Picture8

ALTIN KADAREJA, MSc.

Koordinator i përgjithshëm

Fushat e interesit përfshijnë modelet ekonomike të zhvillimit, inovacionit, sistemet e incentivave të agjentëve, ndërlidhjet e politikave të inovacionit të sektorit publik me atë privat, sektori bankar, modelet e riskut ne institucionet financiare.

Fusha e eksperiencës përfshin menaxhimin e rrezikut ne institucionet bankare, organizimin dhe menaxhimin e performances bankare e maturuar në disa institute bankare ne Itali (Intesa SanPaolo, BPM, CheBanca, Allianz Bank Financial Advisors).

Kryen studimet universitare dhe masterin shkencor në universitetin Bocconi të Milanos, me fokus kryesor administrimin e biznesit dhe ekonominë. Altini është gjithashtu autor në think tank-un më të madh të strategjisë dhe menaxhimit të inovacionit (www.innovationmanagement.se).

 

EDA LEKA, MSc.

Koordinatore e fushës Biznes & Menaxhim

Angazhuar aktivisht në sektorin ushqimor dhe të retail-it në Shqipëri si një nga figurat drejtuese të disa kompanive të mëdha në këto sektorë. Në të kaluarën maturon disa eksperienca profesionale jashtë kontekstit shqiptar, në sektorë të tjerë që përfshijnë konsulencën financiare dhe auditimin.

Kryen studimet universitare dhe masterin shkencor në universitetin Bocconi të Milanos, me fokus kryesor menaxhimin, kontabilitetin dhe financat e kompanive.

 

BESART KADIA, MSc.

Koordinator i fushës së ekonomisë
Aktualisht është lektor në Universitetin Europian të Tiranës për lëndë të tilla si Makroekonomia, Mikroekonomia, Statistika e Aplikuar dhe Ekonomia Politike. Gjithashtu, Kadia është Koordinator lokal për Shqipërinë për Programin e Promovimit të Kërkimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ka një përgatitje akademike në fushën e shkencave politike, studimeve ekonomike dhe financës.
Ai ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Bristol-it në Mbretërinë e Bashkuar, Master Shkencor në Ekonomi e Financë si dhe studimet universitare me një diplomë të dyfishtë, Bachelor Shkencor në Ekonomi dhe Politikë. Besart Kadia është duke ndjekur studimet e doktoraturës me një projekt kërkimor që ndalet tek zhvillimet e tregut financiar në Shqipëri. Kadia është i interesuar në mënyrë të veçantë për zhvillimin e projekteve kërkimore dhe përforcimin e lidhjes mes akademisë, biznesit dhe qeverisjes.

 

JEJOHANNES ESTRADA, MSc.

Autor i fushës së ekonomisë

Johanesi ka kryer studimet universitare dhe pas universitare për kërkim ekonomik, me të cilin vazhdon të merret.

Eshtë i interesuar në mikroekonomi të aplikuar, pra aplikimi i të menduarit ekonomik në shumë fusha të jetës, si dhe në teoritë e rritjes ekonomike. Pasioni tjetër i madh është sporti, i cili i merr një sasi të madhe kohe që mund ta shrytëzonte për të postuar me shpesh.

 

AZMI STRINGA, MPA

Autor i fushës së ekonomisë dhe financës

Aktualisht mban pozicionin e Senior Associate me Ernst & Young, Financial Services Office në New York ku ofron shërbime auditimi dhe konsulence për disa nga instituctionet më të mëdha financiare në botë. Në rolin e tij, Azmi është veçanerisht i përqendruar në institucionet bankare Europiane, nga dhe ku ka pasur mundesinë të ndjek nga afër ndikimin e krizës së kreditit në Europë mbi keto institucione dhe anasjelltas.

I diplomuar në Bachelor of Business Administration dhe Master in Professional Accounting nga McCombs School of Business në Universitetin e Teksasit në Austin është vlerësuar me titullin “Sommerfeld Scholar” për rezultate të shkëlqyera akademike në fushën e kontabilitetit. Ai ka qenë pjesemarës në një program ndërkombetar në Universitetin Kinez të Hong Kongut mbi mundësitë dhe sfidat e biznesit dhe kontabilitetit në Kinë. Azmi është “Certified Public Accountant” në shtetin e New Yorkut.

 

IDLIR GJATA, MSc.

Autor i fushës së inovacionit

Fusha e interesit është menaxhimi i  inovacionit në produkte dhe shërbime. Idliri kryen studimet ne master shkencor pranë  universitetit Bocconi të Milanos për Ekonomi dhe Menaxhim të Inovacionit dhe Teknologjive të reja.

