The power of incentives.

Mirësevini në blogun tone, nje portal tërësisht i pavarur idesh, analizash, dhe ndërverprimi aktiv, fokusuar mbi çështjet ekonomike shqiptare dhe globale. Shpresojmë që jo vetëm të mbeteni të kënaqur nga postimet tona, por mbi te gjitha që edhe ju të jepni kontributin tuaj që ato të bëhen sa më frutdhënëse.

Pse “the power of incentives”?

Shumë prej jush mund të jenë duke medituar rreth sloganit që kemi zgjedhur për blogun tonë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Në krahasim me ato që ju rastis të dëgjoni e lexoni shpesh, ne kemi një mënyrë të ndryshme për të parë botën. Një mënyrë qe shpresojmë  ta transmetojmë edhe tek ju.

Shumë shpesh ju ndodh që të klasifikoni çdo gjë në botën perreth jush në të “mirë” dhe të “keqe”, “morale” dhe “jomorale”, “të vlefshme” e “jo të vlefshme” etj . Ne shpresojmë që mbasi të na keni lexuar do filloni ta shihni po të njëtën botë në një mënyrë të ndryshme nga kjo.

Ne besojmë që janë incentivat, dhe shpesh vetëm incentivat, ato që drejtojnë botën rreth nesh. Për ta kuptuar këtë botë duhet të kuptojmë rolin që luajnë incentivat në jetën tonë. Po ç’është incentiva? Një fjalë e përdorur rrallë në gjuhën shqipe, ajo është një sinonim i fjalës “interes”, “shtysë” apo “motiv”. Por ne ekonomistëve nuk na pëlqen të kopjojmë të tjerët dhe si rrjedhojë përdorim…… “incentivë”.

Supozimi ynë është se individët ndërmarrin veprime të caktuara pasi kanë vlerësuar kostot dhe përfitimet. Bota që ne shohim përreth nuk është asgjë më pak e asgjë me shumë se sa agregati apo shuma e këtyre incentivave. Nëse doni ta kuptoni, apo akoma më shumë ta ndryshoni atë, pikësapari duhet të kuptoni se cilat janë incentivat që e kanë krijuar. Kësisoj vetëm duke ndryshuar incentivat e individëve mund të ndryshohen veprimet e tyre dhe si rrjedhojë ambienti përreth.

 Por kaq e vështire është të besojmë se shtysat individuale janë një faktor vendimtar që përcakton sjelljen e gjithësecilit?

Në fakt, po, është e vështirë! Shumë nga idetë që përhapen shpesh në debatet publike neglizhojnë rolin e incentivave. Disa mbase as nuk e njohin atë. Shpesh na ndodh të dëgjojmë se nëse individët do të ishin më të “mirë”, “të përgjegjshëm” do shihnim përmirësime të mëdha në jetën e gjithësecilit. Shpesh na ndodh që dhe ne të mendojmë në të njëjtën mënyrë. Fatkqësisht kjo është një mënyrë e gabuar e të parit të botës. Nëse njërëzit ndërmarin një veprim, kjo ndodh vetëm sepse ka një incentivë pas atij veprimi. Për të eliminuar një veprim, duhet të ndryshojmë incentivën qe e krijon atë pikësëpari.

Për të tjerë ideja e incentivave mund të duket fataliste.

Nëse njërëzit janë skllevër të egos të tyre, te përfitimit dhe interesave, a nuk qënkemi të destinuar të jetojmë në një botë fatkeqe? A mund të ndryshohet karakteri i njeriut? A mund vërtet të ndryshohen incentivat?

Këto pyetje mund t’i ketë bërë shumëkush prej nesh e me të drejtë. Por ajo që do përpiqemi të mbrojmë është ideja se brenda sistemit të duhur incentivat janë motorri i madh i ndryshimeve pozitive të shoqërisë njerëzore. Mendoni pak për celularët ne xhepat tuaj. Jo larg, por 5-10 vjet më pare kjo lloj teknologjie dukej akoma larg. 20 vjet më parë as që mund të imagjinohej. Ajo është sot realitet për të gjithë ne. Një realitet nga i cili ne sot jemi teresisht  të ndërvarur..

Por a janë krijuar këto teknologji me qëllimin që secili prej nesh të ndihet më mire? A mendoni se Apple, Samsung, Nokia etj. mendojnë natë e ditë se si konsumatorët ndihen emocionalisht? Kuptohet që jo. Shqetësimi i tyre kryesor është se si maksimizojnë perfitimet.

Në fakt mekanizmi i një tregu të lirë e konkurues i detyron ata të sjellin produkte gjithmonë e më të mira ne treg si e vetmja mënyrë për të mbijetuar.. Në këtë rast pra incentivat kanë punuar në mënyre fantastike. Një kompani është pasuruar, klientët janë të kënaquar nga shërbimi, ndërkohë teknologjia vazhdon të avancojë. E gjitha kjo falë rolit të incentivave.

Ky është një shembull i thjeshtë, e pranojmë, por morali i fabulës është i rëndësishëm. Në një sistem të caktuar incentivat favorizojne zhvillimin dhe rritjen e vlerës së shtuar për të gjithë aktorët ekonomikë. Por ashtu siç mund të jenë fantastike brenda sistemit të duhur, në një të gabuar incentivat mund të jenë shkatërrimtare. E rëndësishme është se bota rreth nesh bëhet më e thjeshtë për t’u kuptuar (dhe si rrjedhojë per t’u ndryshuar pozitivisht) në momentin që janë të qarta incentivat e gjithësecilit (dhe sistemi ku jane formuar).

Në fund nuk na ngelet veçse t’ju falenderojmë për kohën që i kushtuat këtij përshkrimi të blogut. Shpresojmë që kjo do ju ndihmojë për t’i parë postimet në blog me një sy tjetër.

Dhe mos harroni, çelësi është gjithmonë incentiva!

 

Comments

  1. Rudi says:

    Interesante.

    Autoret?

    1. admin says:

      Autoret do i njihni se shpejti!

  2. admin says:

    Autoret do i njohesh shume shpejt Rudi. Fillojme ne 21 Maj. Flm

  3. Joni says:

    Vaguely familiar me intron e Freakonomics – ç’ka e ben akoma me interesante perspektiven e ketij blogu te ri. Suksese.

    1. admin says:

      Do e quaja me shume Incentonmics. Flm

    2. admin says:

      Le te themi qe eshte frymezuar nga Freakonomics, po qellimi shkon pertej. Freakonomics kishte si qellim ti prezantonte botes fushen e mikro-ekonomise. Ndersa ne besojme se roli incentivave shkon pertej thjesht mikros. Incentivat shpjegojne shume nga problemet makro te dites se sotme. Nje mendje kurioze mund te shoh se si ato aplikohen edhe ne probleme qe shume nga ne nuk i konsiderojne detyrimisht “ekonomike”.

      1. Joni says:

        E permenda si kompliment freakonomics se mu kujtua nga “The power of incentives” dhe patjeter qe duke qene amator i fushes togfjaleshin e lidha me te vetmin publikim ne te cilin e kam hasur :). Po besoj se Freakonomics e bente ekonomine me te prekshme dhe nga jo-profesioniste si puna ime te cilet preferojne ca grimca interesante ekonomie te aplikuar. Suksese cuna dhe goca!

        1. admin says:

          Duhet te shtoj ate butonin Like ketu :). Shume flm Joni.

          1. JOHANNES ESTRADA says:

            Shume dakort, duhet nje “Like” per komentin e Jonit!

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.