.

Posted by Ekon.al on Saturday, March 21, 2020

Leave a Reply