E drejta e investimeve të huaja në Shqipëri

I ftuari i radhës në serinë e diskutimeve të Ekon.al ishte Dr. Dini Sejko.

Në këtë diskutim me Dr. Dini Sejko, flasim për rolin dhe evoluimin së Drejtës Ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve dhe investitorëve të huaj, duke u fokusuar në rastin e Shqipërisë. Dr. Sejko prezantoi traktatet për mbrojtjen e investimeve të huaja të nënshkruara nga Shqipëria, mundësinë e zgjedhjes midis gjykatave të ndryshme te arbitrazhit, diferencat midis vendimeve të gjykatave të ndryshme të arbitrazhit dhe ekzekutimin e tyre, si dhe problemin e transparencës. Dr. Sejko për herë të parë prezantoi një hulumtim mbi agregatin e çështjeve të arbitrazhet të investimeve ku Shqipëria është një nga palët e përfshira (respondent).

Dr. Sejko është një bashkëpunëtor kërkimor në Qendrën për të Drejtën Krahasuese dhe Transnacionale në Universitetin Kinez të Hong Kong-ut, Fakulteti i Drejtësisë, dhe një bashkëpunëtor kërkimor në Rrjetin Fletcher për Pasurinë Sovrane dhe Kapitalin Global, Universiteti Tufts.

Hulumtimet e Dr. Sejko përqendrohen në ligjin ekonomik ndërkombëtar dhe qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore e fondeve të pasurisë sovrane (Sovereign Wealth Funds). Për hulumtimin e tij mbi ndikimin e sanksioneve të OKB në qeverisjen e Fondit Sovran të Libisë, Dr. Sejko u vlerësuar me çmimin e Studimit më të Mirë të vitit 2018 nga Shoqëria e Ligjit Ekonomik Ndërkombëtar. Dr. Sejko është autor i librit të ardhshëm “Ligji Transnacional i Fondeve të Pasurisë Sovrane: Qeverisja e Kapitalizmit Shtetëror në Kohën e Proteksionizmit”, i cili do të botohet nga Edward Elgar Publishing në 2021.

Dini Sejko ka është diplomuar me Bachelor të Kombinuar dhe Master Shkencor në Drejtësi nga Universiteti Bocconi, dhe Master i Ligjeve në të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe një PhD në Ligje nga Universiteti Kinez i Hong Kong-ut.


Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në kanalet tonë të Youtube dhe Facebook:

Leave a Reply