Eksperiencat e punës përfshijnë strategjitë e ndërlidhjes midis rrjeteve të ndryshme sociale si në kompani në sektorin privat si Vodafoni ashtu dhe në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

 

ADMIR RAMADANI, CFA

Autor i fushës së ekonomisë dhe financës

Admiri është kërkues i pavaruar. Fushat kryesore janë: funksioni i konsumit dhe investimet gjatë ciklit të jetës dhe aplikimi i tyre në produktet e ciklit të jetës, “behavioral finance”- kryesisht matja e tolerancës për risk dhe sjellja dhe qëndrimi ndaj kursimeve të individëve, modelet makroeknomike duke shtuar tregje financiare me forcë fërkimi të lartë dhe Recesioni i Madh i 2008.

Admiri është diplomuar në Ekonomi dhe në Matematike pranë Universitetit Amerikan në Bullgari në Maj 2006. Ai zotron titullin CFA(Chartered Financial Analyst) që nga tetori 2012.

 


kletia_photo_a

KLETIA NOTI, LLM

Fushat e interesit janë e drejta dhe ekonomia e konkurrencës, e drejta e Bashkimit Evropian, prona intelektuale dhe konkurrenca në sektorin ICT, me fokus mbi inovimin dhe patentat, si dhe sektori i telekomunikacioneve.

Aktualisht është As. Pedagoge, nga 2010-ta në vazhdim, në College of  Europe, Bruges, Belgjike, ku ushtron mësimdhënien në të drejtën e konkurrencës së Bashkimit Evropian në Departamentet Juridike dhe Ekonomike në specializimin European Law and Economic Analysis (ELEA).

Avokate e specializuar në të drejtën e konkurrencës së Bashkimit Evropian, si edhe Bashkimit Evropian, në tërësi, ajo e ka ushtruar këtë fushë për disa vjet pranë zyrës avokatore ndërkombëtare Cleary, Gottlieb, Bruksel, Belgjike. Po ashtu ka maturuar eksperienca profesionale pranë Drejtorise së Përgjithshme të Konkurrencës në Komisionin Evropian, në Bruksel, si dhe disa zyrave avokatore ndërkombëtare dhe italiane të specializuara në të drejtën e biznesit. Prej 2010, ajo është anëtare e Bordit Editorial të revistës juridiko-ekonomike World Competition: Law and Economic Review (Kluwer Law International).

Kletia ka përfunduar studimet universitare dhe pas-universitare në Juridik, me specializim ndërkombëtar, pranë Universitetit Bocconi në Milano, me një tezë mbi corporate governance pas një shkëmbimi universitar veror në Universitetin e Harvardit, si dhe është specializuar me një Master of Laws  (LLM) në fushën e të drejtës antitrust pranë Universitetit të Kolumbias në New York.

ald1

ESMERALDA SHEHAJ, PHD

 Lektore e lёndёs sё Ekonometrisё nё Fakultetin e Ekonomisё, Universiteti i Tiranёs. Ajo ka kryer studimet pёr Matematikё 5-vjecare nё Universitetin e Tiranёs, Master Shkencor nё Marketing nё CIHEAM-IAMZ nё Saragossa, Spanjё, dhe ka marrё PhD pёr Ekonomi nё Universitetin Staffordshire, Mbretёri e Bashkuar.

Ajo ёshtё pёrfshirё nё shumё projekte kёrkimore, qё mbulojnё migrimin, varfёrinё, integrimin e tregut, vlerёsimin e tregut tё punёs, inovacionin nё krijimin e vendeve tё punёs nё sektorin privat dhe publik, fuqizimin ekonomik tё grave, si dhe nё vlerёsime tё performancёs institucionale dhe kapaciteteve organizative e profesionale tё institucioneve tё ndryshme.

e1 ENIEL NINKA

Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën ekonomike pranë Universitetit të Ankonës, në Itali, ku dhe mori gradën Doktor i Shkencave në Ekonomi Politike duke mbrojtur një dizertacion doktoral mbi ekonominë si sistem kompleks dhe qasjen me agjentë heterogjenë ndërveprues. Ka punuar si kërkues shkencor, në Ankona e më pas në Venecia, në projekte të ndryshme të ekonomisë së aplikuar si impakti i dërgesave të emigrantëve në vendet pritëse, analiza socio-ekonomike dhe perspektivat e zhvillimit rajonal dhe roli i kapitalit njerëzor në rritjen ekonomike, impakti i lëvizshmërisë së inovatorëve në rritjen e inovacionit, etj.Aktualisht Enieli është pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës ku mban dhe pozicionin e koordinatorit të programit në shkencat ekonomike pranë Shkollës Doktorale.

