Ulja e borxhit: një mundësi e shpërdoruar

Financat publike shqiptare përfituan nga dy tendenca ekonomike të cilat mund të kishin ndihmuar në uljen e nivelit të borxhit përpara vitit 2020: ulja e normave të interesit për bonot qeveritare dhe forcimi i monedhës vendase. Në vija të përgjithshme, të dy këto mundësi u shpërdoruan. Si rrjedhojë, sot financat publike kanë më pak hapësirë dhe mundësi për të mbështetur ekonominë e prekura nga kriza e dyfishtë e shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia e COVID-19.

Read more

Quo Vadis

Politikanët, funksionarët publik me integritet të ulët, dhe ortakët e tyre në biznes do të harrojnë shpejt, ashtu siç do të investohen që të harrojnë dhe qytetarët, të cilëve do t’i japin njëqind justifikime pse “arka është bosh”, por koncesionet dhe PPP-të, me probleme të dokumentuara, duhet të vazhdojnë. Pasi të kalohet lumi, ka risk shumë të lartë që drejtuesit publik do të kthehen në të njëjtat sjellje të papërgjegjshme në administrimin e ekonomisë dhe financave publike. Por me ndërgjegjësimin tonë si qytetar, ne mund dhe duhet ta kthejmë këtë krizë nesër, në avantazhin tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, alternativa e vjetër është vrastare.

Read more