Ekonomia në video 2013-2014
Këtu do të gjeni një përzgjedhje të emisioneve më të mira në lidhje me ekonominë Shqiptare.
- Rritja ekonomike dhe kreditimi , 24/02/2014
Të ftuar: Arben Malaj (ish Ministër i Financave)
Përmbajtja: Si mund të bëhen më konkurrues bizneset shqiptare? Cilat duhet të jenë të parët që duhet të përfitojnë të parë nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura? A mund të implemetohen në shqipëri incentiva të tilla fiskale si: të papunëve tu ofrohet një kupon ku mund të shpenzojnë vetëm për arsim profesional, zero taksa për 2 vite për të sapo punësuarit, reduktimi me 10% i kostos së energjisë për bizneset, etj?
Emisioni: Argument
- Konkurueshmwria e ekonomisë shqiptare, 21/02/2014
Të ftuar: Enea Janko ( Tirana Business University), Ardjan Haçka (Shteti Web)
Përmbajtja: Diskutim rreth Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve 2014-2020 e cila synon rritjen e numrit të të punësuarve me 35% në 6 vite. Cilat ishin objektivat e këtij plani, sa të matshme dhe të arritshme ishin këto objektiva? Si është ekonomia shqiptare në syte e ndrëkombëtarve duke u bazuar tek indekset ekonomike?
Emisioni: Ora Ekonomi
I ftuar– Arben Malaj (ish ministër i Financave)
Përmbajtja: Një këndvështrim i përgjithshëm në lidhje me borxhin publik, çfarë mendojnë ndërkombëtarët si FMN, BB në lidhje me borxhin në Shqipëri. Vonesa e miratimit të paketës fiskale për shkak të vështirësive në negocimin me FMN. Sa e vështirë është negocimi me FMN-në, rishikimi i paketës fiskale deri në qershor.
Emisioni: Ora ekonomi
Të ftuar: Nikolin Jaka (kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë),Gjika (kryetari i Dhomës Fasoniste në Shqipëri, anëtar i bordit AIDA)
Përmbajtja: Diskutim në lidhje me paketën fiskale, premtimin nga kryeministri për të hapur një portal online në ndihmë të bizneseve.
Emisioni: Ora ekonomi
- Taksa progresive 10/01/2014
Të ftuar: Tomi Kola (ish drejtor i Qendrës Shqiptare të Regjistrimit të Biznesit), Agim Kukeli (Dekan i Fakultetit të Ekonomis Universiteti i New York)
Përmbajtja: kemi një rritje të tatim fitimit me 50% (nga 10% në 15%) cili do të jetë impakti që do të ketë kjo në ekonominë Shqiptare? Disa nga impakte që mund të ketë tek bizneset është coptimi i bizneseve të mëdha në disa biznese të vogla, rritja e informalitetit etj. Sistemi i ri taksativ është më i vështirë për tu përballuar nga biznesi apo konsumatori? Cili mund të ishte një sistem laksativ që mund të kënaqte të gjitha palët?
Emisioni: Ora ekonomi
- Karburanti, pasojat në ekonomi 09/01/2014
Të ftuar: Grigor Gjeci (Drejtor i Politikave të Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ujrave), Olti Rrubullaku (Pedagoge Finance UT), Bardhi Sejdarasi (Ekspert Ekonomie), Gëzim Bardhi (Kryetar i Sindikatës së Taksive të Tiranës)
Përmbajtja: Rritja e taksa të karburantit cila do të jenë pasojat që do të ketë bujqësia dhe sektorët e tjerë ekonomik? Krahasimi i kësaj takse me vendet e rajonit.
Emisioni: Tonight Ilva Tare
- Taksa, sa do paguajmë? 12/12/2013
Të ftuar: Arben Malaj, Olti Rrumbullaku, Gjergj Filipi, Fatos Lubonja, Alfred Rushaj, Artan Hoxha, Ylli Rakipi, Artur Zheji
Përmbajtja: Taksa progresive do të sjellë rritje apo ulje të ardhurash për buxhetin e shtetit? A ndihmon vendosja e taksës progresive në këtë moment të ekonomisë dhe politikës Shqiptare?
Emisioni: Opinion
I ftuar: Mark Crawford (president i Dhomës Amerikane të Tregtisë)
Përmbajtja: Çfarë i tërheq investitorët e huaj për të ardhur drejt Shqipërisë? Si mund të bëjmë Shqipërinë tërheqëse për investitorët e huaj? Një krahasim me Malin e zi në lidhje me tregun e pasurive të paluajtshme.