pm

PAJTIM MELANI

Është Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Investigimit pranë Autoritetit të Konkurrencës  që prej Janar 2006. Ai është përgjegjës kryesisht për kontrollin e karteleve, abuzimin me pozitën dominonte si dhe për shkrirjen dhe përvetësimin  në Autoritetin e Konkurrencës në Shqipëri. Z.Melani vjen në këtë punë pas një eksperience gjithëpërfshirëse në Integrimin Europian ( këshilltar i Ministrit  të Integrimit 2005), sektorin bankarë ( këshilltar i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë 2002-2005), tregti ( Ministria e Tregtisë 2000-2002), biznesi dhe zhvillimi ekonomik (AEDA 1999-2000) dhe gazetar ekonomie ( 1998-2000). Z.Melani ka lindur në vitin 1976 dhe ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1998. Ka fituar titullin MSc dhe MBA  dhe për një periudhë kohe prej 5 vitesh ka punuar si asisten profesor në të njëjtin fakultet. Aktualisht është duke ndjekur shkollën e doktoraturës. Z.Melani shpesh është pjesëmarrës në konferenca dhe workshop-e ndërkombëtare në lidhje me konkurrencën jo vetëm në Europë por edhe në SHBA dhe publikon artikuj  dhe punime në lidhje me konkurrencën në mënyrë të veçantë me konkurrencën në sektorin bankar të publikuara në revistat, gazeta dhe publikimet shkencore më të njohura.

10833913_10204128904957122_1124145489_n

Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka

Aktualisht është Zv.Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Përgjegjës i Departametit të Financës në Universitetin Europian të Tiranës (UET).  Prof. Meka e ka zhvilluar karrierën e tij në sektorin bankar në Bankën Emporiki – Shqipëri, në Shoqatën Shqiptare të Bankave në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, Bankën e Shqipërisë në Departamentin e Operacioneve Monetare, Departamentin e Emisionit si dhe në Departamenti e Bursës së Tiranës.

Ka qenë Anëtar i Grupit Akademik Këshillues (GAK) pranë Ministrisë së  Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe Kryetar i Komitetit të Audit të Brendshëm të Sektorit Publik në Ministrinë e Financave.

Prof. Meka është Kryeredaktor i Revistës ”BANKIERI”, publikim tremujor i Shoqatës Shqiptare të Bankave, AAB.Ka kryer studimet universitare dhe postuniversitare të doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës, Financier-Kontabilist, Profili “FINANCË”; Master në Administrim- Biznes, – Diplomë e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare (SHPU) në Administrim – Biznes; Doktoraturë me Tezë Disertacioni: “BURSA E TIRANËS SI TREG KAPITALESH NË SHQIPËRI – Kalimi nga një realitet teorik në  një funksionim praktik”. Elvin Meka ka marrë titullin Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike pranë Universitetit “ALKSANDËR MOISIU”, Durrës .

10312067_10202732163959470_6429588891714361905_n

ALTIN HOTI, PHD

Autor i fushës së ekonomisë

Aktualisht është Zv. Rektor dhe Dekan në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Luarasi. A. Hoti e ka zhvilluar karrierën akademike edhe në universitete të tjera, si “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, “Universiteti Europian i Tiranës”, “Universiteti Amerikan i Shqipërisë”, Universiteti Mbretëror “Iliria”. Altini e ka ndërthurur eskperiencën akademike me atë profesionale, duke gërshetuar përvoja të ndryshme, si menaxher në Dhomën e Tregtisë në Shën-Peterburg, konsulent për “PRZ-TEC” Oy. Trade Elaboration & Consulting, specialist i departamentit të marketingut dhe reklamës në “Kirov-Stankomash” Ltd, përfaqësues rajonal (CIS) “MFylaktos & Co” Ultd, drejtor ekzekutiv në “Maximus Investments-Albania” Shpk, në “Infood” Shpk, në “International Investment Group” Shpk.

Dr. Hoti ka kryer studimet universitare dhe postuniversitare të doktoraturës pranë  Universitetit Shtetëror të Shën-Peterburgut në Fakultetin Ekonomik, i specializuar në Ekonomi Ndërkombëtare.

