Basel III dhe Ndikimi i Tij
Komiteti i Baselit për Mbikqyrjen Bankare është një organizëm për bashkpunimin në fushën e mbikqyrjes botërore bankare me qëllim përmirësimin e kësaj mbikqyrje. Komiteti krijon mundësinë e shkëmbimit të informactionit ndërmjet autoriteteve mbikqyrëse të shteveve të ndryshme me qëllim nxitjen e një qëndrimi të përbashkët. Gjithashtu, Komiteti publikon standarte dhe rregulla në fusha të caktuara të mbikqyrjes banakare nëse kjo shihet si e nevojshme. Standartet ndërkombëtare mbi nivelin e përshtatshëm të kapitalit bankar, të njohura në ambientin bankar me emrin e thjeshtë “Basel”, janë një nga publikimet më të rëndësishme të këtij Komiteti.
Standartet e para mbi mjaftueshmërinë e kapitalit u publikuan në vitin 1988 dhe njihen me emrin “Basel I”. Në vitin 2004 Komiteti publikoi serinë e dytë të standarteve mbi mjaftueshmërinë e kapitalit, të njohur si “Basel II”, e cila zëvëndësojë Basel I. Si rrjedhoje e krizës globale financiare në të cilën u gjëndëm disa vite më parë , vendet e G20 aprovuan në samitin e Seulit (Nëntor 2010) propozimin për ndryshimin e standarteve mbi mbikqyrjen bankare me qëllim forcimin e sajë dhe përmirësimin e menaxhimit të rrezikut në sektorin bankar. Si rrjedhoje Komiteti publikoi në 2011 “Basel III”, një përmbledhje standartesh që zëvëndësojnë Basel II. Implementimi Basel III po bëhet shkallë shkallë duke filluar këtë vit (2012) dhe pritet të përfundojë në 2019.
Qëllimi i Basel III është të përmirësojë menaxhimin e rrezikut në sektorin bankar si dhe të përmirësoje aftësinë e këtij sektori për të përballuar tronditjet që mund të shkatohen nga krizat ekonomike apo financiare në të ardhmen. Për të arritur këtë qëllim Basel III vendosi detyrime më strikte se Basel II mbi mjaftueshmërinë e kapitalit bankar, si dhe vendos për here të parë detyrime mbi likuiditetin në këtë sektor. Është e rëndësishme të theksohet se Basel III përcakton detyrimet minimale që duhet të ndjekin bankat dhe secili shtet mund të vendos detyrime edhe më strikte për bankat që operojnë në teritorin e tijë nëse e sheh të arsyeshme.
Rritje e cilësisë dhe sasisë së kapitalit minimal të detyrueshëm
Rregullat e reja mbi mjaftueshmërinë e kapitalit do të rrisin cilësinë dhe sasinë e kapitalit që bankat duhet të kenë duke shtrënguar kushtet se çfarë mund të klasifikohet si kapital si dhe duke rritur raportin e detyruar të këtij kapitali kundrejt aktiveve totale të ponderuara për rrezikun. Për të kuptuar se di do të arrihet rritja e cilësisë së kapitalit është e rëndësishme të kuptojmë cilat janë përkufizimet kryesore të llojeve të kapitalit dhe se si kanë ndryshuar ato me hyrjen e Basel III:
Tier I Common – Matës i kapitalit aksioner themelor të një banke.
Kapital Tier I – Ky paraqet kapitalin themelor të një banke, që përfshin kapitalin aksioner dhe fitimin e pashpërndarë . Me hyrjen e Basel III, disa lloje kapitali të cilësuara si me pak cilësore, si psh. tatimi i shtyrë aktiv, janë përjashtuar nga klasifikimi si kapital Tier I. Gjithashtu rregullat e reja përjashtojn në shumicën e rasteve njohjen (recognition) e interesave jokontrolluese si pjesë e kapitalit Tier I. Përllogaritet që afërsisht 240 miliard euro kapital që klasifikohej si Tier I me Basel II nuk i plotëson kushtet për këtë klasifikim nën Basel III.
Kapital Tier II – Ky paraqet kapitalin “dytësor”, më pak cilësor se kapitali Tier I, që përfshinte elemente si rezervat e paraportuara, rezervat e përgjithshme, borxhin e subordinuar, dhe atë që njhet me termin kapital “hibrid”. Kapitali “hibrid” është ai kapital që ka disa cilësi si të borxhit (shëmbull: pagesat për investitorët që klasifikohen si interes dhe si rrjedhojë zbriten si shpenzime për qëllim taksash) por që shihet si kapital nga këndveshtrimi i depozitorëve (klientëve) sepse vjen pas depozitave në hierarkinë e liquidimit. Me hyrjen e rregullave të reja pjesa më e madhe e kapitalit “hibrid”, siç e njohim, nuk do të mund të klasifikohet si kapital Tier II.