Emisioni: Ora ekonomi
- Transparenca e ekonomisë Shqiptare 22/11/2013
Të ftuar: Arjan Kadareja (përfaqësues i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë), Mateo Spaho (pedagoge)
Përmbajtja:Mood’s vlerëson Shqipërin B1 në lidhje me besueshmërinë. Sa i rëndësishëm është vlerësimi i Mood’s në lidhje me besueshmërin në Shqipëri. Që nga viti 2010 Shqipëri mban vlerësimin B1? Çfarë ndikimi ka borxhi në këtë vlerësim? Si parashikohet viti 2014?
Emisioni: Ora ekonomi
Të ftuar: Dashamir Shehi ( deputet i Partisë Demokratike) Arben Malaj (President i Institutit për Mirëqeverisje)
Përmbajtja: Çfarë humbi Shqipëria ekonomikisht duke mos pranuar çmontimin e armëve kime? Çfarë pasoja mund të kishte Shqipëria nëse do të pranohej kjo marrëveshje?
Emisioni: Ora ekonomi
Të ftuar: Adrian Civici ( eksperti i ekonomisë, president ne UET), Arjan Kadare (ekspert ekonomie anëtar i Këshillit Mbikqyrës BSH), Sherif Bundo(pedagoge në UT), Juna Bozdo (përgjegjëse e sektorit të mbikëqyrjes së rrezikut të kredis në BSH), Denis Doralla( eksperti i çështjeve të kreditimit), Luan Bregasi (Business Albania), Ardian Petollari (Union Bank)
Përmbajtja: Pse biznesi është larguar nga bankat për marrjen e kredive? Cili ishte impakti i krizës financiare në Shqipëri në lidhje me sistemin bankarë? Ecuria e kreditimit nga viti 2004. Bankat rrisin investimet jashtë vendit. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
Emisioni: Top Show
_________________________________________________________________
Ekonomia në video 2012-2013
Ketu do të gjeni një perzgjedhje të emisioneve më të mira në lidhje me ekonominë Shqiptare:
- TURIZMI NË SHQIPËRI– 24/07/2013
Të ftuar: Kliton Gerxhani (ekspert turizmi), Mateo Spaho (ekspert ekonomie)
Përmbajtja: Si ndikuan zgjedhjet politike në vend tek turizmi, si po ndikon kriza tek turizmi!
Emision : Ora Ekonomi
- RIKTHIM APO JO I FMN-SË NË SHQIPËRI?– 17/07/2013
Të ftuar: Arben Malaj (ish ministër i Financave), Adrian Civici (president i UET)
Përmbajtja: Diskutimi në lidhje me historinë e FMN-së në Shqiperi, diskutimi në lidhje me borxhin publik, qëndrimi që mban FMN ndaj borxhit.
Emision : Ora Ekonomi
- MSA – 03/07/2013
Të ftuar: Enver Hoxha (shefi i Diplomacis Kosovare)
Permbajtja : Debati ngrihet për rregullimin e mardhënive Kosove-Serbi si dhe njohjen e Kosoves nga dy shtete të tjera (Egjipti dhe Salvadori).
Emisioni: Argument plus
- TAP-I 02/07/2013
Të Ftuar:. Dorjan Ducka (përfaqësues i Levizja Sociliste për Integrim për Diplomacinë Ekonomike), Stavri Dhima (ekspert i Ministris së Ekonomisë)
Përmbajtja :. Njohja me projektin, zonat në të cila do të kalojë, përfitimet dhe kostot nga TAP-i, kur filloi projekti të dikutohej!
Emisioni: Natën vonë
Të Ftuar:. Nuk është emision me të ftuar
Përmbajtja : Bëhet një përshkrim i ekonomisë dhe politikës së Kroacis. Pyeten qytetarët për përfitimet dhe kostot që mendojnë se do të ketë ky anëtarësim. Flet zv.ministri i Jashtëm i Kroacisë rreth kohëzgjatjes së bisedimeve për anetaresim.
Emisioni: Excluzive
- TREGU I SIGURIMEVE– 26/06/2013
Të ftuar: Anila Ibro (drejtoresh Ekonomike e kompanis Eurosig)
Përmbajtja: Krahasimi i tregut të sigurimeve me vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Sigurimi i detyrueshëm motorik, sigurimi i jetës dhe pronës.