FLORJAN SALAJ, PHD

Florjani ka qenë pedagog në Universitetin Europian të Tiranës për lëndën e Menaxhimit Strategjik dhe Analizë Raportimi Financiar. Florjani ka kryer një eksperiencë të rëndësishme në kërkimet ekonomike pranë universiteti italian, La Sapienza me interes në fushat e ndryshme të financës. Interes tjetër i Florjanit është planifikimi i biznesit dhe ai financiar e kryer në pozicione të ndryshme si Konsulent i Pavarur Biznesi( American Water Kroi), Analist i Pavaruar(Alba Ndertim), Analist Financiar (Al- Projekt Group) dhe pjesë e Departamenti i Politikave të Jashtme në Ministrin e Ekonomisë. Ai ka përfunduar studimet për Corporate Finance në University of Rome “ La Sapienza” dhe ka përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e ekonomiksit dhe financës në të njëjtin Universitet.

KB1KOCO BROKA

Autor i fushës së ekonomisë 

Ekonomist, Komisioner pranë Autoritetit të Konkurrencës, pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës. Fushat e interesit të Kocos përfshijnë analizat mikro-ekonomike dhe sjelljen e aktorëve në treg me qellim identifikimin e skemave më të sakta të konkurrueshmërisë. Gjithashtu, Koco ka pasion edhe analizën e inovacionit dhe ideve të reja, sikurse aplikimin e tyre në ekonominë shqiptare.

 

 bh1BLERINA HOXHA, MSc

Aktualisht është Specialiste në Universitetin e Tiranës si edhe mban pozicionin e Koordinatores së Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Blerina është Pedagoge e Jashtme pranë Departamentit të Ekonomisit, në Fakultetin e Ekonomisë-UT. Ka eksperiencë në mësimdhënie në lëndet si Hyrje në Ekonomi, Makroekonomi, Financë Publike dhe Shkrim Akademik po në këtë Universitet.

Blerina është diplomuar në Bachelor në Ekonomiks dhe Master Shkencor në Ekonomisk pranë Universitetit të Tiranës. Është pjesë e alumnit në organizatën Network of Excellent Students të Universitetit të Tiranës. Interesat e Blerinës janë të lidhura me sistemin bankar dhe financiar, të kultivuara përgjatë eksperiencës së internshipeve pranë Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financës, dhe Institutit për Studime Ekonomiko-Juridiko.

 

 

 10637752_10203460522327974_2115739705_nELONA DHIMOLEA, MSc.

Elona ka përfunduar studimet Bachelor për Shkencat Ekonomike dhe Master Shkencor për Financë Bankë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ka kryer disa eksperienca (internships) në sektorin bankar pranë Fi Bank & BKT, konsulencë pranë A&B Business Consulting si edhe pranë Kompanisë SORI-AL Sh.p.k.

Elona është përfshirë gjatë 5 viteve të studimit në disa aktivitete të ndryshme në Universitet si Presidente e Këshillit Studentor të UMSH-së si dhe lider e grupit të strategjisë së marketingut pranë UMSH-së për vitin 2013. Fushat e interesit janë financa dhe menaxhimi.

 

sabi_2 SABIRE HOXHA

Sabire studion për Master Profesional në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës. Ka mare diplomën bachelor në po të njejtin Universitet me mikrotezën mbi SME-të. Sabire është pjesë e disa prej organizatave si Keshilli Studentor i Fakultetit të Ekonomisë, SIFE,etj. Ajo kryen praktikën mësimore pranë Ministrisë së Financës. Sabire ka qenë pjesë e disa konkurseve mbi inovacionin të mbajtur në vend.

 

 

 

KLODIAN MUCO

Doktorant në Ekonomi Zhvillimi dhe Prodhimi, pranë Universitetit të Insubrias, Itali me temë: “Analiza e Modelit të Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë në Periudhën e Tranzicionit: Ndryshimi Ekonomik dhe Specializimi i saj”. Klodiani është Lektor në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës në lëndët Mikroekonomi, Makroekonomi dhe Sipërmarrje. Klodian Muço gjithashtu është bashkëpunëtor i Qendrës Rajonale të Zhvillimit RDC dhe merret me zhvillim dhe kohezion ekonomik në cilësinë e konsulentit.

Ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Bergamos, Itali, fillimisht për Ekonomi Biznes Biznesi, më vonë në Ekonomi, Organizim dhe Zhvillim Biznesi në Tregjet Globale, me një temë mbi impaktin e politikave monetare dhe fiskale në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në përiudhën 1990-2010.

Fushat e interest kanë të bëjnë me problematikat e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit, specializimin tregtar të Shqipërisë, problemet makro-ekonomike e mezo-ekonomike të saj.

 
Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.