Kapitali Total – Ky kapital është përgjithësisht shuma e kapitalit Tier I dhe Tier II. Është e rëndësishme që kapitali Tier II nuk mund të jetë më i madh se kapitali Tier I, që do të thotë që të paktën 50% e kapitalit total të një Banke duhet të jetë kapital Tier I.
Për të kuptuar se çfarë nënkupton rritja e sasisë së kapitalit minimal të detyruar, është e rëndësishme të kuptojmë se si matet sasia e kapitalit dhe si ka ndryshuar ajo me hyrje në Basel III. Si nën Basel II dhe Basel III minimumi i detytuar i kapitalit për një banke shprehet si raport i kapitalit në krahasim me aktivet totale të ponderuara për rrezikun (“ATPR”). Për të llogaritur aktivet totale të ponderuara për rrezikun, aktivet e një banke ponderohen në përputhje me kategoritë e gjera të rrezikut nocional, të cilave i caktohet një peshë rreziku në përputhje me shumën e kapitalit të nevojshëm për mbështetjen e tyre. Tabela e mëposhtme përmbledh formulat matëse të sasisë së kapitalit, minimumet e detyrueshëm nën Basel II dhe Basel III, dhe ndryshimet e minimumeve të detyrueshme ndërmjet Basel II dhe Basel III.
Matësit e Sasisë së Kapitalit |
Minimumi i Detyrueshëm |
|||
Emri |
Formula |
Basel II |
Basel III |
Nryshimi |
Raporti i Tier I Common | Tier i Common/ATPR |
2% |
7% |
5% |
Raporti i Kapitalit Tier I | Kapitali Tier I/ATRP |
4% |
8.5% |
4.5% |
Raporti i Kapitalit Total | Kapitali Total/ATRP |
8% |
10.5% |
2.5% |
Raporti i “Leverage” | Kapitali Tier I/AMTA* |
0% |
3% |
3% |
(*) Aktivet mesatare tremujore të axhustuara
Nga më lart, dallojmë qartë që minimumi i detyrueshëm për të gjithë matë sit e sasisë së kapitalit është rritur. Gjithashtu, Basel III ka futur edhe Raportin e “Leverage” si një matës tjetër përveç atyre të Basel II. Kompania e vlerësimit të kredive Fitch përllogarit që 29 institucioneve më të rëndësishme financiare në botë (global systemically important financial institutions) mund t’ju nevojitet afërsisht 566 miliard dollarë në kapital aksioner shtesë brënda 2018 për të kënaqur kërkesat e Basel III. Gjithashtu përllogaritet që insitucioneve financiare Europiane do t’ju nevojitet afërsisht 1.1 triliard euro kapital total shtesë brënda 2019.
Detyrimet e reja mbi liquiditetin
Pëpara krizës financiare, vëmendja e mbikqyrjes bankare ishte përgjithesisht e fokusuar tek mjaftueshmëria e kapitalit. Zhvillimet e krizë s financiare vunë në dukje që liquiditeti është po aq i rëndësishëm sa kapitali në menazhimin e rrezikut në sektorin bankar. Rregullat e Basel III vendosin për herë të parë standartet globale minimale mbi likuiditetin. Qëllimi i këtyre standarteve është të nxise bankat të kenë asete likuide të cilësisë së larte të mjaftueshme për të përballuar tronditjet e një krize. Detyrimet e vendosura nga Basel III mbi likuiditetin janë në formën e dy raporteve matës të quajtur Raporti i Mbulimit të Likuiditetit (Liquidity Coverage Ratio) dhe Raporti i Fondeve të Qëndrushme Neto (Net Stable Funding Ratio).
Raporti i Mbulimit të Liquiditetit kërkon që bankat të kenë minimalisht një sasi “aktivesh shumë likuide” të barabartë me nevojat totale neto për para (rrjedhjet neto negative të parasë) në muajin në vazhdim. Në rastin ideal, patja e kësaj sasie aktivesh likuide do të lejonte bankën të mbijetonte për një muaj në mungesë fondesh si rrjedhoje e një krize liquiditeti. Është e rëndësishme të kuptohet që egziston një mundë si statistikore që një aktiv i konsideruar si shumë likuid të kthehet në jolikuid gjatë një krize, dhe si rrjedhoje periudha e mbijetesës së bankës të jetë edhe më e vogël seç parashikohet. Më poshtë është parqitur formula e Raportit të Mbulimit të Liquiditetit.