Emisioni: Argument Plus
- SISTEMI I TAKSIMIT NË SHQIPERI – 12/06/2013
Të ftuar: Gunther Fehlinger (drejtues Europian për reforëm taksash), Sybi Hida (deputet i Partisë Demokratike)
Përmbajtja: Debati përqendrohet tek taksa e sheshtë duke venë në dukje avantazhet e kësaj takse.
Emisioni : Ora Ekonomi
- EMIGRIMI DHE EKONOMIA – 05/06/2013
Të ftuar: Elisa Loshi (Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqiperi) , Esmeralda Shehaj (pedagoge në Universitetin e Tiranës), Bernard Zeneli (ish drejtues i programit Brain Drain)
Përmbajtja: Diskutimi në lidhje me emigrimin e të rinjve, faktorët të cilët çojnë në emigrim. Studim për rastin e Shqiperisë.
Emisioni: Ora Ekonomi
- EKSPORTET SHQIPTARE – 29/05/2013
Të ftuar: Gentjan Elezi (Qëndra Shqiptare për Konkurueshmëri dhe Tregti), Arjan Kadareja (Këshilli Mbikqyrës i BSH)
Përmbajtja: Diskutimi i ecurisë së eksporteve dhe importeve sipas vendeve dhe ecuria ndër vite.
- ARTI NË SHQIPËRI – 22/05/2013
Të ftuar: Adi Tepelena (Drejtor i Artcontakt), Ida Mara (themeluese e revistës “Art dhe Trashëgimi”), Agon Xarra (aktivist kultur në Kosovë), Elma Rizai
Përmbajtja: Sa më shume të rritet ekonomia dhe konsumi i shqiptarve aq më shumë rritet konsumi i artit. Diskutimi fillon rreth revistes më të re “Art dhe Trashëgimi”, revistë me 5 botime deri tani.
Emisioni: Ora ekonomike
- MADE IN ALBANIAN – 15/05/2013
Të Ftuar: Bardhi Sejdarasi (Drejtori i përgjithshëm i Business Albania), Vigan Dervishi (aksioner tek Primalata dhe gjeneticien), Enea Janko (administrator i Tirana Business University).
Përmbajtja: Problematikat e biznesit në Shqipëri. Sa përparësi i jepet produkteve vëndase përballë produkteve të BE. Diskutim rreth produkteve që prodhohen në Shqiperi, kontolli i produkteve që importohen dhe eksportohen, një diskutim në lidhje me Universitetin e Biznesit, studenteve dhe institucioneve shkencore.
Emisioni: Ora Ekonomike
- MARVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT– 25/04/2013
Të ftuar : Lyfti Azisri (kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Europian), Alma Lama (anëtare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian), Avni Mazreku (profesor i lëndës Integrimi Europiane), Bilem Zora (njohës i çështjeve europiane).
Përmbajtja: Diskutimi mbi 4 kushtet afatshkurtra që duhet të arrij Kosova, mungesa e reformave në Kosovë sidomos në ekonomi, pengesa që mund të vij nga Serbia për proçesin e anëtaresimit dhe nga 5 shtetet që nuk e kanë pranuar njohjen e Kosovës. A do të munden institucionet e reja të Kosovës të arrijnë t’i përballojnë të gjitha reformat e vendosura nga BE?
Emisioni: Argument plus
- DUA PUNË!– 17/04/2013
Të ftuar: Bardhi Sejdrasi (Drejtor i Përgjithshëm i Businesse Albanian), Dritan Mezini (përfaqesuse i faqes DuaPune.com)
Përmbajtja: Diskutim në lidhje me fleksibilitetin e tregut të punës në Shqiperi. Eksperienca e disa studentëve në lidhje me punësimin, sa e thjesht/vështirë është të gjesh pune në Shqipëri?
Emision Ora Ekonomi
- INVESTIMET E HUAJA DIREKTE – 09/04/2013
Të ftuar: Zenel Hoxha (kryetar i Dhomës Britanike për Tregti)
Përmbajtja: Diskutim në lidhje me bizneset britanike ekzistente në Shqiperi dhe ato potenciale.
Emision: Argument Plus
- KU PO SHKON EURO? – 20/09/2012
Të Ftuar:. Arben Malaj (ishZv.ministër i financave) ; Arjan Kadareja, (Keshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqiperisë), Ervin Meka
Përmbajtja :Diskutim në lidhjen me ecurin e euros dhe të ardhem e saj, në pjesën e dytë do të diskutohet në lidhje me likuditetin e bizneseve shqiptare.
Emisioni :Ora Ekonomi