Maskat mjekësore me printim 3D

Për të ndihmuar punonjësit shëndetësorë që po përballenme COVID-19 në Kosovë e Shqipëri, Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Universitetin e Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të pajisjes të emërtuar “Faceshield Mask – Second Line Protection for Hospitals” (Maska mbrojtëse e fytyrës – mbrojtja e linjës së dytë për spitale). Prototipi prodhohet në 3D Printer, bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetit Politeknik të Valencias nga Spanja.

Janë krijuar dy ekipe për këtë nismë humanitare: një në Kosovë i udhëhequr nga Shaban Buza dhe i dyti në Shqipëri i udhëhequr nga Dea Buza. Të dyja ekipet kanë prodhuar prototipin e pajisjes, dhe janë vendosur kontaktet me institucionet për të adresuar nevojat!

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj nisme, zhvilluam një diskutim me Dea Buzën.

Kushdo që mund të kontribuojë për këtë nisëm fisnike, mund të vizitojë grupin në Facebook.

Dea Buza – maskat 3D

Intervistë me Dea Buza, arkitekten që po con përpara një nismë për prodhimin e maskave të mjekëve të vijës së dytë të emergjencës Covid-19 në Shqipëri (face shield mask-second line). Më poshtë gjeni linkun ku mund të bëheni pjesë e nismës duke dhuruar materjalet bazë.https://www.facebook.com/groups/219876996037646/

Posted by Ekon.al on Thursday, March 26, 2020

Leave a Reply