Detyrimi i dytë mbi likuiditetin është Raporti i Fondeve të Qëndrueshme Neto. Ky detyrim ka si qëllim të krijojë stimuj që bankat të kenë më shumë forma të qëndrueshme fondesh për të financuar aktivet me pak likuide. Raporti i Fondeve të Qëndryshme kërkon që investimet dhe huatë e dhëna nga banka me afat më të gjatë se një vit të mbështeten nga burime fondesh të qëndruesheme. Që fondet të konsiderohen të qëndrushme ato duhet të jenë a) me afat më të gjatë se një vit ose b) me afat më të shkurtër se një vit por nga burime të konsideruara të qëndrueshme. Më poshtë është parqitur formula e Raportit të Fondeve të Qëndrueshme Neto.
Ndikimi i Basel III në ekonomi
Basel III do të sjelli një rritje të kapitalit aksioner dhe liquiditetit në sektorin bankar e shoqë ruar me një rritje të kostos për fondet e nevojshme. Krediti i ekonomisë nga sistemi bankar parashikohet të ulet në planin afatgjate me 4.6% në vendet që janë pë rfshirë nga kriza aktuale dhe me 14.8% në vendet që nuk janë ndikuar nga kjo krizë . Si rrjedhojë disa studime parashikojnë një ulje mesatare të fitimit mbi kapitalin (return on equity) prej 4% për bankat në Europë dhe 3% për bankat në Amerikë. Gjithashtu parashikohet që kostot e implementimit, përfshirë përmiresimin e sistemeve të raportimit për t’ju përshatur rregullave të reja, do jenë po aq të larta sa dhe ato të Basel II. Për më tepër, futja a rregullave të reja rrit kompleksitetin e ambientit në të cilin operon sektori bankar.
Komiteti i Baselit ka arritur përfundimin që të mirat nga Basel III janë më të larta se kostot e kësaj rregullore në ekonomi. Ky përfundim është arritur duke marë të mirëqenë që tregu ka mundësi të plotësojë nevojat për kapitalin shtesë që kërkon Basel III. Komiteti beson se kriza si ajo që po kalojmë kanë kosto shumë të larta për ekonominë dhe se rregulat e reja do të zvogëlojnë frekuencën dhe dëmin e krizave bankare në të ardhmen duke rritur aftësinë e sektorit bankar për të përballuar humbjet.
Që Basel III të arij qëllimin e tij është shumë e rëndësishme një vlerësim i saktë i rrezikut ndaj të cilit bankat janë eksposuar (shih përdorimin e “aktiveve totale të ponderuara për rrezikun” në matjen e mjaftueshmërisë së kapitalit). Kriza financiare tregoi që bankat jo vetëm që ishin jo mirë të kapitalizuara por edhe të paafta për të vleresuar drejtë rrezikun e instrumentave financiar në të cilat kishin investuar. Megjithëse futja e detyrimeve per likuiditetin ndihmon në këtë drejtim, autoritetet mbikqyrëse duhet të jenë shumë të vëmëndshëm për të garantuar që modelet e përdorura nga bankat për të vlerësuar drejtë rrezikun e pozicionit të tyre financiar janë të përshtatshme.
Ndikimi i Basel III në strategjinë e sektorit bankar
Basel III ndikon theksueshëm në modelet e biznesit në sektorin bankar. Bankat po rivlerësojnë strategjinë e tyre për të parë cilat aktivitete ti zgjerojnë dhe cilat ti reduktojnë ose mbyllin si rrezultat i rregullave të reja. Detyrimi për rritje të kapitalit minimal dhe rregulat e reja të likuiditetit i bëjnë disa aktivitete bankare, përfshirë dhe portofolin aktual tregtar, me pak fitimprurës se më parë. Bankat po shohin mundësitë për të zgjeruar investimet e konsideruara likuide dhe po zvogëlojnë aktivitetet që kanë efekt negative në matjen e likuiditetit sipas Basel III. Aktivitetet që nuk kanë ekspozim në pozicionin financiar dhe që gjenerojnë të ardhura në formë komisionesh do bëhen më tërheqëse për këtë sektor. Bankat do të bazohen gjithnjë e më shumë në depozitat nga klientët si formë më e qëndrueshe financimi, ndërsa do të duhet të rishikojnë çmimin e kredive që japin si rrjedhojë e rritjes së kostove.
Referencat:
http://www.bis.org/publ/bcbs189.pdf
http://www.bis.org/bcbs/basel3.htm
http://www.bis.org/publ/bcbs128b.pdf
http://www.pwc.com/us/en/financial-services/publications/viewpoints/assets/viewpoint-Basel-III.pdf
http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2011/wp11119.pdf
http://www.fitchratings.com/creditdesk/press_releases/detail.cfm?pr_id=750022
http://lexicon.ft.com/Term?term=core-tier-one-capital
Basel III and European banking: Its impact, how banks might respond, and the challenges of implementation (McKinsey, 2011)
Ami, artikulli eshte i mire dhe shume i qarte. Kisha dy pika qe do doja ti diskutonim bashke:
1) Nderkohe qe Basel III rrit likuiditetin ne sektorin bankar, cfare mund te themi per sektoret e tjere te ekonomise nderkohe qe niveli i kreditimit nga bankat kundrejt ketyre sektoreve pritet te ulet dhe kosto e kapitaleve pritet te rritet?
2) E dyta, lidhet me modelin e biznesit te bankave. Ai po ndryshon rrenjesisht, qofte per uljen e margins te perfitimeve, qofte per kushtet e krizes ekonomike prej dhe drejt sektorit bankar, po ashtu edhe per ndryshimet teknologjike qe po ndryshojne totalisht kete sektor. Por ajo qe duket te jete tendeca kryesore eshte ndarja e biznesit retail me ate investment, dmth bankat qe perpara perfshinin te dy linjat e biznesit duke grumbulluar te ardhura nga retail dhe investuar keto te ardhura ne “investment”, tani po tentojne te krijojne dy linja te ndara biznesi me qellim trasparencen e perdorimit te parave te klienteve.
P.S-kemi bere nje debat te lezetshem me disa komentues tonet tek ky artikulli http://www.ekon.al/2012/05/21/ne-nje-kohe-te-ndryshimit-te-rregullave/
Altin,
Se pari me lejo te sjelle ne vemendjen tende dhe lexuesve te tjere qe kam shtuar nje paragraf te fundit ne pjesen rreth ndikimit te Basel III ne ekonomi. Kjo qe erdhi per te theksuar nje aspekt me shume te rendesishem qe nje lexues tek Peshkpauje vuri ne dukje.
Per sa i pekte pyetjeve te tua:
1. Eshte e rendesishme te kuptojme qe sektoret e tjere ne ekonomi jane edhe investitore/depozitore por edhe kliente te bankave. Masat e reja bejne qe bankat te kerkojne forma financimi me cilesore/te qendrueshme nga investitoret. Keta investitore do marin nje rrezik me te madhe mbi vete dhe si rrjedhoje do kerkojne nje shperblim me te madhe. Nje pjese te kesaj kostoje te rritur bankat do ja kaloje klieneve te tyre huamares. Duke patur parasysh qe roli i bankave eshte te menaxhojne rrezikun dhe alokojn kapitalin ne menyren me efikase, pritet, si rrezultat i masave te reja, nje tkurrje te kreditimit dhe si rrjedhoje nje rritje ekonomike me te avashte. Gjithashtu rritja e kerkeses per investime likuide mund te reflektohet ne kreditim me kohezgjatje me te vogel, qe perkthehet ne rrezik rifinancimi me te madh per huamaresit. Me pak fjale shoqeria po pagaun per me shume siguri ne sistem.
2. Per sa i perket modelit besoj se mbetet akoma per tu pare ne vitet ne vazhdim pas daljes nga kriza. Sot vihet re qe bankat jane shume konservatore ne aktivitetet qe ndermarin dhe po fokusohen gjithnje e me shume ne ate qe dine te bejne me mire (pikat e tyre te forta). Kjo eshte edhe me e thejsuar per bankat europiane te cilat jane goditur goxha nga kriza. Ndersa nuk ka nje larmi aq te larte sa me pare ne produkte bankare, vihet re nje fokus i madhe i bankave ne vendet ne zhvillim si Amerika Latine dhe Asia. Me kalimin e krizes, oreksi i bankave dhe investitoreve per rrezik do te rritet dhe kjo do te perkthehet ne ndryshime ne modelet e biznesit dhe larmi aktivitetesh.
Ami
Artikull shume i qarte e informues!
Deshiroj te shtoj edhe nje element qe mendoj se eshte i rendesishem ne rekomandimet qe jane bere nga komiteti i Baselit per Basel III. Kriza tregoi se bankat paten nje defekt lidhur me prociklicitetin. E thene me qarte, ato shpendanin me shume kredi ne fazen e larte te ciklit dhe shprendanin me pak kredi ne fazen e ulet te ciklit, cka thekson me shume prociklicitetin e ekonomise. Per kete Basel III propozon nje shtese prej 2.5% fondesh vetjake ne fazen e larte te ciklit. Kjo shifer i shtohet 7% te raportit te Tier 1 Common.
Gjithashtu nje limit i Basel III qe diskutohet ne forumet ekonomike boterore sot eshte edhe veshtiresia qe rregullat e tij krijojne per financime te medha afatgjate si infrastruktura gjigande apo shndrrime te sistemeve energjitike (Europa permes Paktit te Stabilitetit synon uljen e importit te energjise dhe krijimin e me shume impianteve te energjise jeshile, cka kerkon kredi afatgjate).